Skip to content

Kritika deja-vu

Përmbajtje e sindakuar Kritika deja-vu
Realitet 2017
Rifreskimi: 17 orë 42 min më parë

Petrit Vasili e quan ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë antikushtetuese

Mër, 02/15/2017 - 07:09
Juristi i "Kursit të Plehrave", aktualisht Ministër DrejtëZie, ish-mjeku synetxhi Petrit Vasili, përdor argumentin e Millosheviçit ndaj ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, si antikushtetuese, për të kundërshtuar komisionin me juristë amerikano-europianë të Vettingut në Shqipëri. Gjithashtu përdor gangsterizmin e bandave të '97-s në Shqipëri kundër trupave paqëruajtse italiane që erdhën në rrumpallën e atij viti. Ose argumentin nazist, se gjyqtarët amerikanë, anglezë e francezë ne gjyqin e Nurembergut në Gjermani, ishin antikushtetues.

Protestë kundër Vettingut, pro-korrupsionit???

Mar, 02/14/2017 - 13:07
Sot zhvillimi më madhor i Shqipërisë është Vettingu, dhe opozita supozohej të bashkëpunonte. Në kontrast me këtë, ajo është vënë në mbrojtje te Adriatik Llallës e status-quosë kriminale në gjyqësor. Pas një kundërshtie të gjatë të Vettingut (ambasadorit amerikan e të BE-së), tani ajo duket se po përdor rrugën kundër Reformës në Drejtësi, kështu tingellon. Me protesta do identifikohet me të korruptuarit, do i prish punë vetes, ndërsa do i jap qeverisë rolin e luftëtarit anti-korrupsion. De facto, e kundërta e asaj që po ndodh në Rumani. Trishtuese!

Vila e Metës në plazh bëhet muze i korrupsionit pas reformës në drejtësi

Dje, 02/12/2017 - 16:57
Një simbolikë e nevojshme për të nënkuptuar se Shqipëria më në fund ka hyrë në rrugën e duhur, megjithëse vila e Metës s'do arrij të pasqyroj historinë galopante të korrupsionit shqiptar. Një gjyqësor i pavarur në Shqipëri punën më të vështirë s'do e ketë me krimin e rrugës sa me korrupsionin hata në politikë e gjyqësor. Në këtë aspekt, penalizmi i LSI-së mund të ngjaj me likujdimin e firmave piramidale të '97-s, dhe Meta me Vehbi Alimuçën e "Vefas" (vetëm nëse kërkon strehim në Korenë e Veriut për të evituar Interpolin).

Grabitjet e Rinasit synojnë imazhin ndërkombëtarë të qeverisë

Sht, 02/11/2017 - 16:38
Përsa i përket imazhit të brendshëm të qeverisë, në lidhje me rendin, grabitjet në fjalë nuk cënojnë ndonjë gjë, sepse rendi aktualisht në Shqipëri është në nivel të kënaqshëm (këtë e konstatova vetë gjatë vizitës time disa mujore atje). Me fjalë të tjera, nuk mendoj se prapa grabitjeve të Rinasit është dora e qeverisë (të paktën jo e pjesës së Edi Ramës), sepse kjo do përbënte vetëvrasje politike për të, por s'përjashtohet mundësia të jetë punë e palës tjetër në qeveri.

Ramushi po bënte lojën e Rusisë në Ballkan - NATO me ç'duket u shqetësua

Pre, 02/10/2017 - 18:11
Politika dhe aksionet thellësisht destruktive të Ramush Haradinajt, prej 2 vitesh tashmë, non-stop, shkuan shumë larg, u bënë të rrezikshme, kapërcyen kufijtë e Kosovës, dhe synuan hapur të sabotojnë strategjinë delikate të NATO-s në Ballkan. Në Ballkanin "fuçi baruti", të cilën Rusia po tenton hapur ta shpërthejë. Ramushi u bë pjesë e lojës ruse, me dashje apo pa dashje, s'ka shumë rëndësi. Rëndësi ka që ai u bë i rrezikshëm.

Lum si ne! Prokurorin e Përgjithshëm e paskemi me biografi të mirë!

Pre, 02/10/2017 - 03:56
Kur do mbaroj kjo histori? Edhe sa kohë biografitë do triumfojnë mbi meritën (aftësinë)? Babai i Llallës është dënuar më 1947 me burgim të përjetshëm si "agjent amerikan", dhe sot LLalla kërkon ta përdor këtë për të shpëtuar karrigen e korruptuar! Nga ana tjetër, vetë Amerika i anulloi Llallës ("agjentit amerikan") vizën amerikane! Jetojmë në kohë absurde, s'kuptohet ku fillon e mbaron groteskja. "Black lives matters", por edhe pjesa tjetër e shqiptarëve janë të rëndësishëm, nëse s'duam te kthehemi atje ku ishim.

Të paktën Agolli nuk ishte mediokër në letërsi si Artur Zheji në gazetari

Mër, 02/08/2017 - 16:46
Na lodhën, një e dy, diktatura komuniste... E kujt i plasi çfarë ka bërë Agolli në komunizëm. Nuk shqetësohen për faktin se pas Agollit vdiq letërsia në Shqipëri (meqenëse Kadare s'jeton më atje). Nuk shqetësohen se sot letërsia shqiptare (si çdo gjë tjetër atje) është mbytur nga mediokrët e mediokriteti, dhe facebookëzuar si mos më keq, si "krijimtaria" e Zhejit.

Trump mund të provokoj revolucionin e 99% vs. 1%, jo vetëm në SHBA

Mar, 02/07/2017 - 18:48
Është rast i paprecedent në politikë që Presidenti i SHBA, si dhe shumë anëtarë të kabinetit qeveritar të këtij vendi, të jenë miliarderë, ose pjesë e të ashtuquajturit 1% të popullsisë që zotëron 99% të ardhurave kombëtare, dhe që, duhet thënë, se ngjitja e tyre në pushtet po ndodh në kohën e rritjes të valës së zemërimit (jo vetëm në SHBA) të 99% kundër 1%, për ndarje të padrejtë të të ardhurave në shoqërinë e sotme njerëzore.

Meta (LSI) bëhet dalje lehtë nëse i bllokohet blerja e votave

Dje, 02/05/2017 - 18:42
Ky është "sekreti" i LSI (nëse "sekret" mund të quhet çfarë e dinë të gjithë tani) - blerja e votave - fenomen që qeveritë e deritanishme në Shqipëri kanë dështuar ta bllokojnë, ose kane bërë kompromis të heshtur. Nëse Saimir Tahiri do jetë i determinuar në këtë aspekt, siç de facto mund të jetë (prandaj LSI synon ta largoj para zgjedhjeve), atëherë LSI do ngordh më në fund, si puna e atij përbindëshit qe s'jeton dot pa kurban njerëzor.

SKANDAL BOTËROR: Prokurorit të Shtetit Shqiptar i hiqet viza pse I KORRUPTUAR

Sht, 02/04/2017 - 14:14
Nga Donaldi i Amerikës te Donaldi i Shqipërisë, bam, në lule të ballit të Adriatik Llallës, vula e nxehtë "I KORRUPTUAR"! - Të hiqet viza amerikane pse je "I KORRUPTUAR"! Bam, edhe mbi tutorin e Llallës, Ilir Meta. Bam, gjithashtu mbi Parlamentin e Shtetit Shqiptar që emëroi një si Llalla, dhe nuk e shkarkon. SKANDAL BOTËROR! Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë vihet në nje nivel me terroristët - sot SHBA vetëm kësaj kategorie i heq vizat.

Nishani konsumon tradhëtinë, mbledh "Këshillin e Sigurisë Kombëtare" për grekët

Pre, 02/03/2017 - 16:09
Këta janë jo vetëm dashakeq të vendit të tyre, megjithëse janë ulur në karriget më të larta të shtetit, por edhe injorantë të thekur. Pablo Escobar përbënte rrezik kombëtar për Kolumbinë se vrau mijra civilë të pafajshëm, kreu akte terroriste, hodhi në erë avion pasagjerësh, ndërtesa qeveritare, shkolla, supermarkete, dhe nxiti luftën civile kolumbiane. Edhe bufi e kupton se në rastin e të ashtuquajturit "Escobar të Ballkanit", siç shteti grek tall prapanicën me Shqipërinë, nuk ka asnjë lidhje me Escobarin e Kolumbisë.

Meta konvertohet në ortodoks për të shkuar në inagurimin e Trump?!

Mër, 02/01/2017 - 15:44
Flitet se kisha e Janullatusit ka bërë fushatë të ethshme tek ndjekësit e saj të paktë në Shqipëri, por jo vetëm tek to, në favor të Donald Trump, si para zgjedhjes së tij, ashtu dhe tani president. Me ç'duket Janullatus e shikon z. Trump një aleat të natyrshëm të linjës së ortodoksisë konservatore greko-ruso, meqenëse ai është një mik i ngushtë me Putin.

Ja sa e vlerëson Meta reformën në drejtësi, vë ministër veterinerin Petrit Vas(a)li

Mar, 01/31/2017 - 21:03
Një veprim mëse i pafytyrë. Pikërisht në pikën më të lartë të valës, vënies në jetë të reformës në drejtësi, Meta sjell mesazhin e mos-bashkëpunimit. Në këtë fazë kaq kritike e madhore, të fillimit të lëvizjes së ingranazheve të reformës, kur si në një ëndërr po shohim të pabesueshmen të bëhet realitet, vetë-largimin nga karriget e gjyqësorit të lloj-lloj llumhanesh, që, prej dy dekadash mbajnë peng demokracinë tonë, pra pikërisht në mes të "dasmes", Meta pështyen mbi "nusen", dhe sjell për "dhëndër" mjekun mediokër, P. Vasali, jo një jurist.

Ylli Manjani agjent grek?!

Mar, 01/31/2017 - 03:14
Pavarësisht nga lëvizjet e paqarta në aspektin e brendshëm, dhe shpesh surprizë në arenën ndërkomëbtare (Meta vizitoi Beogradin kur Millosheviçi ishte akoma në Beograd), LSI jo rrallë këto vite çorientoi publikun shqiptar me aksionet e saj të paprincipta. Gjithsesi, pavarësisht destruktivetit të përgjithshëm, duket se ekziston një linjë konstante e saj, nënkuptuar nga këto dy elementë, (1) konfirmimi i marrëveshjes së detit me Greqinë, dhe (2) kundershtimi i vendosur i LSI-së që çamët të bëhen pjesë e qeverisë.
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar