Skip to content

Zeri Amerikes

Përmbajtje e sindakuar Zëri i Amerikës
Zëri i Amerikës (VOA) është një shërbim ndërkombëtar transmetimesh në multimedia nga SHBA, me lajme dhe informacione në më shumë se 40 gjuhë.
Rifreskimi: 9 orë 47 min më parë

Meta kritika ndaj qëndrimit të PD

Mër, 04/26/2017 - 23:01
Kryetari i Parlamentit: Opozitës i janë bërë mjaft oferta dhe ajo duhet të tregojë vullnet. Eshtë për të ardhur keq që barazon dialogun me ultimatumin
Kategoritë: Lajmet e ditës

Diskutim mbi normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Mër, 04/26/2017 - 19:48
Deputetët e parlamentit të Kosovës dhe ata të Serbisë, diskutuan sot në Prishtinë procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve. Në një tryezë të organizuar nga Këshilli për qeverisje gjithëpërfshirëse, ndonëse me qëndrime të kundërta sa i përket statusit të Kosovës, deputetët thanë se bisedimet ndërmjet qeverive në procesin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, nuk janë të mjaftueshme për tejkalimin e dallimeve të thella ndërmjet të dyja palëve.
Kategoritë: Lajmet e ditës

McCain: SHBA duhet të rikonfirmojë angazhimin në Ballkan

Mër, 04/26/2017 - 19:25
Senatori republikan thotë se megjithëse ka përparuar ndjeshëm që nga konfliktet e vitit 1990, në Ballkan ende ka vështirësi dhe paqendrueshmëri të konsiderueshme
Kategoritë: Lajmet e ditës

Rosenstein konfirmohet si Zv/Prokuror i Përgjithshëm

Mër, 04/26/2017 - 18:04
52 vjeçari Rod Rosenstein, një prokuror karriere, praktikisht vihet tani në krye të hetimeve për ndërhyrjen kiberentike të Rusisë
Kategoritë: Lajmet e ditës

Maqedonia, dobët në raportin mbi lirinë e shtypit

Mër, 04/26/2017 - 16:12
Organizata “Reporterët pa kufij” në raportin më të fundit lidhur me lirinë shtypit, e radhit Maqedoninë në pozitën e 118 nga 180 vende të botës
Kategoritë: Lajmet e ditës

Kriza, Meta thërret partitë parlamentare

Mër, 04/26/2017 - 16:00
Kryetari i parlamentit Ilir Meta ka thirrur për sot në mbrëmje një mbledhje të partive parlamentare. Lëvizja e tij vjen një ditë pas dështimit të përpjekjeve të dy eurodeputetëve McAllister e Fleckenstein për të ndërmjetësuar një zgjidhje të krizës. Opozita nuk pranoi propozimet e kompromisit.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Analistët mbi krizën politike në Shqipëri

Mër, 04/26/2017 - 16:00
Analistët politikë po ndjekin me shqetësim negociatat në Tiranë për tejkalimin e krizës. Ata pohojnë se, megjithë mungesën e rezultateve në bisedimet e djeshme, rruga e vetme për një marrëveshje mes partive politike mbetet presioni i faktorit ndërkombëtar.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Mër, 04/26/2017 - 16:00
Deputetët e parlamentit të Kosovës dhe ata të Serbisë, diskutuan sot në Prishtinë procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Vuajtjet e refugjatëve, temë e një mbrëmjeje gala në Uashington

Mër, 04/26/2017 - 16:00
Refugees International, organizata që përpiqet të lehtësojë vuajtjet e të zhvendosurve nga konfliktet apo fatkeqësitë natyrore, tërhoqi vemendjen e donatorëve e politikanëve për të ndihmuar në një mbrëmje gala në Uashington. Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ishte ndër folëset kryesore.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Shtypi në gjendje të vështirë në Maqedoni

Mër, 04/26/2017 - 16:00
Gazetarët në Maqedoni gjenden në një pozitë mjaft të vështirë dhe trysnia dhe dhuna e shpeshtë kundër ngrejnë mjaft shqetësime. Organizata “Reporterët pa kufij” në raportin më të fundit lidhur me lirinë shtypit, e radhitë Maqedoninë në pozitën e 118 nga 180 vende të botës.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Hetime dhe arrestime në radhët e policisë për narkotikë

Mër, 04/26/2017 - 15:48
Prokuroria për Krime të Rënda urdhëroi arrestime për punonjës të Policisë dhe të doganës në Kakavijë pas hetimeve për kalimin e një kamioni me rreth  1.1 tonë marijuanë në shkurt të këtij viti
Kategoritë: Lajmet e ditës

Kriza, Meta mbledh partitë parlamentare

Mër, 04/26/2017 - 15:47
Takimi vjen një ditë pas dështimit të përpjekjeve të dy eurodeputetëve McAllister e Fleckenstein për të ndërmjetësuar një zgjidhje
Kategoritë: Lajmet e ditës

Tiranë: Analistët komentojnë zhvillimet politike në Shqipëri

Mër, 04/26/2017 - 15:46
Një ditë pas negociatave, zoti Krasniqi thotë se faktori ndërkombëtar po rishikon mundësitë e shtimit të presionit për të afruar palët mes tyre.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Franca: Analizat konfirmojnë se Siria përdori gazin sarin

Mër, 04/26/2017 - 15:20
Franca publikoi një raport të detajuar mbi mënyrën se si ekspertët francezë dolën në këtë përfundim
Kategoritë: Lajmet e ditës

Britania, një ditë pa energji nga qymyrguri

Mër, 04/26/2017 - 15:15
Një prirje e re për investime në energjinë e ripërtëritshme po përhapet në disa vende evropiane, madje edhe në vendet në zhvillim
Kategoritë: Lajmet e ditës

Mbrëmje gala në Uashington, vëmendja tek vuajtjet e refugjatëve

Mër, 04/26/2017 - 15:06
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ndër folëset kryesore, tha se kishte ardhur për të treguar jo se kishte qenë refugjate, por se kishte mundur të kthehej në shtëpi
Kategoritë: Lajmet e ditës

Ligjvënësit: Gjenerali Flynn ka shkelur ligjin federal

Mër, 04/26/2017 - 14:44
Zoti Flynn akuzohet se nuk ka njoftuar për pagesat që ka marrë nga qeveritë e huaja lidhur me angazhimet e tij publike për këto qeveri
Kategoritë: Lajmet e ditës

Pres. Trump fton senatorë për të diskutuar situatën në Kore

Mër, 04/26/2017 - 14:40
SHBA po dërgojnë sistem për mbrojtjen nga raketat në Korenë e Jugut; Seuli dhe Uashingtoni sqaruan se qëllimi i vetëm i këtij sistemi të avancuar do të jetë mbrojtja prej raketave të Koresë së Veriut
Kategoritë: Lajmet e ditës

Shtëpia e Bardhë kritikon ashpër vendimin e gjykatësit për fondet federale

Mër, 04/26/2017 - 14:08
Një gjykatës federal ka bllokuar direktivën e Presidentit Trump për të pezulluar fondet federale për njësitë administrative që ofrojnë strehë për imigrantët e paligjshëm
Kategoritë: Lajmet e ditës

Gazetarët Pa Kufi: Liria e shtypit, kurrë më e rrezikuar

Mër, 04/26/2017 - 12:47
Organizata thekson në raportin e saj vjetor se rajonet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore vazhdojnë të jenë më të rrezikshmet për gazetarët pasuar nga Evropa Lindore dhe Azia Qendrore
Kategoritë: Lajmet e ditës
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar