Skip to content

Kalendar

Përmbajtje e sindakuar
Kritika-Kalendar
Rifreskimi: 3 ditë 23 orë më parë

16 qershor 2010 ndahet nga jeta aktori Bekim Fehmiu

Pre, 06/16/2017 - 04:00
E mërkurë, 16 Qershor 2010
Aktori shqiptar, Bekim Fehmiu ka ndërruar jetë. Autoritetet serbe thanë se i ndjeri është gjetur i vdekur ne banesën e tij në lagjen Zvezdara, në rrethinën e Beogradit. Ministri serb i punëve të brendshme, Ivica Daçiç, ka thënë se besohet që Bekim Fehmiu kreu vetëvrasje. Motivet për këtë akt, nuk janë të njohura, por sipas mjeteve serbe të informimit aktori ka qenë i sëmurë.

Bekim Fehmiu, u lind më 1 qershor 1936 në Sarajevë. kurse fëmijërinë dhe rininë e ka kaluar në Prizren.
Fakultetin e Artit Dramatik e mbaroi në Beograd, ku edhe ka jetuar pjesën më të madhe të jetës.

Një nga aktorët më të njohur të ish Jugosllavisë, Bekim Fehmiu ka luajtur në role kryesore në më shumë se 50 filma, në Evropë, Shtetet e Bashkuara, Afrikë e Azi.

Ai u bë i njohur me filmat “Edukimi i Posaçëm”, "Skuadra Partizane”, ndërsa famën më të madhe në ish Jugosllavi e arriti me filimin “Mbledhësit e Puplave” i cili u xhirua në vitin 1967. Kritikët e filmit thanë se Bekim Fehmiu shkelqeu në filmin “Odisea”, ku luajti përkrah aktores së njohur Irena Papas, ndërsa ka luajtur në shumë filma edhe me yje të tjerë botëror si John Huston, Ava Gardner, Sharlon Azbavuro, Richard Crena, etj.

Bekim Fehmiu i dha fund lojës në skenën jugosllave në vitin 1987, në shenjë proteste ndaj qasjes së pushtetit të atëhershëm ndaj shqiptarëve.
Ka qenë i martuar me aktoren serbe, Branka Petriq, me të cilën ka pasur dy djem – Hedonin dhe Uliksin.
Në Prishtinë, mbrëmë komuniteti i artistëve ndezi 74 qirinjë në shkallët e tetarit te Kosovës ne shenjë respekti për aktorin e njohur

Kategoritë: Kalendar

13 qershor 323 vdes Aleksandri i Madh

Mar, 06/13/2017 - 04:00
Më 13 qershor të vitit 323 (para erës sonë) vdiq në Babiloni (Iraku i sotëm), në moshën 33 vjeç, Aleksandri i Madh i Maqedonisë, një gjeni i vërtetë që në moshë të re, i cili krijoi një perandori të shtrirë nga Mesdheu Lindor deri në Indi.

I biri i mbretit Filipi II dhe mbretëreshës Olympia, Aleksandri morri edukatë klasike nga Aristoteli, dhe edukatë ushtarake nga i ati. Që në moshën 16 vjeç ai komandoi trupat e para në betejë. Pas dy vjetësh ai u bë komandati i përgjithshëm i ushtrisë dhe mposhti grekët në betejën e Caeronas, gjë që solli aneksimin e Greqisë nga Maqedonia.

Dy vjet më vonë Aleksandri filloi fushatat në drejtim të Azisë për të përmbushur endrrën e të atit për pushtimin e Persisë. Gjatë betejave kundër Persisë ai shfaqi një talent dhe strategji të paparë në luftime, duke mos humbur asnjë betejë. Nga viti 330 Persia dhe një pjesë e Azisë ishte pushtuar nga ai. Në këtë periudhë ai themelon qytetin e Aleksandrias (Egjipt), duke i vënë emrin e tij.

Megjithëse zotëronte tashmë perandorinë më të madhe të kohës, ai vendosi të fillonte një fushatë të re menjëherë pas kthimit nga Persia. Rreth vitit 327 ai pushtoi Afganistanin, Azinë Qëndrore dhe veriun e Indisë.
Vitin në vijim ushtria refuzoi të vijonte fushatat e pushtimeve pas 8 vjet luftrash të lodhshme, dhe Aleksandri vendosi ta kthente atë në vend. Pas arritjes në Babiloni, ai filloi ndërtimin e një flote detare për të udhetuar drejt Aleksandrisë. Por në qershor të vitit 323, ndërsa anijet e tij po përfundonin, ai u sëmurë papritur dhe vdiq. Ishte 33 vjeç. Duke e konsideruar veten një Zot të pavdekshëm, ai nuk kishte caktuar një pasardhës, gje që solli rrënimin e perandorisë së tij në klane e fraksione luftarake brenda një viti. Më vonë trupi i tij u dërgua në Aleksandri dhe u vendos të prehej në një arkivol floriri.

Kategoritë: Kalendar

6 qershor 1944 Aleatët mësyjnë në Francë

Mar, 06/06/2017 - 04:00
Më 6 qershor 1944, në Luftën e II Botërore, gjenerali suprem i komandës së Aleatëve, Dwight D. Eisenhower, dha urdhër për mësymjen më të madhe në historinë e operacioneve ushtarake botërore, te ashtuquajturin operacion (të koduar) "D-Day". Invasioni i Aleatëve filloi në Francën Veriore, Normandi.


Foto origjinale nga mësymja e Aleatëve
Në të zbardhur të datës 6 qershor 1944, 18 mijë parashutistë amerikanë e britanikë kishin zbarkuar tashmë në tokën franceze. Ndërsa në orën 6:30 të mengjesit, trupat ushtarake amerikane filluan mësymjen nga deti në drejtim të brigjeve franceze të Utah dhe Omaha. Në Omaha, Divizioni i Parë amerikane ndeshi në rezistencë të fortë të gjermanëve, ku si pasojë shumë ushtarë humbën jetët, dhe mjaft të plagosur u mbytën në det. Edhe trupat britanike e kanadeze, që hynë në brigjet e Gold, Juno dhe Sword, ndeshën gjithashtu në rezistencë gjermane, por gjithsesi nga fundi i ditës ata zbarkuan në territorin francez duke i detyruar gjermanët të sprapsen në thellësi.

Pavarësisht rezistencës gjermane, Aleatet nuk pësuan shumë humbje. SHBA dhe Britania patën secila rreth 1100 ushtarë të vrarë, ndërsa Kanadaja 355.
Para se të ngrysej, 155 mijë trupat e Aleatëve hynë në Normandi, në territorin francez.

Kategoritë: Kalendar

5 qershor 1947 George Marshall kerkon te ndihmohet Europa

Hën, 06/05/2017 - 04:00
Me 5 qershor 1947, sekretari amerikan i shtetit George Marshall, ne nje fjalim ne Universitetin Harvard, i beri thirje SHBA-se te ndihmonte Europen e shikateruar nga lufta.
Ne mars 1948, Kongresi Amerikan votoi per Planin Marshall, duke i dhene Europes 4 miliarde dollare. Plani Marshall zgjati 4 vjet dhe SHBA dha 12 miliarde dollare per Europen Perendimore.

Kategoritë: Kalendar

5 qershor 1968 qellohet Robert Kennedy

Hën, 06/05/2017 - 04:00
Me 5 qershor 1968, qellohet per vdekje senatori demokrat Robert Kennedy, ne hotelin Diplomat ne Los Angeles ndersa sapo kishte deklaruar fitoren e tij ne zgjedhjet partiake per president. Ai ishte 42 vjec.

Kategoritë: Kalendar

5 qershor 2004 vdes Ronald Reagan

Hën, 06/05/2017 - 04:00
Me 5 qershor 2004, vdiq pas nje semundje te gjate presidenti i 40 i SHBA-se Ronald Reagan. Ai kishte lindur me 6 shkurt 1911.

Kategoritë: Kalendar

4 qershor 1989 masaker ne sheshin Tiananmen

Dje, 06/04/2017 - 04:00
Me 4 qershor 1989, filloi masakra e qeverise kineze ne sheshin kryesore te Pekinit, Tiananmen. Demonstrues kunder rregjimit komunist kishin rreth nje muaj qe protestonin, ndersa ne kete dite trupat qeveritare sulmuan demonstruesit duke vrare mijra dhe arrestuar po mijra.

Kategoritë: Kalendar

3 qershor 1940 Gjermania bombardon Parisin

Sht, 06/03/2017 - 04:00
Me 3 qershor 1940, ne Luften II Boterore, Gjermania bombardoi Parisin, duke vrare 254 njerez, me te shumten civile.

Kategoritë: Kalendar

2 qershor 1865 perfundoi Lufta Civile ne Amerike

Pre, 06/02/2017 - 04:00
Me 2 qershor 1865, perfundoi lufta civile amerikane, me firmosjen e dorezimit nga komandanti i Konfederates me qender ne Mississippi, dhe me fitoren e forcave te Unionit. Lufta civile amerikane filloi me 12 prill 1861 dhe kushtoi 620 mije te vrare.

Kategoritë: Kalendar

1 qershor 1980 CNN fillon transmetimin

Enj, 06/01/2017 - 04:00
Me 1 qershor 1980, filloi transmetimin CNN (Cable News Network), stacioni i pare 24 oresh televiziv ne bote.

Kategoritë: Kalendar

20 maj 1873 dalin pantallonat Blu Xhins

Sht, 05/20/2017 - 04:00
Me 20 maj 1873, bisnesmenet nga San Francisko, Levi Strauss dhe Jacob Davis moren patenten per te krijuar pantallona pune te forcuara me fije metali, duke shenuar keshtu njerin prej prodhimeve me te famshme boterore: blu xhins.

Kategoritë: Kalendar

14 maj 1948 themelohet shteti i Izraelit

Dje, 05/14/2017 - 04:00
Me 14 maj 1948, u krijua ne Tel Aviv shteti i Izraelit, ku drejtuesi i Agjensise se Hebrejve David Ben-Gurion deklaroi krijimin e shtetit te Izraelit pas 2 mije vite mungese. Ne ceremonine e pasdites ne Muzeun e Artit ne Tel Aviv, Ben-Gurion prnoncoi fjalet: "Ne sot deklarojme shtetin e hebrejve ne Palestine te quajtur Izrael," duke provokuar duartrokitje dhe te qara nga turma e mbledhur ne muze. Ben-Gurion u be kryeministri i pare i vendit.

Me 29 nentor 1947, OKB votoi per ndarjen e Palestines dhe krijimin e nje shteti te pavaruar te hebrejve, megjithe kundershtimin e forte arab. Konflifkti modern mes palestinezeve dhe hebrejve filloi ne vitet 1910, kur te dy grupet pretenduan te kontrollojne territore britanike te atij rajoni. Hebrejte quheshin Sionist, qe ishin emigrante te sapo ardhur nga Eurapa dhe Rusia, te kthyer ne atdheun e tyre te lashtesise per te krijuar kombin e hebrejve. Palestinezet kerkonin largimin e hebrejve nga shteti i Palestines.
Ne fillim te vitit 1929 te dy palet luftuan hapur kunder njera tjetres, dhe britaniket (qe kishin kujdestarine e rajonit) tentuan te kufizojne emigrimin hebrej per ne Palestine, qe te menjanohej konflikti. Gjate Luftes se II Boterore, per shkak te Holokaustit ne Europe, shume hebrej hyne ilegalisht ne Palestine dhe u organizuan ne grupe radikale kunder britanikeve. Ne fund te luftes se II Boterore, Britania e paafte te gjeje nje zgjidhje praktike, ja adresoi problemin OKB-se, e cila me 29 nentor 1947 vendosi ndarjen e Palestines mes arabeve dhe hebrejve.

Me 14 maj 1948, Britaniket u larguan nga rajoni pas mbarimit te mandatit te kujdestarise, ndersa hebrejte themeluan menjehere shtetin e tyre te Izraelit. Te nesermen e kesaj dite, forca ushtarake nga Egjipti, Transjordania, Siria, Libani dhe Iraku sulmuan Izraelin. Megjithese i dobet ushtarakisht, Izraeli arriti ta menaxhoje me sukses sulmin arab, dhe madje te pushtoje territore te tjera arabe, territore te cilat me largimin e popullsise arabe mbeten etnikisht te pasterta. Me 1949, OKB njohu pushtimet izraelite si territore te ketij vendi.

Kategoritë: Kalendar

14 maj 1955 formohet Pakti i Varshaves

Dje, 05/14/2017 - 04:00
Me 14 maj 1955, u formua Pakti i Varshaves. Bashkimi Sovietik dhe shtate prej sateliteve te tij ne Europe neneshkruan nje traktat qe themelonte Paktin e Varshaves, nje organizate mbrojtje qe i vendoste sovietiket ne komanden e forcave te armatosura te shteteve anetare.

Traktati i Varshaves mori emrin e qytetit ku u themelua, Varshave, dhe perbehej nga BS, Shqiperia, Polonia, Rumania, Hungaria, Gjermania Lindore, Cekosllovakia dhe Bullgaria. Sipas traktatit vendet anetare do te mbronin cdo vend qe do vihej nen atak dhe komandat i pergjithshem i tij u zgjodh marshalli Ivan S. Konev nga BS.
Me 1962 Shqiperia u largua nga Traktati i Varshaves sepse ajo mendonte se lideri rus Nikita Khrushov kishte devijuar shume nga vija ekstrme marksiste, dhe iu bashkua Kines komuniste per ndihme e tregeti.
Ne mars 1991, Pakti i Varshaves u shpernda, ndersa takimi i fundit i tij u zhvillua ne korrik te 1991.

Kategoritë: Kalendar

14 maj 1998 vdes Frank Sinatra

Dje, 05/14/2017 - 04:00
Më 14 maj 1998, vdes në Los Angeles në moshën 82 vjeç, nga një atak në zemër, këngëtari legjendar, aktori dhe ikona e showt, Frank Sinatra.

Sinatra, i cili rridhte nga një familje italo-amerikane nga Hoboken, New Jersey, u bë superstari i parë modern i muzikës popullore në Amerikë, me një karierë artistike që shtrihet në pesë dekada. Kariera e tij startoi gjatë Luftës së II Botërore si maestro i baladave romantike. Përveç muzikës, ai ka luajtuar në 58 filma, që nga "Anchors Aweigh" - Ngritja e Spirancës (1945), deri më 1980 "The First Deadly Sin" (I pari mëkat i vdekur).

Tepër i adhuaruar nga femrat, ai u martua 4 herë. Pas një dekade i martuar me të dashurën e tij të parë, Nancy Barbato (që pati tre fëmijë), ai ndahet, dhe martohet me aktoren Ava Gardner më 1961, martesë që zgjati vetëm dy vjet. Më 1966 ai martohet me aktoren 21 vjeçare Mia Farrow që u nda më 1968. Më 1976 Sinatra martohet me Barbara Blakely Marx me të cilën qëndroi deri në fund të jetës.

Kënga "New York, New York" - Frank Sinatra (youtube)

Kategoritë: Kalendar

13 maj 1981 atentohet Papa John Paul II

Sht, 05/13/2017 - 04:00
Me 13 maj 1981, ndersa ishte duke filluar takimin me audiencen ne sheshin St. Peter ne Rome, Papa John Paul II u qellua me arme zjarri dhe u plagos rende ndersa ishte duke udhetuar permes sheshit me nje makine te hapur. Autori i ketij akti ishte 23 vjecari turk, i akuzuar per vrasje, Mehmet Ali Agca, i cili qelloi kater plumba, njeri prej te cileve goditi barkun e Papes, dhe tjetri doren. Plumbi i trete goditi nje 60 vjecar ne gjoks, ndersa plumbi i katert goditi nje 21 vjecar ne krah. Arma e autorit u arrit te hiqej nga nje deshmitare ne turm, dhe ai u ndalua derri ne arrestin nga policia. Papa u dergua me urgjence ne spital, ku iu nenshtrua nje operacioni me shume se pese oresh, ndersa gjendja e tij mbeti kritike por e stabilizuar.

Kategoritë: Kalendar

11 maj 1812 vritet Kryeministri Britanik Spencer Perceval

Enj, 05/11/2017 - 04:00
Me 11 maj 1812, u vra ne Londer kryeministri britanik Spencer Perceval, i cili ishte ne ate detyre qe nga 1809. Ai u qellua per vdekje nga bisnesmeni John Bellingham ne Parlamentin britanik. Bellingham, qe ishte i nxehur nga mosdhenia e kompensimeve qeverirate te luftes ne Rusi, kreu vrasjen. Megjithese u deklarua i cmendur nga gjykata, ai u egzekutua nje jave me vone.

Kategoritë: Kalendar

11 maj 1985, 50 tifoze vdesin ne stadiumin e Bradfordit

Enj, 05/11/2017 - 04:00
Me 11 maj 1985, vdiqen 50 tifoze ne stadiumin e futbollit Bradford ne Angli. Catia prej druri qe u dogj ishte planifikuar te zevendesohej me nje cati prej hekuri pikerisht gjate asaj jave.
Bradford ishte duke luajtur me Lincoln City ne pasditen e 11 majit. Shume tifoz ishin atje per te festuar 2 vjetorin e kalimit te falimentimit nga skuadra e Bradfordit. Afer fundit te gjysmes se pjeses se pare, nje zjarr shpertheu ne pjesen fundore te tribunes kryesore. Brenda disa minutave mori flake catia prej druri e stadiumit e cila ra mbi tifozet. Qindra njerez u plagosen pervec 50-ve qe u vrane. Mendohet se shkaku i flakes mund te kete qene ndonje cigare e pafikur.

Kategoritë: Kalendar

10 maj 1940 Churchill emerohet Kryeminister

Mër, 05/10/2017 - 04:00
Me 10 maj 1940, Winston Churchill u thirr te drejtonte qeverine britanike pas humbjes se votebesimit ne Parlament nga kryeministri Neville Chamberlain.
Me 1938, Kryeministri Chamberlain firmosi Paktin e Munihut me liderin nazist Adolf Hitler, qe njihte pushtimin e Cekosllovakise nga Gjermania, por sipas kryeministrit britanik, "paqja tani nuk do te cenohej". Ne shtator 1939, e ashtuquajtura paqe u violentua nga Hitleri me invazionin ne Poloni. Chamberlain i deklaroi lufte Gjermanise, por gjate tete muajve te ardhshem tregoi se ishte i paafte te shpetonte Europen nga pushtimi nazist. Pas deshtimit britanik per te penguar pushtimin nazist te Norvegjise ne prill 1940, Chamberlain humbi mbeshtetjen e shume anetareve te Partise Konservatore. Me 10 maj, Hitleri sulmoi Hollanden e Belgjiken. Ne te njejten dite, Chamberlain humbi formalisht votebesimin e Parlamentit.

Churchill, qe njihej per aftesite e tij ushtarake, u emerua Kryeminister i Britanise. Ai formoi nje qeveri me koalicion te gjere te te gjitha partive qe shpejt fitoi popullaritetin e britanikeve.

Kategoritë: Kalendar

10 maj 1994 Nelson Mandela inagurohet President

Mër, 05/10/2017 - 04:00
Me 10 maj 1994, Nelson Mandela beri betimin si presidenti i pare i zi ne Afriken e Jugut. Ne fjalimin e tij te inagurimit, Mandela, qe kishte bere 27 vjet burg si i burgosur politik, deklaroi se "koha per te sheruar plaget ka ardhur". Dy jave me pare, me shume se 22 milion afrikano-jugore kishin votat per parlamentin e pare multi-racial. Shumica dermuese kishin votuar per Mandelen dhe Kongresin Kombetare Afrikan qe ai drejtonte.

Kategoritë: Kalendar

8 maj 1945 SHBA dhe Britania festojne fitoren mbi Nazizmin

Hën, 05/08/2017 - 04:00
Me 8 maj 1945, Britania e Madhe dhe Shtetetet e Bashkuara te Amerikes festuan diten e fitores mbi nazizmin. Ne qytetet e te dy vendeve, si dhe ne qytetet e cliruara te Europes Perendimore, u valviten flamuj e banderola per disfaten e Gjermanise naziste.

Tete maji eshte dita kur trupat nazite anembane Europes dorezuan masivisht armet: Ne Prage, gjermanet te rrethuar nga sovietiket, pasi keto te fundit kishin humbur me shume se 8 mije trupa, ndersa gjermanet edhe me shume; ne Kopenhagen dhe Oslo; ne Karlshorst, afer Berlinit; ne veri te Letonise, etj - gjermanet u dorezuan. Gjithashtu shume dokumenta dorezimi u firmosen ne Berlin e ne Gjermanine lindore.

Shqetesimi kryesore i trupave gjermane ishte qe te mos binin rob te sovietikeve. Rreth 1 milion gjermane tentuan nje eksod masiv per ne perendim kur luftimet ne Cekosllovaki perfunduan, por u ndaluan nga ruset dhe u kapen. Ruset zune perafersisht 2 milion rober lufte pak para dhe pas dorezimit te Gjermanise.

Nderkohe, me shume se 13 mije rober lufte britanik u liruan dhe u derguan ne Britanine e Madhe.

Konfrontimi sporadik gjermano-sovietik do te vijonte edhe ne diten e neserme. Me 9 maj, sovietiket humben edhe 600 ushtare te tjere ne Silezi para se gjermanet te dorezoheshin. Si pasoje e kesaj, Dita e Fitores mbi nazizmin nuk u festua deri me 9 maj ne Moske, kur Stalini ne nje fjalim ne radio do te deklaronte se: "Perjekja e gjate e kombeve sllave perfundoi me fitore. Kurajoja juaj e mundi nazizmin. Lufta mbaroi." Ne kete menyre Bashkimi Sovietik e vendosi Diten e Fitores mbi nazizmin me 9 maj.

Kategoritë: Kalendar
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar