Skip to content

Kritika-Dorëshkrim

Përmbajtje e sindakuar Kritika - Doreshkrim
Material
Rifreskimi: 1 ditë 5 orë më parë

Frank Shkreli: ''Anarkia është debashkim, jo bashkim''

Pre, 04/28/2017 - 02:02
Kohët e fundit, Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama dhe Presidenti i Kosovës, Z. Hashim Thaçi ngritën mundësinë e bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës në një shtet të vetëm, nëqoftse nuk ndodhë bashkimi i tyre brenda Bashkmit Evropian. Analistë të ndryshëm e kanë cilësuar deklaratën e udhëheqsve shqiptarë si një manovër parazgjedhore, si një përpjekje për të larguar vëmendjen e mbrendshme dhe të jashtme nga kriza aktuale politike në Shqipëri dhe në Kosovë, ose më keq, si një kërcënim dhe shantazh ndaj Evropës, nëqoftse Bashkimi Evropian nuk merr masa për të shpejtuar integrimin e Shqipërisë dhe Kosovës në radhët e tij.

Njujorkezja Valentina Ivezaj e apasionuar me vizatimet për aktorët

Enj, 04/27/2017 - 02:29
Piktorja Valentina Ivezaj, ishte jo më shumë se 5 vjeçe, kur filloi të bëj skicat apo vizatimet e para me laps. Një ditë vogëlushja po shikonte një burrë, që mbante në dorë disa gazeta, i cili ngadalë e me kujdes po i vendoste të hapura mbi dyshemene e një dhome, të cilën po e bënte gati për ta lyer me bojë.

Ahmet Ҫollaku: Kronikë nafte e pashtershme

Mër, 04/26/2017 - 02:40
Komunikoja me të ndjerin, me gjeologun e persekutuar Nuredin Skrapari, pavarësisht se me ‘të nuk kisha pirë kafe dhe nuk isha këmbyer në rrugë më shumë se dy-tre herë. Kështu është jeta, ikën shpejt. Po ja çfarë më shkruan Ai: “Faleminderit Zoti Çollaku që shkruani për naftën dhe naftëtarët tanë heroikë, për ata heronjtë, të dhembshëmit e kohës moniste. Më vjen mire, bilez gëzohem që qenka dikush, juve që do të shkruani për atë kohë që unë e kam quajtur herë “Tragjedia e Inteligjencës së Naftës’’, dhe herë “Gjeologët e naftës para skuadrës së pushkatimit".

Problemi shqiptar - Nga Frank Shkreli

Mar, 04/25/2017 - 01:35
Duket se kombi shqiptar po përshkohet sot nepër njërën prej periudhave më të rrezikshme të historisë së tij. Njoftohet se këtë javë, si edhe herë të tjera më parë gjatë këtyre 25-viteve tranzicion, në Tiranë do të zbresin zyrtarë të lartë evropianë nga Brukseli, në një përpjekje ndërmjetësimi për të zgjidhur atë që të gjithë po i referohen si “ngërçi politik” midis partive të pozitës dhe opozitës dhe klasës politike shqiptare, në përgjithësi.

Ilir Muharremi: A besojnë kosovarët në Zot?

Mar, 04/25/2017 - 01:31
Të gjithë njerëzit jemi të njëllojtë, nuk ekzistojnë mbinjerëzit, njeriu është vetëm njeri, është i barabartë si para të ftohtit ashtu edhe para zjarrit, të gjithë digjemi njëjtë, edhe para Zotit jemi të barabartë. Pse njeriu duhet të besoj në Zot? Zoti ndërroj jetë në gjermani me Nietzschen, pastaj erdhi pasditja më e madhe për njeriun sepse për herë të parë u zëvendësua me Zotin dhe u bë Zot vet ai. Disa u trembën, disave ju dridhen këmbët, pastaj filluan t’ju merren mëndët, kurse në letërsi u hapen gremina të shumta. Por, njeriu ulëriti kundër ferrit.

Peshterasit janë të gjatë, vitalë, elastikë, syshqiponjë, të sojit të bukur...!

Dje, 04/23/2017 - 16:42
Në librin e tij, studimet antropogjeografike Cvijiqi trajton aspekte të rëndësishme të marrëdhënieve mes mjedisit gjeografik me kulturën shpirtërore dhe materiale në Ballkan. Cvijiqi, në vitin 1905 ishte një nga profesorët e parë të rregullt në Universitetin e Beogradit. Në analizat shkencore që u ka bërë veprave të Cvijiq-it, Akademik H. Islami vjen në përfundim se Cvijiqi “ishte joobjektiv, spekulant e konstruktues i konkluzioneve, shovinist e hegjemon”.

Kremtimi i njëqind vjetorit të zbulimit të naftës shqiptare

Dje, 04/23/2017 - 15:53
Njëqind vjetori i zbulimit të parë të naftës në Shqipëri, i gjakut të ekonomisë së vendit, i lëndës jetësore për zhvillimin dhe mbrojtjen e Atdheut, po troket tek pragu.
Pusi i parë për kërkimin e naftës në Shqipëri u shpua në Drashovicë të Vlorës në vitin 1918, i projektuar nga gjeologu italian profesori Leo Madalena dhe inxhinieri i naftës Moreti, mbi bazën e studimeve gjeologjikje që kryen në vitin 1917 në zonën midis lumit Vjosa dhe Gjiut të Vlorës.

Frank Shkreli: Shqipëria me tre lobingje në Washington

Sht, 04/22/2017 - 01:08
Në të vërtetë nuk është Shqipëria që ka tre lobingje në Washington, por, sipas të dhënave në median shqiptare, janë tre partitë politike kryesore të Shqipërisë, PS-ja PD-ja dhe LSI-ja, që tani kanë nënshkruar marëveshje me organizata të lobit amerikan, për të shërbyer si agjentë ose përfaqsues të këtyre partive në Washington. Me fjalë të tjera, paguhen qindra mijëra dollarë për të punuar në interes të partive në fjalë, por jo doemosdoshmërisht në interes të Shqipërisë.

Nebi Dragoti: Për poetët aktiv në facebook

Sht, 04/22/2017 - 01:02
Poeti nuk është kalemxhi që shkruan cekt bejte pa pikë objektiviteti, që nuk e mbars krijimin me mesazhe me gamë të gjërë sociale që të reflektojnë, që të gëlojnë në gjirin e shoqërisë që kjo të bëjë lëvizje, kur kërkohet si e nevojshme, për të ecur përpara në mënyrë progresive. E parë në këtë prizëm, e gjykuar në këtë sens, e brumosën krijimtarinë suksesshëm për Rilindje rilindësit tanë.

Krishtërimi dhe Arqipeshkvia e Tivarit ndër shekuj

Pre, 04/21/2017 - 01:38
Iliria, ka qenë një nga vendet e Evropës që e pranoi me vullnet krishtërimin dhe ka një histori të gjatë plot humbje dhe fitore. I pari që predikoi Ungjillin e Krishtit në Shqipëri ka qenë vetë Shën Pali i cili shprehet, "Nga Jeruzalemi e rrethinat deri në Iliri plotësova predikimin e Ungjillit të Krishtit" (Romakëve 15:19).

Don Kishoti Lul Basha lufton në çadër me mullinjtë e erës!

Enj, 04/20/2017 - 02:26
Dyqind e njëzet analistë dhe skurrikë mediatikë të skremuar duan të komandojnë dhe të sundojnë dymilion e dyqind mijë socialistë të kulturuar dhe demokratë modernistë të betuar.
Të nderuar dhe të respektuar një milion e dyqind mijë socialiste të përkushtuar dhe demokratë modernistë të betuar për drejtësi dhe demokraci shembullore, me të drejta të plota njerëzore, publike dhe ligjore jurdike. E kam obligim të bëj bashkëbisedim me ju, me vullnet sublim dhe vizion humanist demokratik.

Frank Shkreli: Kur do të bëhet Shqipëria?

Mër, 04/19/2017 - 16:51
Kanë kaluar më shumë se 25 vjet nga shembja e komunizmit në Evropë. Kisha menduar dhe besoja se shqiptari më në fund -- i lirë nga zgjedha dhe ideologjia e huaj komuniste sllavo-aziatike e imponuar mbi botën shqiptare – do të merrte në dorë fatet e veta, do të bëhej përfundimisht zotnues në hapësirat e tija politike, shoqërore, ekonomike dhe ushtarake.

Ilir Muharremi: Nuk duhet të ndalohet kinemaja e komunizmit

Mar, 04/18/2017 - 17:01
E para. Nëse e ndalojmë kinemanë e komunizmit, kufizojmë publikun. Shtrohet pyetja a jetojmë të lirë në demokraci? Ose shteti Shqiptar gjithmonë ka jetuar me urrejtje e pak mirëkuptim, tejet tendencioz, plot mllef, asnjëherë gjakftohtë (sot nëse flitet për këtë ish sistem), dhe kjo kinematografi duhet të vlerësohet me gjakftohtësi sepse arti është veçse art, kështu rënkonte edhe Nietzsche plot emocion.

Frank Shkreli: Senatori amerikan Xhon Mekejn dhe shqiptarët

Mar, 04/18/2017 - 01:00
Senatori i Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara, Xhon Mëkejn po zhvillon një turne në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën. Senatori Mëkejn, hero i luftës së Vjetnamit, ka filluar karierën e tij politike në vitin 1982 kur u zgjodh për dy mandate në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe në vitin 1986 u zgjodh Senator i Partisë Republikane në Senatin amerikan nga shteti Arizona, ku shërben edhe sot.

Mark Juncaj: Kurimi i vartësisë së alkoolit - Nga: Ermira Babamusta

Mar, 04/18/2017 - 00:57
Mark Juncaj është sportist amerikan me origjinë shqiptare që njihet me emrin Mark Superfit. I lindur dhe rritur në Detroit, Miçigan nga dy prindër shqiptar, Kola dhe Tolja Juncaj, nga Hoti, afër Tuzit të Malit të Zi. Ai ka mbaruar diplomën universitare në Manaxhim të Biznesit, dhe tani po ndjek studimet për Teologjji, Bachelor, në Miçigan.

''Ditët Dibrane'', gjallërojnë jetën e Kryeqytetit

Mar, 04/11/2017 - 02:35
Kishte disa ditë, që drejtoresha e kulturës, në Bashkinë e Dibrës, Zamira Gjeleshi lajmëroi se, në kryeqytetin tonë, do të ishin “Ditët e Dibrës”, në datat 8 e 9 prill 2017. Si vendi më i përshtatshëm, ishte zgjedhur “Pazari i Ri”, tashmë me një pamje më të bukur e më funksionale. Për veprimtaritë e larmishme dhe të bukura, që priteshin të organizoheshin aty, më lajmëroi Lindita Titka-Pasholli, mbesa e edukatores së paharruar dhe të talentuar të vajzave dibrane, Nazmie Pasholli-“Mësuese e merituar”.

Ben Blushi është voskopojar?!!! - Nga Kristo Zharkalliu

Sht, 04/08/2017 - 13:47
Të gjitha i prisja nga Shqipëria. Jemi mësuar me çdolloj lajmi dhe asgjë nuk na habit më. Por nganjëherë na zënë në befasi dhe nuk dimë si të mendojmë dhe besojmë. E dija se shqipot të bëjnë atë që s’ta prêt mendja, e dija se një shqiptar mund të gjendet atje ku nuk mund ta imagjonosh, por kjo që po më ngjet sot mua nuk e di si ta shpjegoj, si ta honeps!

Shqipëria në NATO pikë e shkëlqyer e historisë post-komuniste

Pre, 04/07/2017 - 01:24
Këtë javë, Shqipëria shënoi 8-vjetorin e antarësimit të saj në Aleancën e Atlantikut Verior, NATO. Po t’i hedhim një vështrim zhvillimeve politike të mbrendshme dhe të jashtme të Shqipërisë post-komuniste deri më sot, besoj se antarësimi i saj në NATO mbetet gjithnjë si zhvillimi më me rëndësi dhe arrijtja kulmore e këtij çerek shekulli në përpjekjet shekullore të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar për t’iu bashkuar organizmave ushtarake dhe politike perëndimore.

Frank Shkreli: Në kujtim të masakrës së Tivarit

Mar, 04/04/2017 - 19:41
Portali i lajmeve nga Ulqini, “Ulqinionline” njofton se të djelën me 2 mars, në kujtim të Masakrës së Tivarit, 72 vjetë më parë – Shoqata “Rumia” nga Ulqini, për të dytin vit me radhë, organizoi rrugëtimin tani të emërtuar, “Rrugës së të mbijetuarve të Masakrës së Tivarit” -- rrugës tepër të mundimshme gjatë së cilës humbën jetën qindra ndoshta mijëra shqiptarë nga Kosovan ë udhtimin drejtë eliminimit në Tivar, në vitin 1945.

Kristo Zharkalliu: Një skenë mallëngjyese...

Mar, 04/04/2017 - 19:37
Sot në mëngjes, si çdo fillim muaji, shkova të marr një pjesë të pensionit për shpenzimet e përditëshme. Si ngahera në mëngjes në ITM të bankës ka radhe të gjata-radhët nuk janë dukuri vetëm në Shqipëri por edhe në Greqi, sidomos në banka dhe në zyrat e ndryshme të sigurimeve shoqërore ku njerëzit e moshuar ngrihen që në mëngjes herët që të zënë një vend të mire në radhe,duke shpresuar kështu se do të mbarojnë punë.
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar