Skip to content

Kritika-Dorëshkrim

Përmbajtje e sindakuar Kritika - Doreshkrim
Material
Rifreskimi: 4 javë 6 ditë më parë

Selman Mëziu: A meriton ti kushtohet vemendje hipofajes?

Mar, 05/30/2017 - 08:30
Nuk kërkoi mëshirë! Nuk kërkoi të më mbuloi kujtesën myku i harresës. Nuk dua të jem autor zbulimesh. Sepse ka të tjerë inxhiniera apo teknik pylli që djersitin, kërkoin të madhështojn të renë, të dobishmen, shkurret, drurët, pyllin, livadhin, ndërsa vetë mbjellin në karaktarin e tyre modestinë.

Kristo Zharkalliu: Pse shtypi shqiptar (i Tiranës) përkrah Metën?

Dje, 05/28/2017 - 08:51
Një dukuri e çuditëshme po vihet re në shtypin e Tiranës pas marrëveshjes Rama -Basha për zgjedhje normale dhe të qeta duke i dhënë fund marrëzirës pranverore të çadrës: të gjitha gazetat e Tiranës-me përjashtime të vogla kanë nisur një rekllamë e shfrenuar në favor të Ilir Metës she të partisë së tij megjithse ky, normalisht dhe faktikisht nuk është dhe nuk mund të jetë më kryetar i partisë përderisa u zgjodh President i Republikës.

Gjeneral & playboy e Kapexhiut, komedi e spektakël realist e provoktativ

Dje, 05/28/2017 - 08:40
Një teatër i ndjeshëm dhe orientuar në të gjitha nivelet, që nga tragjedia e gjer te vodevili, për disa vjet mund ta transformojë ndjeshmërinë e polpullit... Ndërsa një teatër i degraduar mund të përgjumë e të kalb një popull të tërë”. F.G. Lorka

Nebi Dragoti: Kombi dhe politika

Dje, 05/28/2017 - 08:37
Edhe në këtë shekullin XXI akoma kombi shqiptar mbetet me problemet e trashëguara, krijuar padrejtësisht nga superfuqitë e 1913-es. Edhe sot e kësaj dite këto superfuqi të këtij krimi nuk i kanë kërkuar falje shtetit shqiptar, pa le, ta korigjojnë e ta njohin si të tyren këtë faj. Superfuqitë e kohës mbollën në mendje farën e keqe të hajdutërisë dhe bënë coptimin e trojeve shqiptare duke ia aneksuar shteteve fqinjë si: Greqisë Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë.

Kristo Zharkalliu: Dalja nga skena politike e komplotistëve Berisha-Meta

Mër, 05/24/2017 - 14:45
Edhe ne shqiptarët mërgimtarë e pritëm me shpresë dhe -pse jo- gëzim marrëveshjen Rama - Basha për zgjidhjen e krizës absurde politike që afro tre muaj kishte mbërrthyer vendlindjen tone me çadrën e shëmtuar dhe qesharake që ishte ngritur në mes të Tiranës -përballë kryeministrisë. Dukej qartë se nismëtari kryesor i çadrës ishte ish kreu i PD-së Sali Berisha i cili megjithse kishte dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë, askurrë nuk pushoi ta drejtonte atë jo nga prapaskena,por haptazi dhe me arrogance duke

Bekim Fehmiu në pull postare - Nga Ilir Muharremi

Mar, 05/23/2017 - 20:16
Bekim Fehmiu konsiderohet si yll i kinematografisë apo luan, sepse vërtetë bëri një famë të bujshme, me rolet që kishin ndikim të madh për Ballkanasit. Ai u ngjit në Hollivud, u veçua me rolin e tij kryesor në filmin “Xhingis Kan”, në regji të Ken Anakin., por filmi asnjëherë nuk e pa dritën në kinematë, për shkak mungesë së buxhetit.

Frank Shkreli: Kombi ka nevojë për filiza të ri në trungun e vjetër politik

Mar, 05/23/2017 - 00:27
Ndërkohë që përzgjidhen kandidatët për deputetë në Shqipëri dhe në Kosovë, kujtojmë parlamentin e parë shqiptar. Pas marrëveshjes Rama-Basha, partitë politike shqiptare kanë filluar konsultimet me bazën për të përzgjedhur kandidatët e mundëshëm për në parlamentin e ardhëshëm që do të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit në Shqipëri.

Lulzim Basha: Fajin e kanë ''katolikët veriut''! - Nga Frank Shkreli

Hën, 05/15/2017 - 22:45
Para se të filloj, dua të rrëfej se kjo është një temë për të cilën nuk deshta të shkruaj, por është aq e rëndësishme sa që ndërgjegjia nuk më lejon të heshtë. Po i shkruaj këto fjalë me zemër të thyer. Siç mund ta dijë lexuesi i rregullt, shkrimet e mia modeste kanë qenë gjithmonë dhe janë, në themel, të një fryme pajtimi, jo vetëm midis feve por edhe në favor të pajtimit shoqëror në përgjithsi, madje edhe faktorit politik shqiptar.

4 shtatori shpallet ''Dita e Nënë Terezës'' në shtetin Nju Jork

Pre, 05/12/2017 - 00:17
Në një njoftim për mediet nga kryeqyteti Albany i shtetit Nju Jork, thuhet se Senati, që është dhoma e epërme e legjislativit të këtij shteti miratoi më 2 maj, 2017 rezolutën për të caktuar 4 Shtatorin si, “Dita e Nënë Terezës”, në kujtim të Shënjtores shqiptare dhe bamirses, e njohur anë e mbanë botës si, Nënë Tereza. Sponsorizuesi i kësaj rezolute ishte Senatori Republikan Martin Golden i lagjës Bruklin të Nju Jorkut.

Sali Leka: Në darët e një krize surealiste

Enj, 05/11/2017 - 00:45
Sa më shumë kohë që kalon nga dita e ngujimit të Lul Bashës dhe të të tijëve në çadër, aq më shumë demotivohet dhe mpaket mundësia e qeverisë teknike dhe “fitores në tavolinë”. Në fakt kjo është një mënyrë surealiste e qasjes politike, nga një parti që kurrë nuk i ka fituar zgjedhjet as me demonstrime as me meritë, përveçse kur populli është lodhur me të majtët dhe ka dashur ta ndërrojë ngjyrën.

Përfaqsues i ri i Vatikanit në Shqipëri - Nga Frank Shkreli

Enj, 05/11/2017 - 00:42
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani pranoi të martën Letrat Kredenciale të Nuncit të ri Apostolik, Kryeipeshkëvit Charles John Brown, rezident në Tiranë. Më 9 mars të këtij viti, Papa Françesku e emëroi atë në këtë detyrë, si përfaqsues të Vatikanit në Shqipëri. I përndershmi Brown, me origjinë nga Shtetet e Bashkuara, para se të emërohej në postin apostolik në Tiranë, ka shërbyer në Irlandë si Nunc Apostolik dhe njëkohësisht mban edhe titullin si Kryeipeshkv i Akuileas. Irlanda ishte posti tij i parë diplomatik.

Pëllumb Gorica: Janina që të deh me aromë historie shqiptare

Pre, 05/05/2017 - 20:00
Eshtë kënaqësi të nisësh një udhëtim të gjatë, kur qyteti ende s’është zgjuar dhe kur pret që erërat e Jugut të të thërrasin për së largu. Po udhëtoj drejt kufirit grek, nën një qiell të shndritshëm, të nënshkruar vende- vende nga trille resh të bardha.

Stoltenberg: NATO po i përcjell me kujdes zhvillimet në Shqipëri

Enj, 05/04/2017 - 21:51
Antarësimi i Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut Verior NATO, me të drejtë konsiderohet si arrijtja më e madhe e Shqipërisë në këtë çerek shekulli, në përpjekjet dhe hapat e sajë të mundimshëm për t’u bërë pjesë e integrimeve euro-atlantike. Në të vërtetë, në një shkrim muajin që kaloi, me rastin e 8-vjetorit, e kisha cilësuar antarësimin e Shqipërisë në NATO, si një pikë të shkëlqyer të historisë post-komuniste të Shqipërisë dhe të shqiptarëve në përgjithësi.

Selman Meziu: Çfarë po ndodh në trupin tënd natyror Shqipëri?

Mar, 05/02/2017 - 01:07
Një lajm ogurzi është përhapur si rrufeja. Janë këto lajme që njerëzve të zakonshëm (dhe jo vetëm) kudo që ndodhen iu shkaktojn të dridhura të zërit, të orakullit të shpirtit, të telave të zemrës, të të gjithë qënies shumë qelizore njeri. Dhe ato drithërohen e shfryjnë urrejtjen kundër të gjithë atyre matrapazëve, të pa shpirt, të pa aparat trunor funksional që kërkojnë ti venë sipër beton e hekur një parku me vlera të pallogaritshme bioekologjike, turistike e arkitekture peisazhistike.

Frank Shkreli: ''Anarkia është debashkim, jo bashkim''

Pre, 04/28/2017 - 02:02
Kohët e fundit, Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama dhe Presidenti i Kosovës, Z. Hashim Thaçi ngritën mundësinë e bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës në një shtet të vetëm, nëqoftse nuk ndodhë bashkimi i tyre brenda Bashkmit Evropian. Analistë të ndryshëm e kanë cilësuar deklaratën e udhëheqsve shqiptarë si një manovër parazgjedhore, si një përpjekje për të larguar vëmendjen e mbrendshme dhe të jashtme nga kriza aktuale politike në Shqipëri dhe në Kosovë, ose më keq, si një kërcënim dhe shantazh ndaj Evropës, nëqoftse Bashkimi Evropian nuk merr masa për të shpejtuar integrimin e Shqipërisë dhe Kosovës në radhët e tij.

Njujorkezja Valentina Ivezaj e apasionuar me vizatimet për aktorët

Enj, 04/27/2017 - 02:29
Piktorja Valentina Ivezaj, ishte jo më shumë se 5 vjeçe, kur filloi të bëj skicat apo vizatimet e para me laps. Një ditë vogëlushja po shikonte një burrë, që mbante në dorë disa gazeta, i cili ngadalë e me kujdes po i vendoste të hapura mbi dyshemene e një dhome, të cilën po e bënte gati për ta lyer me bojë.

Ahmet Ҫollaku: Kronikë nafte e pashtershme

Mër, 04/26/2017 - 02:40
Komunikoja me të ndjerin, me gjeologun e persekutuar Nuredin Skrapari, pavarësisht se me ‘të nuk kisha pirë kafe dhe nuk isha këmbyer në rrugë më shumë se dy-tre herë. Kështu është jeta, ikën shpejt. Po ja çfarë më shkruan Ai: “Faleminderit Zoti Çollaku që shkruani për naftën dhe naftëtarët tanë heroikë, për ata heronjtë, të dhembshëmit e kohës moniste. Më vjen mire, bilez gëzohem që qenka dikush, juve që do të shkruani për atë kohë që unë e kam quajtur herë “Tragjedia e Inteligjencës së Naftës’’, dhe herë “Gjeologët e naftës para skuadrës së pushkatimit".

Problemi shqiptar - Nga Frank Shkreli

Mar, 04/25/2017 - 01:35
Duket se kombi shqiptar po përshkohet sot nepër njërën prej periudhave më të rrezikshme të historisë së tij. Njoftohet se këtë javë, si edhe herë të tjera më parë gjatë këtyre 25-viteve tranzicion, në Tiranë do të zbresin zyrtarë të lartë evropianë nga Brukseli, në një përpjekje ndërmjetësimi për të zgjidhur atë që të gjithë po i referohen si “ngërçi politik” midis partive të pozitës dhe opozitës dhe klasës politike shqiptare, në përgjithësi.

Ilir Muharremi: A besojnë kosovarët në Zot?

Mar, 04/25/2017 - 01:31
Të gjithë njerëzit jemi të njëllojtë, nuk ekzistojnë mbinjerëzit, njeriu është vetëm njeri, është i barabartë si para të ftohtit ashtu edhe para zjarrit, të gjithë digjemi njëjtë, edhe para Zotit jemi të barabartë. Pse njeriu duhet të besoj në Zot? Zoti ndërroj jetë në gjermani me Nietzschen, pastaj erdhi pasditja më e madhe për njeriun sepse për herë të parë u zëvendësua me Zotin dhe u bë Zot vet ai. Disa u trembën, disave ju dridhen këmbët, pastaj filluan t’ju merren mëndët, kurse në letërsi u hapen gremina të shumta. Por, njeriu ulëriti kundër ferrit.

Peshterasit janë të gjatë, vitalë, elastikë, syshqiponjë, të sojit të bukur...!

Dje, 04/23/2017 - 16:42
Në librin e tij, studimet antropogjeografike Cvijiqi trajton aspekte të rëndësishme të marrëdhënieve mes mjedisit gjeografik me kulturën shpirtërore dhe materiale në Ballkan. Cvijiqi, në vitin 1905 ishte një nga profesorët e parë të rregullt në Universitetin e Beogradit. Në analizat shkencore që u ka bërë veprave të Cvijiq-it, Akademik H. Islami vjen në përfundim se Cvijiqi “ishte joobjektiv, spekulant e konstruktues i konkluzioneve, shovinist e hegjemon”.
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar