Skip to content

Gazeta Kritika

Përmbajtje e sindakuar
Rifreskimi: 4 javë 3 orë më parë

Votoni shqiptarë masivisht, këto zgjedhje mbyllin tranzicionin 25 vjeçar

Sht, 06/24/2017 - 15:29

E di, është e djelë, është shumë nxehtë, një ditë ideale plazhi..., por këtë 25 qershor definitivisht duhet t'i thoni JO joshjeve të tilla (apo sirenave tip Kokëdhima që bëjnë thirrje për bokjot për të ruajtur status-quonë e mizerjes), dhe të fokusoheni 100% tek votimet, sepse kjo ditë, këtë rradhë, mbyll tranzicionin e stërzgjatur politik shqiptar, konsolidon përfundimisht demokracinë tonë.

Lexoje të plotë

Voto LSI nëse do një 21 janar tjetër e një çadër tjetër

Enj, 06/22/2017 - 13:38

LSI dështoi që më 21 janar të jetë një faktor që garanton stabilitetin qeverisës, megjithëse ajo s'resht së dedikuari vetes këtë rol të pavërtetë. Dy evenimente, që patën impakt të gjërë negativ ndërkombëtarë për Shqipërinë, 21 janari e çadra, tregojnë se LSI s'është e aftë të prodhoj apo garantoj stabilitet qeverisës në vend, përkundrazi, ajo i krijoi ato ngajrje de facto.

Lexoje të plotë

Kroacia i vetmi mik real i Shqipërisë në Ballkan, kujdes

Enj, 05/11/2017 - 00:52

Mos biem në grackën greko-serbe, se, shqiptarët s'shkojnë me asnjë fqinj. Çfarë reagimi do kenë kroatët kur dëgjojnë se shqiptarët planifikojne deri eleminimin fizik të zonjës Vlahutin pse kroate? Kujdes, ky është Ballkan, gjërat merren drejtëpërdrejtë. Kjo retorikë ndikon në miqësinë historike kroato-shqiptare. Fakti që edhe BE ka vënë një kroate ambasadore në Shqipëri, nënkupton se BE beson që shqiptarët nuk janë armiq me fqinjët.

Lexoje të plotë

Instalimi i Metës president do ndezë revolucionin anti-korrupsion

Enj, 05/04/2017 - 04:22

Që pas prezantimit të Vettingut, reagimi i botës korruptive në Shqipëri ka qenë tejet agresiv, sa sot mund të thuhet se të korruptuarit kanë triumfuar për momentin. Tregues domethënës i kësaj ishte instalimi i Ilir Metës president. Ky zhvillim i ka vënë ata në avantazh, dhe anasjelltas, ka lëkundur seriozisht Vettingun, çfarë në fakt të korruptuarit synojnë, diskretitimin e procesit.

Lexoje të plotë

Kategoritë: Postimet e fundit

Fytyra e re e censurës së shtypit - Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit

Mar, 05/02/2017 - 01:21

Çdo vit, 3 Maji shënon ditën kur mbarë bota kujton parimet themelore të lirisë së shtypit. Është gjithashtu një rast për të vlerësuar lirinë e shtypit në vende të ndryshme të botës. E caktuar si e tillë nga Kombet e Bashkuara, në këtë ditë, në mënyrë të veçantë, mbrohet media nga sulmet që i bëhen pavarësisë së shtypit, nga qeveri dhe grupe të ndryshme terroriste. Këtë ditë, kujtohen gjithashtu edhe gazetarët të cilët, anë e mbanë botës, kanë humbur jetën në krye të detyrës.

Lexoje të plotë

Kategoritë: Postimet e fundit

Meta president, qeveria teknike tani duket e paevitueshme

Pre, 04/28/2017 - 02:11

Në situatën e tensionuar për shkak të zgjedhjeve, në një klimë besimi zero nga opozita, emërimi i Metës president është një faktor që përforcon pretendimin e saj për manipulim zgjedhjesh. Rama kryeministër e Meta president janë de facto shumë, kalojnë masën. Mundësia e manipulimit të zgjedhjeve tani është jo thjesht një thashethem, por mbase një plan.

Lexoje të plotë

Kategoritë: Postimet e fundit

Lulzi Basha si Esad Pasha, për ''Ballkani i ballkanasve'' vs. Europës

Enj, 04/27/2017 - 03:19

Njeriu që firmosi marrëveshjen për kalimin e territorit shqiptar (detit në jug) Greqisë, për të cilen duhej arrestuar për tradhëti kombëtare (çdo kush, në çdo vend do arrestohej), por Lulziu nuk u morr seriozisht, sepse konsiderohej një lloj kukulle (kungulli) i Berishës, pra, njeriu që bëri gjëmën me territorin, sot po zbulon fytyrën e vërtetë, edhe më të rrezikshme se ç'mendohej.

Lexoje të plotë

Kategoritë: Postimet e fundit

Perëndimi s'po na le në baltë; Kuislingu Lulzi në grahmat e fundit

Mër, 04/26/2017 - 03:04

Është i njëjti skenar i vjetër, megjithëse kamuflohet me ngjyra të tjera. E njëjta histori banale (e qelbur), e njëjta ndërhyrje e pashtershme e qarqeve të caktuara të fqinjëve për ta mbajtur Shqipërinë oborr të tyre të pasëm, dikur gogol të zi islamist e komunist, sot për pastrim parash, e pislliqe të tjera pa fund. Një kosh plehrash për maskarrallëqet e tyre, garantuar nga gjykatat e zhytura në korrupsion.

Lexoje të plotë

Kategoritë: Postimet e fundit

Andi Bushati mes autizmit të lindur e terrorizmit analitik

Pre, 04/21/2017 - 02:11

Lindur e ritur me autizëm të pakuruar ndonjëherë, sepse e tillë ishte kultura në Shqipëri ndaj saj, i vonuar në mendim e gjykim, më shumë se një kohe tashmë (mosha bën të veten), dhe i brumosur me shkollën sovietike të gazetarisë, si tërë "banda" e analistëve atje... Arithmetikën bëjeni vetë se çfarë produkti intelektual mund të prodhoj truri autizt i Andit + Andi bol(e)shevik!!!

Lexoje të plotë

Trump i thotë Rusisë (edhe Bashës e Metës) si shumë jemi njoft

Pre, 04/07/2017 - 05:21

Më në fund Amerika kthehet në pozicionin e vet historik, shyqyr Zotit. Presidenti Trump goditi të enjnten me 59 raketa një baze ushtarake siriane, të sapo rinovuar nga rusët, duke eleminuar kështu çdo mëdyshje për ndonjë anim të tij në favor të Rusisë e kripto-diktatorit Putin. Ky aksion i rëndësishëm ushtarako-politik amerikan kundër Rusisë, godet gjithashtu fatalisht këlyshët e Putinit në Shqipëri, që prej muajsh po destabilizojnë shtetin e brishtë shqiptarë.

Lexoje të plotë

Kategoritë: Postimet e fundit

Pse Mimi Kodheli hesht për Ushtrinë e Kosovës?

Mër, 03/22/2017 - 01:07

Sinqerisht nuk e kuptova si Rama nuk hoqi Mimi Kodhelin gjatë zëvëndësimeve që bëri së fundi në qeveri! Punë të dobët që ka bërë, dëmtoi edhe imazhin e Shqipërisë, kur pistat ushtarake u përdorën nga avionët e trafikantëve të drogës. Femrat duhen suportuar drejt pushtetit, padyshim, por jo artificialisht, si Kodheli, që edhe kur Le Pen thotë, se Franca do tërheq njohjen ndaj Kosovës se është Serbi, Mimi Kodheli "tund zinxhirin".

Lexoje të plotë

Kategoritë: Postimet e fundit

Në kërkim të të papërlyerve

Pre, 03/17/2017 - 22:03

Fjala i “papërlyer” ose e “papërlyer” mund të ketë një domethënje fetare në veshët e disave, sidmos të krishterëve, por fjalori shqip e përcakton si diçka që nuk është fëlliqur me lyrë a me diçka tjetër, me fjalë të tjera i pastër. Për më tepër, një person i “papërlyer” është dikush që nuk është përzier a që nuk ka marrë pjesë në një punë të keqe, në një krim, e tjera. I pastër në sjelljet e qendrimet në punë dhe në shoqëri! Me biografi të pastër, thekson fjalori, dikush pa asnjë njollë në nder!

Lexoje të plotë

Kategoritë: Postimet e fundit
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar