Skip to content

Kritika deja-vu

Përmbajtje e sindakuar Kritika deja-vu
Realitet 2017
Rifreskimi: 12 javë 6 ditë më parë

Nxisni njerëzit të dalin në votime, do pësoni si Hillary që fitoi vetëm sondazhet

Pre, 06/23/2017 - 16:20
Reklama e fundit zgjedhore e presidentit francez Macron ishte pikërisht një video që tregonte entuziazmin e kampit të Hillay Clinton në SHBA para zgjedhjeve, tepër të sigurtë për fitore, sepse kështu tregonin sondazhet. Por dihet ç'ndodhi. Mbështetur në këtë video, Macron nxiste votuesit të dilnin në votime, mos i varnin shume shpresat te sondazhet.

Unë s'e dua Ramën, tha, por jam i detyruar ta votoj

Mër, 06/21/2017 - 15:18
Në një ditë të nxehtë në Tiranë, kur s'ka rënë pikë shiu që kur kam ardhur nga jashtë, një muaj tashmë, ndërsa po bëhesha gati të merrja në këmbë Sheshin Skënderbej, vendosa të ulem për pak minuta në stolat nën hije para Pallatit të Kulturës. U ul gjithashtu dhe një burrë në moshë, të cilin e pyeta për kë do votonte.

Rama spontan por vetvetja, Basha i kalkuluar por fallco, Meta...

Mar, 06/20/2017 - 18:47
Për titullin e këtij shkrimi u inspirova nga një votues i pavendosur që takova sot në Pazar të Ri (meqë ra fjala, Bashkia ka bërë punë të këndshme në Pazarin e Ri). Ky individ s'kishte vendosur akoma për kë do votonte, dhe kur e pyeta pse, më tha: "Rama është gomar, Basha skile, Meta gjarpër, më thuaj kujt t'ja jap votën"?

Nëse koalicion Rama-Basha, $50 miliardë kreditime që 4 vitet e para

Hën, 06/19/2017 - 14:51
Shqipëria është në prag të zhvillimeve gjigande, që do i ndryshojnë faqen vendit si kurrë në qindra vjet. Por, kërkohen garanci politike, mbi të gjitha stabilitet afatgjatë në qeverisje. Vendi është shumë keq, është turpi i Europës, dhe natyrisht kjo situatë s'mund të tolerohet më. Është jo thjesht çështje imazhi (edhe për BE-në), por ka të bëjë edhe me egzistencencën e vetë BE-së (mos harrojmë se në qendër të BREXIT ishte Shqipëria skandaloze).

Shqipëria vendi ku shqiptarët jetojnë më keq, e më të diskriminuarit

Dje, 06/18/2017 - 08:39
Edhe në territoret e pushtuara shqiptarët jetojnë më mirë se në Shqipëri, pa diskutuar shqiptarët e emigruar në Perëndim që janë si nata me ditën me ta, fjalë për fjalë kështu. Shqiptarët në Shqipëri nuk janë thjesht më të varfërit në botën shqiptare, por edhe më të prapambeturit, më të keqtrajtuarit, më të mëpërkëmburit, me minimumin e të drejtave të njeriut.

Trump: ''Ups, ngatërrova Bashën me La Bashën nga Meksika''

Sht, 06/17/2017 - 08:02
"Ai dukej si meksikan, fytyrë zbehtë, flokë të zezë të lëpirë pas koke, lyer me xhelatinë, s'eshte faji im. Më thanë pastaj se ky është në opozitë me kundërshtarin tënd. Dhe une s'po mendoja gjë tjetër në atë moment, mes 100 udhëheqësve botërorë kundërshtarë të mij, më ra ndërmend Meksika. Thashë me vete, me këtë do e bëj murin më shpejt, dhe ky do e paguaj, duket ky.

Sot ''falenderova'' Salën! Tiranë-Spille (plazh) 1 orë rrugë, bravo

Enj, 06/15/2017 - 11:53
S'e kam takuar kurrë Sali Berishën, dhe s'kam pse e takoj, por kur dal në rrugë (autostradë), kur jam në Shqipëri, e falenderoj nën zë, thanks o Sale. Imagjinoni, u nisa sot në oren 7:50 të mëngjesit nga Tirana, dhe arrita në plazhin e Spilles (Kavajë) në 8:50, piva kafen e mëngjesit atje. Perfekt.

Basha naiv, takimi me Trump e dëmton në raport me BE

Mër, 06/14/2017 - 19:48
Megjithëse takimi me Trump mund të jetë sajuar që Basha të dilte nga çadra, si një manovër e zakonshme amerikane që peshkon lidershipin e vendeve si i yni, Basha duhej ta evitonte para zgjedhjeve. Siç janë gjërat tani në BE, ky takim e dëmton Bashën. Të pretendosh të jesh kartë e Trump në BE-në e sotme, me aq kontradikta mes dy palëve, më e pakta do përballesh me injorim e bllokim nga vendet e Unionit. Bashën as aktualisht s'e takon njeri në BE. Hello!

Meta sulmon banalisht emigrantët!... dhe ky do jetë Presidenti i shqiptarëve?!

Mar, 06/13/2017 - 21:09
Çuditërisht ky njeri, që gjithmonë më kujton thënien e Fishtës: "katundarë o bre burrë, e me ndru shtatë lëkurë, qytetarë s'bahesh kurrë", pra ky individ, se ç'ka ca pikëpamje super-të-habitshme nganjëherë, por meqenëse flet pak, si puna e atyre që s'kanë ç'thonë, kur vendos të hap gojën nxjerr xhevahire të papara.

PS mund të humb Tiranën, punë e keqe e bashkisë socialiste

Hën, 06/12/2017 - 14:34
Unë që vizitoj Shqipërinë një herë në vit i krahasoj gjërat më mirë se vendasit, të cilëve u është mësuar syri me gjendjen. Praktikisht mund të thuhet se Tirana sot është siç e la Basha dy vjet më parë, kur ishte kryebashkiak, madje në disa aspekte ka degradim, sepse s'ka patur investime të reja në infrastrukturë, as mirëmbajtje të ekzistueses. Rrugët s'kanë as kapakë pusetash (si në "97-n), dhe unë si i "huaj", i pamësuar me dhënien e makinës në botën e tretë, më ngeci rrota sot në pusetë. Ç'mizerje.

16 milion eurot e sheshit do modernizonin semaforët ''afrikanë'' të Tiranës

Sht, 06/10/2017 - 19:55
Në çdo qytet perëndimor, një super-investim i tillë, për një shesh, do ndizte super-debate e revolta qytetare, dhe kryebashkiaku mund të procedohej deri penalisht për shpërdorim, por natyrisht jo në Shqipëri, pavarësisht se një shesh i tillë do e bëj pjesën tjetër të Tiranës të duket edhe më të mjerë e më të shëmtuar. Por, imagjinoni, sikur ato para të modernizonin semaforët "afrikanë" të Tiranës, do kishin modernizuar gjithashtu trafikun e saj aq primitiv.

Arkiva - Qeveria Rama-Basha një koalicion qytetar që sjell investime të huaja

Sht, 06/10/2017 - 14:02
Mbi të gjitha do ishte një koalicion i qytetëruar, pa paragjykime rurale për demokracinë e kapitalizmin, që do krijonte shumë stabilitet politik në vend, dhe si rrjedhojë do sadisfaksonte mjaftueshëm kreditorët dhe botën e biznesit të investonin në një Shqipëri me aq pak investime perëndimore dhe me aq shumë papunësi.

Një fushatë shumë e ndritur për këtë vend të uritur

Pre, 06/09/2017 - 12:27
Imitojnë fushatat perëndimore për nga shkëlqimi, por harrojnë se në Perëndim nuk ka defterë me lista buke nëpër dyqane (shitësit po bëjnë rafte bibliotekash me këta defterë). Në këtë aspekt, duket se LSI ka një farë të "drejte" që fokusohet te thasët e miellit e të groshës, sepse fjalimet me premtime bosh e posterat me bojra s'ia mbushin barkun elektoratit të uritur.

Pse nuk e ''vrasin'', pse e lënë të vuaj

Mër, 06/07/2017 - 12:45
Kush jeton në Perëndim e kupton që s'duan, ose duan ta lënë as të gjallë as të vdekur. Perëndimi do e bënte Shqipërinë të shkëlqente në 2-3 vjet, siç bëri fqinjët, por s'do, është evidente që s'do. Të dhëmb shpirti kur e sheh, vendi lëngon seriozisht, njerëzit vuajnë keq, fatalisht keq. Jo thjesht shumica, por edhe pakica në pushtet, atë destinim ka, thith të njëjtin ajër të infektuar, mbijeton në të njëjtat "qytete" gërmadha "zonë lufte".

Rama gabon, Basha do bëj koalicion me LSI

Mar, 06/06/2017 - 10:53
Basha e Vasili janë njerëzit e Rusisë në Shqipëri, kjo gjë dallohej që përtej Atlantikut. Basha doli pothuajse hapur kur në pikun e gjërave bëri atë takim e foto te debatueshme me ambasadorin rus në Tiranë, duke nënkuptuar shumë. Petrit Vasili mund të jetë ftuar në inagurimin e Trump nga linja ruse brenda fushatës së tij, linjë që sot është nën hetim nga FBI atje.

Pluhur bie në Tiranë... Në mëshirë të shiut, u qelbëm

Hën, 06/05/2017 - 12:07
Mendova se ardhja në Shqipëri këtë muaj zgjedhjesh do ishte plot me shirita inagurimi, sinqerisht, apo më e pakta, me mirëmbajtje e shkëlqim të ambienteve publike, rrugëve, trotuareve, kontenierëve të plehrave... Por jo, këtu çdo gjë po shkërmoqet si në ato baladat arabe me pluhur e rërë që përpijnë qytete e vende të tëra.

Medias majmune të Tiranës, Ilir Meta s'quhet ''president i zgjedhur''

Dje, 06/04/2017 - 06:12
Nejse, kur sheh këtë farë Shqipërie pupupu, s'duhet patur shumë pretendime as për komentet e definacionet jo-profesionale të medias së Tiranës. Gjithsesi të habit fakti pse kopjojnë kaq pa sens terminologjinë amerikane për zgjedhjet presidenciale? Në SHBA presidenti i sapo zgjedhur etiketohet "president i zgjedhur" për ta dalluar atë nga presidenti akoma në detyrë, dhe ky titull nuk është informal (as lojë fjalësh), por i rregulluar me ligj.

Qershor, plazhet shqiptare si nën Enverin, bosh nga turistët

Sht, 06/03/2017 - 11:37
Kur je në Shqipëri, një nga gjërat që natyrshëm të josh është plazhi. Në një ditë të nxehtë qershori në Tiranë, mes pluhurit skandaloz të rrugës dhe erës së qelbur të fekaleve e plehrave, morra rrugën për në Gjirin e Lalzit, një plazh rreth 1 orë larg Tiranës.

Basha në të shkuarën s'ka treguar nuhatje në përzgjedhje

Pre, 06/02/2017 - 16:50
Uroj që fushata e hershme e Bashës, e nisur që më 18 shkurt me çadrën, të ketë krijuar një ide më korrekte (më me këmbë në tokë), për preferencat - mos/preferencat e elektoratit shqiptar, pasi fakt është se Basha në të shkuarën ka gabuar në seleksionimin e kandidatëve, duke nënkuptuar mungesë nuhatje (instikti).

Fushatë perverte - Kandidatët në pazar për ''tutorët''

Enj, 06/01/2017 - 05:51
Kandidatët për deputetë duhet të flasin për arritjet e tyre personale, të shpalosin integritetin e personalitetin e tyre, jo të kryetarit, siç ndodh në fushatën shqiptare. Të premtojnë çfarë ata/ato personalisht do bëjnë për votuesit, jo çfarë "tutori" i tyre do bëj. Të vjetër e të rinjë kandidatë, burra, gra, vajza, djem s'thonë asgjë për vete, kulmi, laj-thaj çfarë do bëj kryetari... Perverte.
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar