Skip to content

Kritika-Dorëshkrim

Përmbajtje e sindakuar Kritika - Doreshkrim
Material
Rifreskimi: 6 orë 29 min më parë

Ilir Muharremi: Newborn në NO Walls

Hën, 02/20/2017 - 21:04
Shumë mure e ndajnë planetin tokë, veçanërisht ai mes të paditurve dhe të diturve, mes të çmendurve dhe normalëve, mes artistëve dhe jo artistëve, mes gënjeshtarëve dhe të sinqertëve, mes vrasësve dhe atyre që vuajnë, racistëve dhe jo racistëve.
Asnjëherë, nuk do t’i shembin, por të paktën artistët përmes këngës, pikturës, filmit, dramës duhet të afirmojnë shembjen e mureve.

Selman Meziu: Shfarosja e pyllit të Topovës

Dje, 02/19/2017 - 18:49
Fshati Topova shtrihet në luginën e Zagories në drejtimin lindor të qytetit të Gjirokastrës. Me një histori të lashtë, njerëz me kulturë, punëtor, bujq e blektor të shkëlqyer, por që mjerisht jo vetem që është lënë në harresë të plotë e pas krahëve por edhe të vetmin pyllin e saj, po e shkatërrojn barbarisht. Një ngjarje e dhimbshme për sot dhe për brezat që do të vijnë.

NATO mbetet gurthemeli i mbrojtjes së vlerave perëndimore

Sht, 02/18/2017 - 04:14
Në kryeqëndrën e Aleancës së Atlantikut Verior, NATO në Bruksel u mbajtë këtë javë mbledhja e ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare për të biseduar mbi angazhimin e aleancës perëndimore në luftën kundër të ashtuquajturit “shtet islamik”, në Irak dhe në Siri. Për herë të parë në një takim të tillë, mori pjesë edhe Sekretari i ri Amerikan i Mbrojtjes në administratën e Presidentit Donald Trump, Xhim Mattis. Zyra e shtypit e Pentagonit njoftoi se gjatë takimit të tij me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, para se të fillonte takimi i NATO-s me dyerë të mbyllura, Sekretari i ri Amerikan i Mbrojtjes nënvijoi rëndësinë e aleancës perëndimore.

Frank Shkreli: Me 15 shkurt 1909 lindi gazeta ''Dielli''

Pre, 02/17/2017 - 01:50
108 vjetë më parë, ekzaktërisht me 15 Shkurt, 1909 doli në Boston të Shteteve të Bashkuara numri i parë i gazetës Dielli, organ i Organizatës Panshqiptare Vatra, gazetë që edhe sot botohet rregullisht në internet dhe njëherë në muaj del në versionin e printuar, duke përmbledhur në ‘të artikujt dhe veprimtaritë më të dalluara mujore të organizatës Vatra.

Tcvetan Todorov dhe “Lulja e diellit” e Simon Vizentalit

Mër, 02/15/2017 - 23:59
“Lulja e Diellit” është një tregim gjysmë autobiografik i Simon Vizentalit, i atij që, si asnjë tjetër, ndoqi pas lufte kriminelë nazistë të fshehur kudo nëpër botë dhe ia dha drejtësisë. Është shkruar jo thjesht për të treguar një ngjarje makabre, por edhe për të hapur një diskutim të gjerë mbi krimin, ndëshkimin apo mundësinë e faljes së kriminelëve politikë dhe ideologjikë, apo kriminelëve në përgjithësi.

Skifter Këlliçi: Këndvështrim jo realist i filmit turk 'Fetih 1453'

Mër, 02/15/2017 - 02:52
Që në vitin shkollor 1949-50, kur isha nxënës i klasës së 6-të, nga mësimi i historisë së Mesjetës, Veç te tjerash mbaj mend këto data: pushtimin e Kostandinopolit nga pushtuesit otomanë dhe rënien e perandorisë bizantine, më 1453, vdekjen e Gjergj Kastriotit, Skëndërbeu, më 1468, rënien e Krujës në duart e pushtuesve turq, të prira nga sulltan Mehmeti II, më 1478 dhe zbulimin i Amerikës nga Kristofor Kolombi, më 1492.

Mexhit Prençi: Mesazhe inkandeshente te Kadri Roshit

Mër, 02/15/2017 - 00:37
Në 10-vjetorin përkujtimor, të artistit të lartësisë Kadri Roshi,, më 6 shkurt 2017 ora 19 u shfaq në Teatrin Kombëtar premiera e filmit “Butrint i gjallë” i kineastit dhe poetit Petrit Ruka.
Kryeherës theksoj se thjeshtësia dhe realizmi që përshkojnë filmin shprehin me gjuhë filmike jetën dhe veprimtarinë artistike të mjeshtrit të skenës së teatrit dhe filmit shqiptar Kadri Roshi.. Ky këndvështtim regjisorial ëshë qasja e duhur që i ka siguruar autorit suksesin e merituar.

Kristo Zharkalliu: Përrallat që bëjnë qesharakë viktimat e diktaturës

Mër, 02/15/2017 - 00:08
Kanë kaluar 26 vjet qëkurse u shëmb diktatura dhe nuk kalon ditë që në faqet e gazetave shqiptare të mos gjesh rrëfime për masakrat dhe terrorin e asaj kohe. Kjo do të ishte e arsyeshme në se rrëfimet e “gazetarëve” që nuk kanë qënë vetë viktima, të kishin tregime reale nga vetë viktimat. Nuk mund të mos ndiesh dhimbje për M. Kokalarin e cila njohu nga afër terrorin e një sistemit çnjerëzor,por nuk mund të mos habitesh nga ana tjetër pse kaq publikim për një person të vetëm kur dihet se me mijra gra shqiptare njohën internimin dhe izolimin e regjimit pse dikush nga familja e tyre ishte arratisur, ose ishte cilësuar armik i pushtetit.

Frank Shkreli: Mësimet që ofron Rumania

Mar, 02/14/2017 - 00:42
Për dy javë tani në Rumani po vazhdojnë protestat kundër korrupcionit politik në atë vend të anëtar të NATO-s dhe të Bashkimit Europian. ǒprej antarësimit në Bashkimin Evropian në vitin 2007, Brukseli i ka bërë thirrje vazhdimisht Bukureshtit zyrtar që të konsolidonte reformat demokratike dhe të luftonte korrupcionin qeveritar dhe politik, por siç duket jo me shumë sukses.

Ismet Azizi: Çka po fsheh arkeologjia serbe në Sanxhak?

Mar, 02/14/2017 - 00:32
Lugina e lumit Rashka me rrethinën e vet, e cila i takon komunës së Pazarit të Ri, paraqet një ndër hapësirat më interesante Ballkanike për shkencën e historisë së mesjetës. Procesi i kolonizimit të Sllavëve në këtë hapësirë nuk është hulumtuar sa duhet nga historianët tanë. Kolonizimi është bërë në etapa, dhe kolonizimi kryesor është bërë përgjatë luginave të lumenjve. Në fillim të shek. të VII-të Sllavët depërtuan në këto vise, pasi që sundimi i Bizantit gati nuk ekzistonte.

Ilir Hashorva: Komunizmi - Uzurpatori i fesë

Dje, 02/12/2017 - 16:30
Duke filluar me Revolucionin Francez, duke vazhduar me atë komunist e më pas me atë nazist, feja dhe klerikët janë luftuar, por asnjë revolucion nuk e luftoi fenë dhe klerikët aq ashpër dhe aq pa mend sa komunizmi shqiptar.
Ndërsa Gandi përdori fenë në luftën e tij për çlirimin e Indisë dhe emancipimin e indianit, komunizmi shqiptar i mori fesë organizimin dhe disa praktika dhe me to, pasi e shkatërroi atë, ndërtoi sistemin e tij.

Kolec Traboini: Kujt ja shesim ''Zylon'' për disidencë?!

Sht, 02/11/2017 - 16:00
Shkelqimi dhe rënia e shokut Zylo" të Dritëro Agollit e kemi lexuar që në fillim pjesë-pjesë në faqet e revistës “Hosteni”, kur nuk ishte e nuk quhej ende roman, por një satirë nga ato që edhe Qamil Buxheli, Miço Kallamata, Hyskë Borobojka, Dionis Bubani, madje dhe plot të tjerë, bënin me shumicë. Të talleshe me drejtorët e kryetarët e kooperativave të burokratizuar nuk ka qenë ndonjë gjë e ndaluar nga diktatura, përkundrazi stimulohej.

Frank Shkreli: 50-vjetori i një çmendurie kombëtare

Enj, 02/09/2017 - 00:44
Në historinë e kombeve të mëdha e të vogla ndodhin lloj-lloj fatkeqësishë: luftëra, pushtime, fatkeqësi të natyrës, e tjera. Gjysëm shekulli më parë, pikërisht më 6 shkurt të vitit 1967 ndodhi një ngjarje që mund të cilësohet, për nga përmasat dhe pasojat fetare, kombëtare dhe kulturore, si një ditë fatkeqe në historinë moderne të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Hidër Buci: Çfarë kërkonte Pashai i Jugut në Athinë?!

Enj, 02/09/2017 - 00:41
Ditët e fundit mbërriti në Athinë z. Koço Kokëdhima, Pashai i Jugut dhe foli fjalë shumë të bukura, por fjalët ne emigrantëve në një vesh na hyjnë e në tjetrin na dalin, se jemi lodhur me premtime të kota dhe me lugë bosh tash një cerekshekulli demokraci eksperimentale dhe kaotike. Kërkesat tona adresuar politikës, sidomos për ne që jetojmë e punojmë në Greqi kanë qenë të vazhdueshme, ju të dashur politikanë vetëm tani në prag të hapjes së fushatës elektorale kujtoheni për ne dhe ua nisni premtimeve prej fillimit.

Kritikuesve të ASHAK-ut

Mar, 02/07/2017 - 18:42
Ky popull asnjëherë nuk është mësuar të luaj, ose të bartë barrën me mund përpjetë, gjithnjë lozë nën petkun e gjykatësit ose mësuesit, është lakmitarë i sëmurë pas lartësisë dhe pushtetit. Por, çfarë ofron për pushtetin? Hipokrizi, vjedhje, mashtrim dhe që nga pellazgët e Ilirët jemi mbushur me kusari, morale fallco dhe shëmti njerëzore. Popull i mbushur plot mllefe, xhelozi, pesëdhjetë njolla ngjyrash bartë mbi fytyrë e gjymtyrë, janë të stisur me ngjyra dhe gjethe artificiale.

Frank Shkreli: Politika e jashtme amerikane dhe shqiptarët

Mar, 02/07/2017 - 03:13
Zgjedhjet e fundit për president në Shtetet e Bashkuara shkaktuan debate të ashpra jo vetëm midis kandidatëve të dy partive kryesore të këtij vendi, republikanit Donald Trump dhe demokrates Hillary Clinton, por edhe në radhët e mbështetsve të tyre – debate që shpesh ishin dhe vazhdojnë të jenë përçarse -- mbi politikat e mbrendshme dhe të jashtme që duhet të ndjekin Shtetet e Bashkuara.

Dritëro Agolli: Njeriu, miku, shkrimtari… - Nga Kristo Zharkalliu

Dje, 02/05/2017 - 16:55
Një ditë, aty nga viti 1993, më merr telefon Albert Zholi, aktivisti i njohur i emigracionit në Greqi të asaj kohe dhe më thotë: “Ka ardhur në Athinë shkrimtari Dritëro Agolli dhe dëshiron të takohet me ty!” Ishte,jo vetëm e papritur për mua por edhe e paimagjinueshëm që shkrimtari i njohur shqiptar të kërkonte të takohej me mua,emigrant i herëshëm ish i “arratisuri” ish “armiku i popullit!” Njihja mjaft gjëra për Dritëro Agollin se ai ishte një nga shkrimtarët më të njohur të Shqipërisë komuniste.

Njeriu ka nevojȅ... - Nga Dr. Selman Meziu

Dje, 02/05/2017 - 02:35
Isha mjaft i ri, pothuajse buzët me qumësht. Kisha mësuar të lidh shkronjat njëra me tjetrën. Por të formoja vetëm fjali. Jo, poezia me rrinte kryeneqe larg meje. Kisha lënë familjen time. Jetoja larg saj, ku hera herës malli lotë dhimbje më kullonte ditë natë, pika pika nga sytë. Por atje ku isha gjeta ngrohtësine e moshës. Vlagën e dashurisë feminore. Fjalën e ammël, ngrotësinë e respektin njerëzor. Ishim shume.

Dritëro Agolli zbuloi thellësinë e mendimit të thjeshtë shqiptar

Pre, 02/03/2017 - 23:22
Krijimtaria letrare e Agollit është plot mendim, mendim të thellë e të sofistikuar, esencë që Ai e morri nga shtresat e thjeshta. Agolli ishte një patriot shqiptar, që, "propogandoi" mendimin e bazes së kombit, dhe zbuloi se e thjeshta është e sofistikuar dhe e bukur, dhe se shqiptarët pavarësisht nivelit të shkollimit janë një popull me mendim të thellë.

Presidenti i BE-së: Trump i rrezikshëm si Rusia, Kina e terrorizmi islamik

Mër, 02/01/2017 - 05:46
Në një letër për 28 vendet anëtare e BE-se, Presidenti i Unionit Europian, Donald Tusk, e konsideron një kërcënim për BE-në Presidentin amerikan Trump, së bashku me Kinën, Rusinë, terrorizmin dhe radikalët islamikë. Z. Tusks shkruan: "Ndryshimi në Washington e ka vënë BE-në në një situatë mjaftë të vështirë; me administratën e re amerikane duket se është vënë në pikëpyetje politika e jashtme amerikane e 70 vjetëve të fundit."
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar