Skip to content

Kritika-Letërsi

Përmbajtje e sindakuar Kritika-Letersi
Shkrime dhe Poezi
Rifreskimi: 9 orë 49 min më parë

Cikël me poezi nga Xhevahir Cirongu

Sht, 03/18/2017 - 23:47
E ndali rrjedhën Devolli plak
Në plisin e dheut derdhi lot,
Thinjave të flokëve u dha hak
Te vargu ylldritë të poetit

Unë e ti: Cikël me poezi nga Përparim Hysi

Pre, 03/17/2017 - 23:12
Unë i djathtë dhe ti i majtë
(Sikur të na kenë zënë djajët?!)
Njëri- tjetrin shohim vëngër
(Unë? Shenjti! Ti? Veç shëmër!)

Cikël me poezi nga Angjelina Krasniqi

Pre, 03/17/2017 - 01:49
***
Nuk di si ka mbetur shprehja popullore
"Të do, ai që të rreh!"
Po ju them se që nga hijet e drizave shekullore,
shkau na rrahu, si një i pafe!...

Pilo Zyba: Nuk mësohet droga pas të 50-tave?

Mar, 03/14/2017 - 23:26
Nuk di pse  e shkruajta mbi varrin e gjyshes time te ndjere kete shkrim. Nuk di, është një rrëfim përpara saj, si përpara perëndisë ngaqe e doja aq shumë, apo një kundërshtim që doja ti shprehja të kundërtën e fjaleve të saj të mënçura,

Njeri i mirë - Poemë nga Nebi Dragoti

Dje, 03/12/2017 - 19:52
I-
Qetësisht,
paqësisht:
rreth njeriut të mirë

Mario - Tregim nga Alberto Moravia

Sht, 03/11/2017 - 02:21
Ndodhi kështu. U ngrita herët, ndërsa Filomena flinte ende, mora çantën e veglave, dola tinëzisht nga shtëpia dhe shkova në Monte Parioli, në rrugën Gramshi, ku ndodhej një skaldabanjë që rridhte. Sa kohë do më duhej ta rregulloja?

Përparim Hysi: Kulaku që i ''hipte'' Frontit?!!!

Sht, 03/11/2017 - 02:12
Hasan Veliu nga fshati MBROSTAR-URA të rrethit të Fierit, ishte kulak. Pra, nuk gëzonte si të gjithë të tjerët nga 18 -vjeç e lartë që kishte triskën e Frontit dhe, rrjedhimisht, nuk mund të ishte pjesëmarrës në mbledhje të Frontit dhe nuk paguante kuoatizacionin prej njëzet e katër lekë të vjetër në vit, detyrim për çdo anëtar.

Shqiponjat kthehen në fole - Pemë nga Pilo Zyba

Pre, 03/10/2017 - 03:26
Në Grykën e Rugovës
Oshëtijnë lisat,
Rrjedhin ujvara ëndërrash,
Lëshohen si flokë të larë vajzash

Virgjëreshat - Cikël me poezi nga Qazim Shehu

Enj, 03/09/2017 - 00:58
Virgjëreshat thirrën jetën
Jeta u kursye.
Xixata: llavën u derdhën
Llava nuk u ngjye.

Ha një supë - Tregim nga Alberto Moravia

Enj, 03/09/2017 - 00:54
Të qenit tapicier është një zanat i vështirë. Nuk flas se duhet të kesh sy të mprehtë për të mbërthyer dhe shtrirë pa zhubra e pa defekte stofrat mbi mobilie; as për durimin për të qepur me dorë, ta zëmë, katër apo pesë copa pëlhure; as për pastërtinë duke i trajtuar si rroba delikate.

Një copëz jete - Cikël poetik nga Mercedes Gega

Mër, 03/08/2017 - 01:21
Pas një nate të gjatë dimri,
Ku drita dhe zjarri mungojnë,
Vjen shpresë-zbehur mëngjesi
Tek lypësi që uria mundon.

Triptik i udhës - Nga Vangjush Ziko

Mar, 03/07/2017 - 01:18
I pashërueshëm jam
somnambul,
fle dhe shoh një ëndërr
jo nga më të bukurat,

Përparim Hysi: Po s'e putha buzën tënde

Pre, 03/03/2017 - 01:06
Kishe ndryshuar "luk", sot ishe si lule
Syri m'u këput, kur sytë ti m'i ngule
Kur sytë ti m'i ngule (unë s'e hëngra thatë)
Se m'u duk, moj lule, sikur më zunë djajtë.

Cikël me poezi nga Janis Ricos

Enj, 03/02/2017 - 02:03
Ditët e fundit me diell të vjeshtës - varka peshkimi
  Të trishta që kthehen në mbrëmje,
Anës detit kinkaleritë mbyllur, përpara derës së xhamtë
  të kafenesë

Përparim Hysi: Unë jam nga Zharrëza

Hën, 02/27/2017 - 01:48
Unë jam nga ZHARRËZA dhe nga fshatrat pë rreth
Dhe me të gjithë ata që u prishën shtëpitë
Përgjegjësinë mbaje ti, o shtet!
As më bëhet vonë, në ndryshojnë qeveritë.

Resmi Osmani: Robinsoni në ishullin pa det

Sht, 02/25/2017 - 03:27
1. Më jepni një copë tokë, tu bëj një mrekulli!
Po e them që në fillim: jam jetim. Fëmijë pa fëmijëri, i ri pa djalëri. Kjo është e djeshmja. Të nesërmen nuk e dua të jem burrë pa burrëri. Prindërit vdiqën në një aksident automobilistik.

Përgjigje thashethemeve të ardhshme

Sht, 02/25/2017 - 03:25
Moska

mbështolli e ngjirur,
me zë të ulët

Muzgjet nuk flenë... Tregim nga Kristaq Turtulli

Pre, 02/24/2017 - 02:20
Një të premte mbas dite hapa pakëz kanatin e dritares. Koka më ishte bërë daulle nga mësimet. Mbështeta shpinën në suvanë e ftohtë dhe luajta e këndova me kitarë, si për t’u çlodhur, këngën që ajo e ka aq shumë për zemër: “Muzgjet nuk flenë.”

Përparim Hysi: Requem për Frederik Rreshpjen

Enj, 02/23/2017 - 04:09
"Një fllad mbrëmjeje më mbështolli"**
(me vete kisha "luanët e fëmijërisë që pinë ujë tek pusi i vjetër")
Aty, në Rmajë më solli,
Bashkë me "Saadinë, ... me një turban vese".

Cikël me poezi nga Hamit Taka

Mar, 02/21/2017 - 23:13
Ju bren kureshtja për dhomën e poetit?
Hyni pa emocione, është e qetë dhe e thjeshtë,
Sa të hedhësh hapat në qilimat e heshtur
Do të ushtojë ajo sa qindra zgjoje me bletë;
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar