Skip to content

Kritika-Dorëshkrim

Përmbajtje e sindakuar Kritika - Doreshkrim
Material
Rifreskimi: 9 orë 50 min më parë

Kristo Zharkalliu: Kusarët duan përsëri pushtetin me dhunë...

Mër, 03/22/2017 - 00:55
Për 26 vite jemi mësuar me ngjarje absurde që po ndodhin në vendin tone, ose më mire në vendin ku ne kemi lindur dhe kemi shpresuar te jetonim. Diktatura e egër dhe lufta e pashëmbëllt të klasave na detyroi-shumë prej nesh të paktën- të braktisnim atë që quanim Atdhe dhe të kërkonim shpëtim dhe një jetë më njerëzore në vendet e perëndimit.

Kongresi Amerikan: Rreziku rus për Shqipërinë dhe mbarë Evropën

Mar, 03/21/2017 - 00:38
Ja, më në fund u zgjua edhe Kongresi Amerikan dhe lëshon alarmin se Rusia putiniste mund të ndërhyjë në zgjedhjet e ardhëshme në Shqipëri dhe në një numër vendesh të tjera evropiane që mbajnë zgjedhjet këtë vit, me qëllim të keq për të ndikuar në rezultatin përfundimtar të tyre dhe në fitoren e kandidatëve ose partive që mbështet Moska për interesat e veta.

Selman Meziu: Porta e dhimbjeve dhe e lotȅve

Pre, 03/17/2017 - 21:49
Mbështetur duart në murin e gjurit, serioz e mendueshëm. Shikimin e kanë hedhur larg e duken sikur kërkojnë përjetësinë. Harku i derës me relieve të skalitura, hije randë e i pa plakshëm. Arti i daltuar me mjeshteri, aty qëndron ball gjërë e i pashëm. Krijuesi shpirt artist, sigurisht nuk jeton ma. Por gjurmët e thella flasin edhe pse koha i ka ngjyrue me të zezën e hapur.

Ismet Azizi: Historia e shqiptarëve që mbrojtën Sanxhakun nga çetnikët

Pre, 03/17/2017 - 01:55
Lufta për mbrojtjen e Pazarit është shprehje e cila ka hyrë në histori si shprehje treguese për zhvillimet luftarake në Sanxhakun e quajtur Sanxhaku i Novi Pazarit, i cili deri në vitin 1912, kur u okupua nga Serbia, ishte pjesë përbërëse e Vilajetit të Kosovës. Në këto luftime, për qëllim të mbrojtjes së popullatës së rrezikuar nga shfarosja, janë ballafaquar trupat e armatosura shqiptare me ato sllave.

Martin Camaj: Malësori bujar dhe evropiani erudit

Mar, 03/14/2017 - 21:53
Në një shkrim me titull: Martin Camaj përherë me ne”, të shkruar më 2010, Ardian Klosi do ta cilësonte Profesorin me origjinë nga Dukagjini, si të “Përzemërt, me një mirësi të kultivuar, kur bashkohej malësori bujar me europianin erudit”. Ismail Kadare e ka quajtur Martin Camajn, “Shkrimtari i Lartësive”, ndërsa ka shkruar se “Ndjesia e parë që provon lexuesi kur hyn në botën letrare të Martin Camajt është ajo e lartësisë”.

Bajram Daklani, heroi i Kryengritjes së Përgjithshme të 1912

Mar, 03/14/2017 - 19:21
Hero emblematik i Kryengritjes së Përgjithshme Kombëtare, shndërruar në monument atdhetarie dhe përjetësuar në piedestalin e historisë, duke ngritur i pari, pas 500 vitesh robërie, më 12 gusht të vitit 1912, Flamurin Shqiptar të fitores, mbi Shkupin e çliruar.
Prijës i pa-harruar popullor dhe luftëtar besnik i Shqipërisë Natyrale me një kronik të trisht flijimi,të cilit iu thurën këngë, mite e legjenda, por u përmend rrallë e shkrua edhe më pak, për të mos thënë fare, dhe atë vetëm në kontest të ngjarjeve e biografive të personaliteteve të tjera historike.

Diana Çuli, mos dil më në publik! - Nga Ilir Hashorva

Mar, 03/14/2017 - 19:07
Përmes Agron Tufës, i cili nuk la të zhvillohej një shfaqje letrare organizuar nga Ministria e Kulturës, kushtuar Diana Çulit, kësaj gruaje që ka dhënë ndihmesën e vet në vrasje njerëzish, u bë e para protestë publike ndaj një figure, përfaqësuese e shumë figurave të tjera, që i shërbyen me mish e me shpirt regjimit komunist, madje segmenteve më kriminale të tij dhe sot, në pas komunizëm, kërkojnë të jenë përsëri në qendër të vëmendjes, në krye të shoqërisë dhe politikës, të përfitojnë prej tyre dhe të japin mësime morali, kulture, lirie e demokracie.

Pëllumb Gorica: Festa që i uron mirëseardhjen pranverës

Mar, 03/14/2017 - 01:27
Nga rrëketë e shekujve kanë gurgulluar e gurgullojnë shumë rite pagane. Këto janë përcjellë, sa në antologjinë gojore popullore, aq edhe në plastikën e lëvisshmërisë së jetës, si një dëshmi e madhe e kulturës së lashtë të një vendi. Dita e Verës është një prej riteve festive të lashta pagane, e cila përkon me çeljen e parë të Pranverës. Ajo hyjnëzon këtë stinë dhe, sipas traditës së mbetur, të ruajtur e përcjellë në trevat shqiptare, veçanërisht në atë të Elbasanit, festohet si Dita e Verës më 14 mars.

Njerëz dhe kohra - Nga Kristo Zharkalliu

Dje, 03/12/2017 - 19:46
Ndoshta nuk do të mirrja mundimin të shkruaja këtë “punim-rrëfimi” sikur të mos isha ndeshur shpesh me sulme barbare nga disa njerëz “të vegjël” që nuk më njohën aspak nga afër. Qëkurse u shthur gardhi me tela me gjëmba dhe shqiptarët kaluan kufijt, u bë një çudi mitologjike: të gjithë sikur pine ujë nga burimi i harresës,dhe nga një çast në tjetrin sikur truri i tyre pësoi një transformim të pabesueshme.

Ndërroi jetë pionerja e arsimit kombëtar në Anë të Malit

Pre, 03/10/2017 - 03:20
Me keqardhje të madhe lexova lajmin sot në portalet vendore të lajmeve të rrethit të Ulqinit, ulqinionline dhe lajmengaulqini, se të ënjtën në mengjes ndërroi jetë mësuesja e parë e atyre anëve, Rrukije Lika Shaba në moshën 73-vjeçare, një ditë pas Ditës Ndërkombëtare të Grave. Ky lajm për vdekjen e parakohshme të mësueses Rrukije më tronditi shumë siç besoj se ka tronditur edhe shumë të afërm të saj, dashamirë, kolegë dhe ish-nxënës të saj siç jam edhe unë, megjithse ishte për një një kohë shumë të shkurtër, në verën e vitit 1964, por që më ka mbetur përgjithmonë në kujtim.

Pëllumb Gorica: Mirënjohje për mësuesin

Mar, 03/07/2017 - 01:21
Ndodh që njerëzit të çfarëdo kategorie qofshin këta, të impenjuar për të ecur me ritmin e kohës, e kthejnë kokën herë pas here prapa për të nderuar e kujtuar me respekt, ata që kanë treguar përkushtim. Sidomos ata që kanë derdhur mund dhe dashuri me profesionin e tyre. Vitet ikin, por në kujtesë mbetet respekti për mësuesit që mbollën dijen.

Selman Meziu: Trieshi i Malsise dhe mendimi i Anton Pllumajt

Mar, 03/07/2017 - 01:10
Një komb që u përgjak e u coptua nga shtërngatat e kohërave. Një truall që priti me shigjeta, shpata e pushkë, pushtues shkatrrimtar, zjarrëvënës të shtëpive, kasolleve me blektori e pasuri deri edhe therës me thika të fëmijëve në djepat e drunjt. Gjaku i bijëve e bijave të këtij kombi skuqi lumenj, përrenj e ujiti pemët, drurët e barin për tu rezistuar kohërave e dëshmuar krimet mbi këtë popull krenar por në paksim të vazhdueshëm.

Frank Shkreli: Mesazhi i Luigj Gurakuqit në përvjetorin e vrasjes

Pre, 03/03/2017 - 21:09
Ja edhe një përvjetor i një atdhetari të madh dhe njërit prej figurave më të shquara të historisë së kombit shqiptar – Luigj Gurakuqit (19 Shkurt 1879 -02 Mars 1925) -- “vjen e shkon”, siç duket ashtu si në të kaluarën, pa e përmend kush dhe pa u kujtuar nga askush, madje as në përvjetorin e vrasjes të tij.

Anton Mazreku shkrimtar i mbetur në rrugë? - Nga Skifter Këlliçi

Pre, 03/03/2017 - 21:03
Aty nga mesi i viteve ’50 të shekullit të kaluar, gjatë një takimi letrarësh, një poet, asokohe nga më më të mirët e realizmit socialist, u shpreh se Anton Mazreku, (1908-1969), i njohur deri atëherë dhe më pas nga i madh dhe i vogël për komentet aq emocionuse që u bënte ndeshjve të futbollit nga mikrofonët e Radio Tiranës, ishte “shkrimtar I mbetur në rrugë”.

Frank Shkreli: Fjalimi optimist i presidentit Donald Trump

Enj, 03/02/2017 - 01:56
Të marten mbrëma, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald trump mbajti fjalimin e tij të parë, në një sesion të përbashkët të dy dhomave të Kongresit amerikan. Me një ton të ri optimizmi, ai e quajti fjalimin e vet, një mesazh të fuqishëm uniteti dhe një mesazh nga zemëra. “Ne mund të jemi një vend i përçarë në lidhje me politikat që duhet të ndjekim, por jemi një vend i bashkuar kundër urrejtjes dhe të keqës, në të gjitha format e tyre.”

Frank Shkreli: Siguria e gazetarëve në agjendën e OKB-s

Mar, 02/28/2017 - 01:32
Përfaqsuesit më të lartë të dy organizatave më të njohura botërore për mbrojtjen e të drejtave dhe të punës së gazetarëve, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Organizatës “Korrespondentët pa Kufij”, Christophe Deloire dhe Drejtori Ekzekutiv i “Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve”, Joel Simon janë takuar javën që kaloi me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres për të biseduar mbi sigurinë e gazetarëve anë e mbanë botës.

Anton Mazreku, futbolli, pena dhe mikrofoni - Nga Skifter Këlliçi

Sht, 02/25/2017 - 23:47
Të paktë janë ata që mund të dinë se publicisti dhe komentatori i shquar sportiv, Anton Mazreku, ishte me origjinë nga Kosova. Për të shuar kurrershtjen e lexuesve ,vecanërisht lexuesve kosovarë të gazetës, u ofroj të lexojnë shkrimin e mëposhtëm, i cili dëshmon njëkohësisht për dramën që pësoi ky personalitet i shquar nga regjimi komunist.

Frank Shkreli: 100 - vjetori i lindjes së presidentit Xhon F. Kenedi

Pre, 02/24/2017 - 02:24
Ky vit shënon 100-vjetorin e lindjes të Presidentit të 35-të të Shteteve të Bashkuara, Xhon F. Kenedi (Maj 29, 1917 – Nëntor 22, 1963). Ky përvjetor po shënohet me aktivitete të shumëta gjatë gjithë këtij viti, të cilat kanë filluar tanimë anë e mbanë Shteteve të Bashkuara, përfshirë shtetin Massaçusets prej ku rrjedhë familja Kenedi, e deri tek nivelet e enteve të qeverisë federale, me qëllim për të kujtuar jetën dhe veprimtarinë e presidentit më të ri që është zgjedhur ndonjëherë në Shëpinë e Bardhë.

Frank Shkreli: Aktualiteti i fjalëve të Sami Frashërit

Mër, 02/22/2017 - 00:59
Këtu në Shtetet e Bashkuara, e hëna e tretë e shkurtit festohet çdo vit si Dita e Presidentëve, ditë që shënon kujtimin e ditëlindjeve të baballarëve të kombit, Xhorxh Uashingtonit dhe Abraham Linkolnit. Është një ditë festë për amerikanët, për të përkujtuar kontributin e tyre në themelimin dhe në ruajtjen e unitetit kombëtar, por njëkohsisht është edhe një ditë për të pasqyruar dhe për t’u kujtuar brezave të sotëm dhe të ardhëshëm amerikanë, trashëgiminë e vlerave të tyre, si njerëz dhe si patriotë të këtij vendi.

Rahiq: Kraleva ishte e shqiptarëve dhe boshnjakëve! - Nga Ismet Azizi

Hën, 02/20/2017 - 21:13
Karanovci (Kraleva e sotme) para hyrjes së ushtrisë serbe të udhëhequr nga Karagjorgje Petroviq, kishte më shumë se 2.000 ushtarë të armatosur. Përndryshe, në këtë kasaba ishte selia e nahisë së Pozhegës dhe kishte rreth 700 shtëpi me kopshte të bukura, të gjerë me plot lule dhe fruta. Në periudhën parakryengritjes ishte një vendbanim me rreth 4.000 banorë, dhe mbi 90% e banuar nga boshnjakë dhe shqiptarët.
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar