Skip to content

Kritika deja-vu

Përmbajtje e sindakuar Kritika deja-vu
Realitet 2017
Rifreskimi: 20 orë 14 sek më parë

Lulzi Basha(r), të dogjën!

Mar, 03/07/2017 - 01:46
Megjithëse në pamje të parë duket se të dogjën për Vettingun, përsëri mbetet e paqartë kush të dogji, dhe nëse me të vërtetë të dogjën ekzaktësisht për Vettingun?! Fakti që ti etiketove "bullshit" (bajgë) përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherin, gjatë vizitës së saj në Tiranë, e bën më të komplikuar konkluzionin, sepse tashmë nuk kuptohet nëse të bënë kurban për Vettingun, apo për BE-n, për të devijuar rrugën e Shqipërisë drejt Unionit. Pyetja tani është kush janë ata që të dogjën?

Çadra të qëndroj sa më gjatë, të vuajnë, të tresin dhjamin të korruptuarit

Sht, 03/04/2017 - 18:16
Motoja e çadrës është: "Të korruptuar hajde mblidhuni këtu-këtu, nën çadrën e korrupsionit".
Tani është evidente se PD s'do të bashkëpunoj për Vettingun, është vënë në mbrojtje të korruptuarve, dhe Vettingu ndoshta do kompletohet pas zgjedhjeve të qershorit, në parlamentin post-18 qershor. Kjo do të thotë se fushata elektorale e zgjedhjeve të këtij viti do fokusohet 100% te Vettingu, do jetë një ndeshje e ashpër mes të ndershmëve e të korruptuarve.

Maqedonia e lajmeve të rreme të hackerave rus tymos kontenierët e plehrave

Sht, 03/04/2017 - 01:08
Maqedonia, ky vend në rrënie të lirë, por dhe një vegël e rrezikshme e Rusisë, që u bë qendër e lajmeve të rreme (fake news) të hackerave rus gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA, tymos një tjetër lajm të tillë, këtë rradhë kundër Shqipërisë. Nuk është rastësi që kjo ndodh në atmosferën e përgjithshme anti-shqiptare që kjo mbeturinë e ish-Jugosllavisë së Ballkanit të vjetër ka ndërmarë këto ditë.

Parlamenti shqiptar të mblidhet për Maqedoninë, mos zhgryen në çadër

Enj, 03/02/2017 - 02:05
Maqedonia po ri-ndez luftën në Ballkan, një konflikt të pastër etnik, kundër shqiptarëve. Për çfarë tjetër duhet të mblidhet me urgjencë Parlamenti shqiptar, se për këtë situatë? Maqedonia, ky shtet i sajuar, që me ç'duket është në ditët e fundit të ekzistencës, pas disa krizave sistematike qeveritare këto vite, që s'po gjejnë qetësi, duket se tani e ka përshkallëzuar situatën, po përfshin faktorin etnik në konflikt, dhe kjo sjell direkt luftë.

Basha krijon lëvizjen KURVA (Korruptuarit United Rezistojnë Vettingun në Albania)

Mar, 02/28/2017 - 02:49
Pavarësisht se tingëllon me profesionin më të vjetër në botë, Basha e quan lëvizje të re politike. KURVA (Korruptuarit United Rezistojnë Vettingun në Albania) është një përshkrim korrekt i asaj që Basha - Meta po përpiqen të bëjnë de facto. Jetojmë në një kohë me aq info, saqë vështirë se ky brez i sotëm shqiptarësh do gëlltisë MAGA-n. Edhe bufi e kupton që çadra në bulevard është një rezistencë e drejtëpërdrejtë, flakë-për-flakë, e Vettingut, bën muuuuu e meeee.

Ministria e Drejtësisë nga Ylli Magjari te Petrit Kozma Vasali, ç'katastrofë

Hën, 02/27/2017 - 01:51
Injoranti i ligjit Vasili harron se jeton totalisht në një vend me "sovranitet të kufizuar" si Shqipëria, ku gati gjysma e popullsisë është me dy shtetësi për shkak të emigracionit. Jeton në Shqipërinë anëtare të NATO-s, dhe kjo do të thotë "sovranitet i kufizuar" gjithashtu. Jeton në vendin që kërkon (lutet) të bëhet anëtare e BE-së, dhe kjo sjell automatikisht "sovranitet të kufizuar". Koncepti i Vasilit (Metës) për sovranitetin është ai diktaturës së izoluar të Hoxhës.

Në çadër po gërmojnë tunel të hynë në Kryeministri (10 shakatë e ditës)

Dje, 02/26/2017 - 01:31
1 - U bë një javë që çadra e PD-s është në bulevard. E dini nga erdhi kjo çadër? Është çadra që Ilir Meta ka para vilës në Gjirin e Lalëzit, ose siç Meta e quan ndryshe, Cicja e Lalëzit.

Çadrën në bulevard sikur e ka kurdisur Rama, aq mirë po punon për të

Sht, 02/25/2017 - 03:36
Një protestë me nota anti-BE, anti-SHBA, anti-Vetting... PD ose ka shkalluar, ose menaxhohet nga Rama. As në ëndrrën më romantike Ramës s'do i kishte shkuar ndërmend, që, BE ta shikonte atë si të vetmin faktor politik që mund të bisedohet në Shqipëri, përballë një PD-je që as pranon të takohet me përfaqësuesit e Unionit. Agresiviteti i PD-s ndaj BE-s ka shkuar aq larg, saqë Rama e shfrytëzoi këtë përsëri (shtoi rojet ndaj ambasadores së BE-s në Shqipëri, zj. Vllahutin nga Kroacia mike), për të ndriçuar më shumë imazhin tashmë të vetë-rrënuar të PD-s.

Meqenëse PD po vetë-flijohet, do krijohet parti e re e djathtë, ose...

Enj, 02/23/2017 - 04:13
... ose, individë me pikëpamje konservatore do kandidojnë si të pavarur në zonat elektorale ku do bojkotoj PD. Ky është një shans i mirë politik, që vjen në përputhje me frymën e re elektorale në Europë, kundër të ashtuquajturave parti tradicionale. Sot koha është e tillë, që nëse ti tërhiqesh (qofte dhe për budallëk si PD), vendin ta zënë me shpejtësi të tjerët, madje kjo rekomandohet si strategji e re për të amortizuar pakënaqësinë në rritje ndaj klasës së vjetër politike.

''Kompania 4000'' nuk shkrepi një pushkë, ishte propogandë, o Pres(h)ident

Mër, 02/22/2017 - 17:36
Si mund të dekorohet me urdhërin më të lartë të shtetit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, një kompani që kurrë s'shkrepi një pushkë, madje nuk dihet a ka ekzistuar, mund të ketë qenë totalisht trill i CIA-s për të influencuar regjimin komunist shqiptar. Të ashtuquajturat kompani fantazëm ishin strategji të njohura të Luftës së Ftohtë, të njërës apo tjetrës palë. Edhe komunistët shqiptarë bënin "lojra" të tilla për të çorientuar kundërshtarët.

Sale, leje Bashën rehat, leje të hyjë në zgjedhje, të konkurroj si burrë

Mër, 02/22/2017 - 01:05
Supozohej të ishte koha e Bashës në krye të PD-s, të dominonte filozofia e këndvështrimi i tij politik në parti, ashtu si çdo kryetar partie (kudo në botë) menaxhon dhe dërgon vetë partinë në zgjedhje, por s'po e le Berisha. Është një situatë e paprecedent në Europë, që kryetari i partisë të jetë kukull, dhe ish-kryetari bosi i vërtetë. Z. Berisha, jepi "lirinë" Bashës, mjaft e de-personalizove, lere të ndeshet si burrë ne zgjedhje, jo më cicë-miceve të kohës tënde.

PD ta ngrej çadrën para Ambasadës Amerikane! Për Vettingun s'ka ''faj'' Rama

Hën, 02/20/2017 - 21:38
Tashmë është evidente se kjo protestë është një rezistencë e dëshpëruar për të mbrojtur të ndoturit, të korruptuarit, maskarenjtë, shpërdoruesit e përfituesit, protestë pro' atyre që shfrytëzuan karriget publike për të bërë vila në Tiranë, plazh, mal, për ata që shkuan me 10, 100, 1000 kurva, që brodhën me Mercedes 200 mijë euro, BMW e Lambroghini 500 mijë euro, për ata që kaluan pushimet në Karaibe, Dubai e Miami, për ata...

E vetmja strategji elektorale e Bashës, e tutorit, josh ''seksualisht'' Metën

Dje, 02/19/2017 - 18:54
Në fakt, këta protestues duhej të ngriheshin të rrëzonin Bashën nga kryetar i PD-s, pasi ai humbi keqas në Dibër, disa muaj më parë. Humbja e Bashës në Dibër të Poshtme (e njohur si bastioni fanatik i PD-s, vendi i Gazidedes e të tjerëve besnik të verbër të PD-s në qeveritë e saj), pra dështimi i Bashës në Dibër të Poshtme, nënkuptoi faktin se lideri aktual i PD-s nuk ka strategji elektorale. Dëshpëruese!

Protestë që Basha të ruaj karrigen e kryetarit të PD-s

Pre, 02/17/2017 - 16:15
Vetëm 3 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, dhe një muaj para fillimit të fushatës elektorale, natyrisht e ashtuquajtura protestë e 18 shkurtit s'mund të jetë kundër qeverisë. Kjo protestë është më shumë një lloj manovre disi e dëshpëruar e linjës Basha që ky të ruaj kreun e PD-s edhe pas 18 qershorit, të frikësoj kundërshtarët e tij në parti me turmën (sikur baza e do). Tashmë është evidente se Basha jo vetëm karizëm s'ka sa Rama, por as ide elektorale.

Rama e dekriminalizoi mariuanën

Pre, 02/17/2017 - 03:20
Mariuana mbillet në Shqipëri, natyrisht, por sot ajo nuk shoqërohet me krim e vrasje, dhe kjo ka shumë rëndësi. Kujtoni kohën kur Lazarati ishte në biznes, sa krime e vrasje bëheshin për mariuanën, për tregun dhe zonat e influencës të trafikantëve. Kujtoni luftën që u bë për të çliruar Lazaratin, një luftë e vërtetë, si në filmat me mafia.

Nëse Shqipëria votim elektronik, fituesin e vendosin hackerat rusë

Enj, 02/16/2017 - 04:23
Votimi elektronik është i kompromentueshëm, jo dyshime më për këtë. Softwaret e tyre nuk janë as të sofistikuar, as të sigurtë, dhe të cënueshëm nga hackerat. Gjatë vitit të kaluar, votimi elektronik solli dy rezultate surprizë, në Britani me Brexin, dhe SHBA me zgjedhjet presidenciale, ndërsa sondazhet para votimit tregonin se do fitonte pala tjetër.

Petrit Vasili e quan ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë antikushtetuese

Mër, 02/15/2017 - 07:09
Juristi i "Kursit të Plehrave", aktualisht Ministër DrejtëZie, ish-mjeku synetxhi Petrit Vasili, përdor argumentin e Millosheviçit ndaj ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, si antikushtetuese, për të kundërshtuar komisionin me juristë amerikano-europianë të Vettingut në Shqipëri. Gjithashtu përdor gangsterizmin e bandave të '97-s në Shqipëri kundër trupave paqëruajtse italiane që erdhën në rrumpallën e atij viti. Ose argumentin nazist, se gjyqtarët amerikanë, anglezë e francezë ne gjyqin e Nurembergut në Gjermani, ishin antikushtetues.

Protestë kundër Vettingut, pro-korrupsionit???

Mar, 02/14/2017 - 13:07
Sot zhvillimi më madhor i Shqipërisë është Vettingu, dhe opozita supozohej të bashkëpunonte. Në kontrast me këtë, ajo është vënë në mbrojtje te Adriatik Llallës e status-quosë kriminale në gjyqësor. Pas një kundërshtie të gjatë të Vettingut (ambasadorit amerikan e të BE-së), tani ajo duket se po përdor rrugën kundër Reformës në Drejtësi, kështu tingellon. Me protesta do identifikohet me të korruptuarit, do i prish punë vetes, ndërsa do i jap qeverisë rolin e luftëtarit anti-korrupsion. De facto, e kundërta e asaj që po ndodh në Rumani. Trishtuese!

Vila e Metës në plazh bëhet muze i korrupsionit pas reformës në drejtësi

Dje, 02/12/2017 - 16:57
Një simbolikë e nevojshme për të nënkuptuar se Shqipëria më në fund ka hyrë në rrugën e duhur, megjithëse vila e Metës s'do arrij të pasqyroj historinë galopante të korrupsionit shqiptar. Një gjyqësor i pavarur në Shqipëri punën më të vështirë s'do e ketë me krimin e rrugës sa me korrupsionin hata në politikë e gjyqësor. Në këtë aspekt, penalizmi i LSI-së mund të ngjaj me likujdimin e firmave piramidale të '97-s, dhe Meta me Vehbi Alimuçën e "Vefas" (vetëm nëse kërkon strehim në Korenë e Veriut për të evituar Interpolin).

Grabitjet e Rinasit synojnë imazhin ndërkombëtarë të qeverisë

Sht, 02/11/2017 - 16:38
Përsa i përket imazhit të brendshëm të qeverisë, në lidhje me rendin, grabitjet në fjalë nuk cënojnë ndonjë gjë, sepse rendi aktualisht në Shqipëri është në nivel të kënaqshëm (këtë e konstatova vetë gjatë vizitës time disa mujore atje). Me fjalë të tjera, nuk mendoj se prapa grabitjeve të Rinasit është dora e qeverisë (të paktën jo e pjesës së Edi Ramës), sepse kjo do përbënte vetëvrasje politike për të, por s'përjashtohet mundësia të jetë punë e palës tjetër në qeveri.
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar