Skip to content

Kritika-Dorëshkrim

Përmbajtje e sindakuar Kritika - Doreshkrim
Material
Rifreskimi: 2 ditë 22 orë më parë

Frank Shkreli: Pasojat e tërheqjes amerikane nga roli ndërkombëtar

Mër, 01/04/2017 - 00:49
Në më pak se dy javë e gjysëm, pas dy mandateve, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama i dorëzon çelsat e Shtëpisë së Bardhë Presidentit të zgjedhur, Donald Trump. Politika e jashtëme amerikane dhe roli i Shteteve të Bashkuara në arenën ndërkombëtare në përgjithësi dhe politika e jashtme e administratës së Presidentit Obama gjatë 8-viteve të fundit, në veçanti -- ishte subjekt i debateve të ashpëra gjatë fushatës elektorale për president të SHBA-ave, gjatë vitit të kaluar.

Selman Meziu: Pylltaria nȅn kthetrat e kanabis

Enj, 12/29/2016 - 17:28
E pabesueshme që një bimë barishtore me cikël biologjik vetëm një vjeçar, të fut nën kthetrat e veta ahishtet shtatëlarta të luginës së Vermoshit, pyjet e paarritshme të Bjeshkëve të Oroshit, pishnajat e pafundme të Munellës e Kaçinarit të Mirditës, të madhështive ahishte të Bizës së Martaneshit e të Stravajve të Librazhdit, pishnajave të pafundme të Ballabanovës e Shele Gurit e bredhishten e Hotovës të Përmetit?

Vushtrria dhe festat - Nga Bahri Bivolaku

Enj, 12/29/2016 - 17:04
Në vitin 1941 jepeshin dhjetëra shfaqje teatrale, gjersa dhjetë vite më vonë, në sallën e kinemasë kremtohej Viti i ri në formë të organizuar, me pjesëmarrje të rreth treqind të rinjve e të rejave nga Vushtrria.
Nastradini thotë qyrku e bën njeriun e jo njeriu qyrkun, gjersa një fjalë tjetër e urtë, thotë se veshja nuk e bën murgun. Dikur qyrkun e bënte njeriu me dije, ndershmëri e punë, gjersa sot nuk e di por ka shumë zëra që thonë se rrobat e shtrenjta tregojnë gjithçka e jo vetitë tjera si vlera njerëzore, organizimi etj.

Dorina Kuqo: Lufta shkatërron humanizmin

Mër, 12/28/2016 - 23:55
Në ditët festive të dhjetorit, do të doja që humanizmi të ndriçonte më shumë sesa dritat e një qyteti. Fjala "terroristë" që tingëllon keq dhe vret veshin sa herë që hap televizorin, tregon se çdo ditë e më shumë po shkatërrohet humanizmi. Të jesh human do të thotë të duash njerëzoren dhe ta respektosh atë brenda kufijve të lirisë. Fundja kjo është ajo që na dallon nga kafshët.

''E shpejta si era'' - Nga Përparim Hysi

Mër, 12/21/2016 - 23:11
Së pari, ky shkrim i shkruar nga unë enkas për "Mjeshtren e parë të Sportit, për femra", SOFIE MEÇON, do ishte krejt i mangët, pa ndihmën e gazetarit veteran, Besnik Dizdari, i cili, ekspres, iu përgjigj telefonatës sime dhe më dërgoi, rekordet që ka thyer, SOFIE MEÇO, në atletikë, kryesisht, në korsinë e vrapimeve. Pa dyshim, e falenderoj këtë gazetar kaq me vlerë dhe e ndjej veten disi si "borxhëli".

Ismet Hajrullahu: Reformat në arsim - Domosdoshmëri e kohës

Pre, 12/16/2016 - 19:11
Rezultatet e testit ndërkombetar PISA në fushën e arsimit, treguan mangësitë dhe dobësitë e shumta të sistemit tonë arsimor dhe në të njëjtën kohë treguan qartë, se sa urgjente është bërja e reformave të thella në arsim.
Duke e parë në këndvështrimin e një intelektuali, qytetari, e prindi, vërtet ndihesh i pashpresë për një shkollim cilësor të fëmijëve në institucionet tona shkollore, pothuajse në të gjitha nivelet.

Skënder Tena skulptori i parë i Vlorës

Enj, 12/15/2016 - 21:40
Skënder Tena është skulptori i parë i Vlorës. Në vitet 1960, kur u shfaq ai, nuk ka pasur të tjerë. Më vonë u formuan dhe zhvilluan talentin e tyre skulptorë si Zeqir Alizoti, Ilia Doko, Bujar Elmazi etj. Skulptori Skënder Tena ka një veprimtari të bollshme me nivel të lartë etiko – artistik. Në vitin 1982 është vlerësuar me çmim të parë nga Galeria e Arteve dhe Seksioni i Kulturës, Vlorë për veprën me titull “Kur zbrite nga Drashovica” – kompozim në skulpturë.

Njoftim shumë me vend nga Arkipeshkvia Tiranë-Durrës

Enj, 12/15/2016 - 21:29
Çdo vit gjatë 25-viteve të fundit për Krishtlindje, për Pashkë dhe për Bajram, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, politikanët në detyrë dhe ata në rezervë rreshtohen para qendrave fetare për tu takuar me udhëheqësit fetarë shqiptarë me qellim për tu uruar festat. Ishte kjo një pamje e përvjetshme që nuk e kuptoja, madje kishte raste që asnjëra palë nuk dukeshin shumë të kënaqura nga ato takime. Ndoshta edhe dukej më shumë si një detyrë që duhej bërë.

Frank Shkreli: Një vit pa Imzot Rrok Mirditën

Hën, 12/12/2016 - 00:03
Ja u mbush viti kur u përhap lajmi pikëllues se Arkipeshkvi i Metropolitanës Tiranë – Durrës, Monsinjor Rrok Mirdita kishte ndërruar jetë pas një operaconi të rëndë në zemër. Ishte një vdekje e parakohëshme dhe e pa pritur që shkaktoi hidhërim të thellë në radhët e të gjithë atyre që e kishin njohur atë, jo vetëm në radhët e komunitetit shqiptaro-amerikan ku kishte shërbyer me përkushtim për pothuaj 30-vjetë -- para se të emërohej nga Papa Gjon Pali i Dytë në vitin 1992 Arkipeshkëv i Durrës

Dr. Selman Meziu: Mȅ dhimbseni sa s’ka, nȅna!

Enj, 12/08/2016 - 21:56
Shpirti mu coptua. Trupi befas u pushtua nga të dridhura të ftohta. Zemra ngadalsoi tik – taket, papritur. Koka mu përkul sa nuk u përplas për tokë nga turpi. Faqet u maviosën me njolla të zeza formëshumta.
Turpin vallë si ta fshihja? Kur dy nëna të ngarkuara si mushka mu çfaqën.

Sami Repishti: Lotë-lavdi e lumnim

Enj, 12/08/2016 - 21:44
Kohët e fundit më ka mbërrijtur libri me titull: Lotë-Lavdi e Lumnim, i Autorit, Profesorit, Mbrojtësit të të Drejtave të Njeriut, Aktivistit të palodhur të komunitetit shqiptaro-amerikan për çështjet kombëtare dhe ish-të burgosurit të regjimit komunist të Enver Hoxhës, Z. Sami Repishtit. Libri, që Profesori i nderuar dhe miku dhe kolegu i shtrenjtë pati mirësinë të më dërgonte, është botuar kohët e fundit nga “Botimet Françeskane” në Shkodër, me rastin e ceremonisë së Lumnimit të 38 martirëve të klerit katolik shqiptar, më 5 nëntor, 2016.

250-vjet liri shtypi - Nga Frank Shkreli

Mar, 12/06/2016 - 20:51
Kur flasim për historinë e lirisë së fjalës në botë, zakonisht mendojmë për lirinë e shtypit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku liria e shtypit mbrohet nga artikulli i parë i Kushtetutës së vitit 1791 të këtij vendi, së bashku me liritë e tjera themelore të njeriut. Historikisht, mbrojtja e fjalës së lirë është përmendur edhe më heret, pikërisht në Magna Kartën britanike të vitit 1215 dhe në kohërat më moderne, në vitin 1948, Organizata e Kombeve të Bashkuara njohu zyrtarisht lirinë e fjalës si një e drejtë e njeriut, përfshirë në Deklaratën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, nënshkruar nga të gjitha vendet anëtare të organizatës botërore.

Falë Trump, lufta III botërore këtë rradhë ndoshta mes dy Amerikave

Hën, 12/05/2016 - 19:03
Duket se Trump synon kapitalizmin e egër klasik, metodë qeverisje që solli dy luftrat botërore në Europën e shekullit të kaluar, dhe fatkeqësisht shkatërrimin e saj tragjik. Shumë e kanë krahasuar z. Trump me Musolinin e Hitlerin. Edhe ata de facto e patën marrë pushtetin me zgjedhje të lira. Edhe ata fillimisht synuan komunitetet e tjera etnike.
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar