Skip to content

Kritika deja-vu

Përmbajtje e sindakuar Kritika deja-vu
Realitet 2017
Rifreskimi: 12 javë 4 ditë më parë

Edvin, do bëhesh hero kombëtarë nëse bën zgjedhje pa PD e LSI

Mër, 04/05/2017 - 16:32
Hero që do shpëtosh demokracinë e kapitalizmin shqiptarë një herë e përgjithmonë. Është shans që këto dy forca të errëta të establishmentit të vjetër destruktiv politik shqiptar kanë deklaruar që s'do hynë në zgjedhje. Të dyja po luajnë bllofin, sepse ato (e shpurra pas tyre) s'jetojnë dot pa korrupsion, por ky moment duhet shfrytëzuar me shpejtësi, për hirë të demokracisë shqiptare, qoftë dhe me vendosjen e një "diktature" afatshkurtër në vend. Mos u dorëzo!

As LSI s'do hyj në zgjedhje? Kjo është pavarësia e tretë e Shqipërisë

Mar, 04/04/2017 - 19:44
Rroftë Vettingu që po shporr plehrat nga rruga, i thonë kësaj. Pas PD-së së skaduar, një tjetër zhgarravinë tani jashtë, organizmi më banal politik në Ballkan, LSI, po shpërlahet nga skena politike shqiptare. Të korruptuarit e maskarenjtë po dorëzohen më në fund. Sinqerisht uroj që brezi i shqiptarëve (tashmë i plakur) që rrëzoi diktaturën komuniste, si dhe fëmijët e tyre pa të ardhme, të arrijnë të shijojnë frutet e demokracisë së vërtetë më në fund, që deri më sot po mbaheshin peng nga "bajlozët e zinjë" te mafias së fqinjëve.

Dalja e PD nga harta elektorale, e gëzueshme, si shporrja e PP në '91

Hën, 04/03/2017 - 23:39
PD po bie se skadoi sistemi i vjetër. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në vende të tjera, deri në Italinë e viteve '90, kur u zhdukën nga harta elektorale partitë demokristiane e socialiste, sepse u up-grade sistemi i drejtësisë në Itali, si tek ne tani. PD s'mund të jetoj me Drejtësinë e Re, prandaj po bie, jo alarm për këtë, as panik, është evolucioni normal i demokracisë shqiptare, është një up-grade i domozdoshëm (requirement), për të kaluar në fazën tjetër.

LSI jo parti parlamentare pas 18 qershorit, nëse PD hyn në zgjedhje

Hën, 04/03/2017 - 02:59
Duket se çadra do ketë impakt të gjatë në marrëdhëniet PD - LSI, edhe pas mbylljes së saj, pasi çadra në vetvete këtë pati synim, joshjen e LSI-së, pavaresisht se u kamuflua me demagogji tjetër. Çadra tashmë ka krijuar jo pak nerv në një pjesë të elektoratit shqiptar, gjë që do pasqyrohet emocionalisht në votimet e 18 qershorit, në dy skenarë të mundshëm, me ose pa PD-në pjesmarrëse.

Çadra po gërryen çdo ditë PD-në (Basha drejt vetë-flijimit)

Dje, 04/02/2017 - 00:14
Ndërsa çadra bëri 40 ditë, "rahmet pastë", duket s'e s'do jetë e largët dita kur kjo do thuhet për Bashën vetë. Ajo çadër i intereson më shumë Ramës se Bashës, kjo është evidente tashmë. Që kur çadra mbiu në bulevard, Rama vetëm i ka forcuar pozitat e brendshme e ndërkombëtare, dhe e kundërta, Luli(a) po vyshket, po kontradikton të gjithë, veç rusëve.

Harruam ditëlindjen e Metës, më 24 mars mbushi.... kupën (10 shakatë e ditës)

Sht, 04/01/2017 - 02:11
1 - Në fakt Meta s'ka lindur më 24 mars, por më 22 mars 1992, ditën që u mbajtën zgjedhjet e para demokratike. Meta është i biri i Demokracisë, (s)është kopil.

2 - E dini se më 24 mars 2013 është prishur koalicioni qeveritar PD-LSI, tamam atë ditë që Meta festonte ditë(Ri)lindjen.

Shqipëria vend kanabis, mashtrim i përhapur nga LSI

Pre, 03/31/2017 - 01:27
Bëhet fjalë për një mashtrim ndërkombëtarë përhapur nëpërmjet lajmeve të rreme (fake news), artikujve të paguar në median e huaj, lobimit e korruptimit të politikanëve e qeveritarëve në vendet e BE-s e SHBA. Pjesë e kësaj skeme është bërë më vonë edhe palla i çadrës, që i shteruar nga idetë elektorale, po propogandon së fundi vetëm këtë linjë, e cila, de facto, nuk besohet më nga qeveritë perëndimore, sepse është kuptuar qe është sajim i kalkuluar.

Presidentin këtë rradhë nga emigracioni, motherfuckers

Enj, 03/30/2017 - 02:01
S'dua të përmend kontributin deçiziv të Diasporës në krijimin e Shqipërisë, prej më shumë se një shekull tashmë, apo miliardat e dollarëve të emigrantëve që mbajnë gjallë popullin më përtac të Europës, por do e ndërtoj këtë "shkrim" në një formë tjetër, në format banal, siç de facto është shteti, shoqëria e vendi atje. Kërkoj ndjesë për këtë? No.

Fevziu si Lulziu, me tezat e ''Pranverës Arabe" për ''krizën'' shqiptare

Mër, 03/29/2017 - 02:38
Shqipëria s'ka krizë, kriza u inskenua artificialisht nga Rusia, siç artificialisht u inskenua në Maqedoni. Siç artificialisht u inskenua vjet edhe në Mal të Zi. Rusia po përpiqet hapur të destabilizoj vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe në këtë aspekt, nxit elementë sensitivë rajonalë (problemet nacionale në Mal të Zi e Maqedoni), ose pakënaqësinë e të korruptuarve në Shqipëri kundër Vettingut.

Edvin, koha të heqësh çadrën - bëji nder dhe sedrës së sëmurë të Bashës

Mar, 03/28/2017 - 01:33
Basha pësoi disfatë të rëndë këto ditë, nga faktori ndërkombëtarë, saqë, nëse ai e heq tani vetë çadrën (si hap llogjik i mbetur), definitivisht do hante turpin me bukë. Sot Basha lëshonte klithma nga çadra, si ai qeni frikacak që leh nga kafazi, dhe kështu është gati të qëndroj për pjesën e mbetur të jetës, sepse nëse e kolaps vetë atë çadër, do bjerë edhe nga kreu i PD-s. Jepini Bashës një "fitore" në këtë histori, hiqjani çadrën, që të thotë se nuk u "dorëzua".

Basha fle në Trump hotel në D.C., takohet me ambasadorin rus në Amerikë

Hën, 03/27/2017 - 00:25
1 mijë dollarë nata, dy net në hotelin super-luksoz Trump në Washington D.C., ndërsa militantët e tij "mileshin" në çadër. Basha ka shpresuar të influenconte tek njerëzit e Trump me qëndrimin e tij në hotel, që ndonjëri ta takonte, ndoshta e bija Ivanka, ose dhëndri Kushner, por askush s'e ka çarë për Bashën "tonë", i cili me siguri ka dhënë edhe ndonjë dhuratë të majme për këtë rast. Strategjia e lobistëve të tij në Washington doli totalisht huq, një thes me pare nga Basha për huq.

Lulëzim o pallë, po ta merr Meta partinë, a s'shef?

Dje, 03/26/2017 - 02:13
Çadra e Bashës u ngrit nën të njëjtën fashion historike si "rrethimi i Trojës", për "Helenën e Skraparit" (në versionin shqiptar). Që në ditën 1 në çadër, Berisha e Basha i bënë thirrje Metës të kthehej tek ta, por, askush nuk e kishte menduar, që Meta do bënte totalisht të kundërtën, do rrëmbente çdo ditë e nga pak PD-në e tyre. Pas Fahri Balliut, këto ditë do rrjedhin emra të tjerë drejt LSI-së.

Lulzim o pallë, të rropën e të rrejtën Adam Ereli & Mercury në D.C., ëh?!

Sht, 03/25/2017 - 02:43
Shkoi palla në javën më të keqe të mundshme në Washington D.C., më e keqja për Donald Trump, më e keqja për republikanët në pushtet. Kështu u konsiderua nga media gjërësisht, por palla s'ka si e merr vesh nga çadra. I ka punët keq, kishte urgjencë, luajti me bllofin, shpresoi si i mbyturi, por e premtja rezultoi totalisht katastrofë. Çfarë bllofi.

PD të hedhë veten në erë me gjithë çadër, të hajë turpin me... mish të djegur

Pre, 03/24/2017 - 01:46
Çadra kishte filluar të më pëlqente, sinqerisht, dukej si çadër cirku. Xhirafa (Luli), gorrilla (dihet), arrusha (Fahri Balliu), macja që luan tigrin (Mediu), miju (Ndoka), gjarpëri (Ruli), kllauni (Paloka), të gjithë ishin aty, dhe show ishte free (pa pare). Por sot arrusha kapërceu ylberin, kaloi në krahun tjetër. Çfarë zhgënjimi!

Eni Vasili kurdisur nga Meta, tipike fake news, diare e gjallë

Enj, 03/23/2017 - 01:02
Një intervistë e pështirë mbi të gjitha, pa pikë integriteti nga drejtuesja e programit. A do bëhet Meta president, a do bëhet Meta kryeministër, a do bëhet Meta kështu e ashtu... Edhe bufi e kuptonte se pyetjet ishin shkruar e porositur nga Meta, ndërsa dilnin si diare nga goja e Eni Vas(a)lit, që veç të tjerash, ishte tepër vulgare. Vulgare në shprehje, ton, zë, akcent, fytyrë, grim, gjeste, mimikë, trup, gjoks, vagina... 1001 ton vulgaritet...

PD falimentoi, prandaj s'hyn në zgjedhje, por do krijohet PD tjetër

Mar, 03/21/2017 - 17:04
Në kapitalizëm tregu i partive funksionon njëlloj si tregu i bizneseve, largohet një del një tjetër, falimenton një lind një tjetër, askush nuk e kthen kokën prapa, vetëm historianët. Zgjedhjet s'mund të bllokohen, ashtu siç s'mund të bllokohet as tregu. Njerëzit do vijojnë të shkojnë ne votime, njëlloj siç do vijojnë të blejnë në treg, pavarësisht se një ditë një parti (ose një biznes) nuk do jetë më në market.

Medjat perëndimore zero lajm për çadrën (qeveritë perëndimore e nënkuptojnë ruse)

Dje, 03/19/2017 - 02:01
Mediat perëndimore s'japin asnjë lajm për çadrën e Bashës, megjithëse një muaj në rrugë. Nga ana tjetër, është shqetësues fakti që qeveritë perëndimore po flasin çdo ditë për ndërhyrjen ruse në Ballkanin Perëndimor (edhe në Shqipëri), për të destabilizuar rajonin, duke nënkuptuar qartë e pastër se çadra e Bashës është një përpjekje ruse në këtë linjë.

Ilir M., zëvëndëso veterinerin Vasili me jurist, mos bëj halabakun

Sht, 03/18/2017 - 00:48
Bëhu serioz një herë në karrierën tënde politike, sepse e tillë është koha sot, serioze! Në këtë periudhë historike të shtetit shqiptar, emëro një jurist Ministër Drejtësie, më e pakta për këtë detyrë. Reforma në Drejtësi në Shqipëri ka natyrë ndërkombëtare, ka vënë në lëvizje Washingtonin e Brukselin, por është e turpshme, që Ilir Meta, në këtë kohë kritike, vuri një veteriner Ministër Drejtësie, thjesht e vetëm për të injoruar e sabotur reformën në fjalë. Bullshit.

Lulzim, kauza jote quhet bolshevizëm (i pa votuar do pushtetin)

Pre, 03/17/2017 - 02:00
Basha akuzohet për vrasjet e 21 janarit, akuzohet për vjedhje masive fondesh në Rrugën e Kombit, akuzohet për tradhëti të lartë kombëtare (firmosjen e shitjes së detit shqiptarë Greqisë), akuzohet për trafikim informacioni të luftëtarëve të UÇK-s, akuzohet për marrjen e Bashkisë së Tiranës me vota të manipuluara (të ashtuquajturat vota të hedhura gabim që vetë i futi)...

Hollanda e gruas së Bashës varros çadrën e Bashës

Enj, 03/16/2017 - 02:24
Duke spekulluar se gjoja është pjesë e lëvizjeve populiste në Europë, megjithëse fshatari ballkanas e dinte se populistët europianë u krijuan kundër myslimanëve e emigrantëve (edhe kundër gruas së tij), Basha dhe shpurra e trutharëve në Tiranë, vendosën "të hedhin një gurë në lumë" (ngritën një çadër në bulevard), me shpresën e fitores së populistëve në Hollandë (meqenëse hiqet si nga Hollanda). Por zgjedhjet sot në Hollandë rezultuan një shuplakë e rëndë për populistët, dhe natyrisht një shkelm bythësh për pallën e çadrës.
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar