Skip to content

Kritikët-Blog

Përmbajtje e sindakuar Kritiket
Rifreskimi: 12 javë 16 orë më parë

Instalimi i Metës president do ndezë revolucionin anti-korrupsion

Enj, 05/04/2017 - 04:18
Që pas prezantimit të Vettingut, reagimi i botës korruptive në Shqipëri ka qenë tejet agresiv, aq sa sot mund të thuhet se të korruptuarit kanë triumfuar për momentin. Tregues domethënës i kësaj ishte instalimi i Ilir Metës president. Ky zhvillim i ka vënë ata në avantazh, dhe anasjelltas, ka lëkundur seriozisht Vettingun, çfarë në fakt të korruptuarit synojnë, diskretitimin e procesit.

Frank Shkreli: Fytyra e re e censurës së shtypit

Mar, 05/02/2017 - 01:15
Çdo vit, 3 Maji shënon ditën kur mbarë bota kujton parimet themelore të lirisë së shtypit. Është gjithashtu një rast për të vlerësuar lirinë e shtypit në vende të ndryshme të botës. E caktuar si e tillë nga Kombet e Bashkuara, në këtë ditë, në mënyrë të veçantë, mbrohet media nga sulmet që i bëhen pavarësisë së shtypit, nga qeveri dhe grupe të ndryshme terroriste. Këtë ditë, kujtohen gjithashtu edhe gazetarët të cilët, anë e mbanë botës, kanë humbur jetën në krye të detyrës.

Meta president, qeveria teknike tani duket e paevitueshme

Pre, 04/28/2017 - 02:05
Në situatën e tensionuar për shkak të zgjedhjeve, në një klimë besimi zero nga opozita, emërimi i Metës president është një faktor që përforcon pretendimin e saj për manipulim zgjedhjesh. Rama kryeministër e Meta president janë de facto shumë, kalojnë masën. Mundësia e manipulimit të zgjedhjeve tani është jo thjesht një thashethem, por mbase një plan.

Lulzi Basha si Esad Pasha, për ''Ballkani i ballkanasve'' vs. Europës

Enj, 04/27/2017 - 03:10
Njeriu që firmosi marrëveshjen për kalimin e territorit shqiptar (detit në jug) Greqisë, për të cilen duhej arrestuar për tradhëti kombëtare (çdo kush, në çdo vend do arrestohej), por Lulziu nuk u morr seriozisht, sepse konsiderohej një lloj kukulle (kungulli) i Berishës, pra, njeriu që bëri gjëmën me territorin, sot po zbulon fytyrën e vërtetë, edhe më të rrezikshme se ç'mendohej.

Perëndimi s'po na le në baltë; Kuislingu Lulzi në grahmat e fundit

Mër, 04/26/2017 - 02:59
Eshtë i njëjti skenar i vjetër, megjithëse kamuflohet me ngjyra të tjera. E njëjta histori banale (e qelbur), e njëjta ndërhyrje e pashtershme e qarqeve të caktuara të fqinjëve për ta mbajtur Shqipërinë oborr të tyre të pasëm, dikur gogol të zi islamist e komunist, sot për pastrim parash, e pislliqe të tjera pa fund. Një kosh plehrash për maskarrallëqet e tyre, garantuar nga gjykatat e zhytura në korrupsion.

Trump i thotë Rusisë (edhe Bashës e Metës) si shumë jemi njoft

Pre, 04/07/2017 - 05:23
Më në fund Amerika kthehet në pozicionin e vet historik, shyqyr Zotit. Presidenti Trump goditi të enjnten me 59 raketa një baze ushtarake siriane, të sapo rinovuar nga rusët, duke eleminuar kështu çdo mëdyshje për ndonjë anim të tij në favor të Rusisë e kripto-diktatorit Putin. Ky aksion i rëndësishëm ushtarako-politik amerikan kundër Rusisë, godet gjithashtu fatalisht këlyshët e Putinit në Shqipëri, që prej muajsh po destabilizojnë shtetin e brishtë shqiptarë.

Pse Mimi Kodheli hesht për Ushtrinë e Kosovës?

Mër, 03/22/2017 - 00:57
Sinqerisht nuk e kuptova si Rama nuk hoqi Mimi Kodhelin gjatë zëvëndësimeve që bëri së fundi në qeveri! Punë të dobët që ka bërë, dëmtoi edhe imazhin e Shqipërisë, kur pistat ushtarake u përdorën nga avionët e trafikantëve të drogës. Femrat duhen suportuar drejt pushtetit, padyshim, por jo artificialisht, si Kodheli, që edhe kur Le Pen thotë, se Franca do tërheq njohjen ndaj Kosovës se është Serbi, Mimi Kodheli "tund zinxhirin".

Frank Shkreli: Në kërkim të të papërlyerve

Pre, 03/17/2017 - 21:52
Fjala i “papërlyer” ose e “papërlyer” mund të ketë një domethënje fetare në veshët e disave, sidmos të krishterëve, por fjalori shqip e përcakton si diçka që nuk është fëlliqur me lyrë a me diçka tjetër, me fjalë të tjera i pastër. Për më tepër, një person i “papërlyer” është dikush që nuk është përzier a që nuk ka marrë pjesë në një punë të keqe, në një krim, e tjera. I pastër në sjelljet e qendrimet në punë dhe në shoqëri! Me biografi të pastër, thekson fjalori, dikush pa asnjë njollë në nder!

Nëse Maqedonia plas, shqiptarët këtë rradhë do marrin edhe Çamërinë

Pre, 03/03/2017 - 01:12
Shqiptarët sot nuk janë më 1913, as më 1918, as 1924, siç më kokëtrashët e sllavëve, maqedonët, akoma s'e kanë marrë vesh. Shqiptarët ua treguan vendin sllavëve që më 1944, por i tradhëtoi Enver Hoxha në shkëmbim të pushtetit personal. Natyrisht nuk e duam luftën, dhe urojmë që Maqedonia të mbijetoj, si një federatë (si Zvicra), por nëse plas, shqiptarët s'ka bir nane t'i stop këtë rradhë.

Pavarësia e Kosovës pati vetëm 3 emra, Rugova, Thaçi, Clinton

Sht, 02/18/2017 - 04:17
Pavarësia e Kosovës ishte kryekëput produkt i protogonizmit individual. Kosova ishte një kafshatë e vështirë për t'u pavarësuar, kush mendon ndryshe s'ka idenë e gjërave. Sot ç'do kush mund të marrë merita e kredite, të shkruaj histori e libra, por fakt kokëfortë është se pavarësinë e Kosovës e sollën vetëm tre individë, të cilët koha i kombinoi rastësisht në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit të kaluar.

Rama të detyroj Maqedoninë të paguaj ''Rrugën e Arbërit''

Mar, 02/07/2017 - 03:21
Megjithëse duket si deklarata e Donald Trump që murin ta paguaj Meksika, s'është ashtu, përkundrazi, nëse pagesa e murit nga Meksika është pa sens, pagesa e "Rrugës së Arbërit" nga Maqedonia është në interesin e saj të plotë. "Rruga e Arbërit" nuk do benefit gjëkundi Dibrën e Matin, sa do benefit Maqedoninë në tregëti e turizëm.

Ky Prokuror i Përgjithshëm jo vetëm kukull e kungull, por dhe kumbar i krimit

Pre, 02/03/2017 - 05:40
Padyshim është Prokurori i Përgjithshëm me performancën më mediokre nga 1912, pa pikë integriteti e aftësie profesionale, një hiç... S'ngjan gjëkundi me shefin e akuzës publike shqiptare, përkundrazi, me një avokat të natyrshëm krimi, që për ironi paguhet nga taksat e shqiptarëve. Nese Llalla ka synuar të sabotoj reformën në drejtësi, siç tha Ambasadori Amerikan, atëhere Parlamenti ta hetoj e shkarkoj, jo mëdyshje (meshirë) për këtë farë Llalle.

Kundër apatisë politike - Për një revoltë elektorale

Pre, 02/03/2017 - 05:37
Për problemet politike dhe ekonomike -- përfshirë trazirat dhe grindjet politike të pafund të këtyre 25-viteve të fundit, anë e mbanë trojeve shqiptare, e sidomos problemet serioze si korrupsioni, droga, mashtrimet dhe batakçillëqet e lloj-llojshme të klasës politike shqiptare të kësaj periudhe -- fajin kryesor e kanë, natyrisht, vetë politikanët e djeshëm dhe të sotëm. Ata janë arkitektët e vërtetë të këtij “monumenti” politik dhe ekonomik, të cilit fatkeqsisht nuk mund t’i thuren lavde.

Amerika ''pezullon'' demokracinë! Çdo të thotë kjo për zgjedhjet në Shqipëri?

Pre, 01/27/2017 - 01:19
Ndoshta gaboj, por fjalimi i Trump ditën e inagurimit, me ngjyra tejet të errëta për Amerikën, më solli ndërmend retorikën e Enver Hoxhës kundër "imperializmit amerikan". Nëse Hoxha do ishte gjallë do e quante Trumpin revolucionar dhe dekoronte me medaljen e "Heroit të Punës Socialiste". Nejse, ky është problemi i amerikanëve, të cilët (të gjithë palët) me ç'duket kanë një lloj "koncensusi të heshtur" për një president alla-Trump këtë periudhë.

Qeveria shqiptare të bëj dy monumente gjigande të Presidentëve Wilson e Clinton

Mar, 01/24/2017 - 08:32
Në vijim të titullit, t'i ndryshohet emri të ashtuquajturës "Rrugë e Kombit" në "Rruga e NATO-s", siç de facto duhet të ishte. Të nxitet edhe qeveria kosovare të bëj të njëjtën gjë për vijimin e saj në Kosovë. Fakt historik është se rruga në fjalë u bë e mundur pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ashtu siç është fakt përsëri që ndërhyrja e NATO-s në Kosovë mundësoi realisht ndërtimin e saj atje, gjë që kurrë s'do ndodhte para NATO-s.

Serbët po shfrytëzojnë tranzicionin presidencial në SHBA, dhe ''simpatinë'' e Trump për rusët

Dje, 01/15/2017 - 17:51
Kjo periudhë e debatueshme e tranzicionit presidencial në SHBA, e mbarsur me dyshime e paqartësi për rolin ndërkombëtarë të SHBA nën Trump, për një devijim substancial kursi në këtë aspekt, si dhe për afrimimin e tij me Rusinë e Putinin, po frymëzon së fundi aleatët historik të Rusisë, dhe në këtë aspekt Serbia (skilja e saj e vjetër) po nxiton të shfrytëzoj këtë meoment, para se gjërat të ndryshojnë përsëri siç ishin.
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar