Login 
E Merkure, 1 Shkurt 2017
Kalendari Mujor


Kategorite:
Kategorite: Te gjitha

01
Shkurt 2017
Hen Mar Mer Enj Pre Sht Die
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28          
  Kategorite: Personalitete1 shkurt 1908 vritet Mbreti i Portugalise
Pershkrimi:
Me 1 shkurt 1908, u vra ne moshen 45 vjec Mbreti Carlos I i Portugalise se bashku me djalin e tij te madh, Luis Filipe, ndersa ishin duke udhetuar ne nje karroce te hapur ne rruget e Lisbones, kryeqytetit te Portugalise.

Carlos mori fronin mbreteror te Portuagalise me 1889 pas vdekjes se te jatit, Mbretit Louis I. Megjithese ai zoteronte talent te konsiderueshem ne administrim, mbreteria e tij u bazua ne nje politike te ngushte dhe probleme financiare, ne vecanti ne administrimin e keq te kolonive ne Afrike. Problemet e renda ekonomike sollen nje revolte me 1906, dhe Carlos u pergjigj me krijimin e nje qeverie ekstreme konservatore, qe vendosi diktaturen ne vend. Carlos insistoi se diktatura ishte e nevojshme per te goditur korrupsionin dhe jo aftesine e parlamentit, por shume kritike e pane ate si nje tradheti dhe oborrin mbreterore si burimin kryesore te korrupsionit ne vend.

Kriticizimi u perhap shume gje qe me 1908 solli nje revolte ne vend, ne vazhden e si ciles u vra Mbreti Carlos dhe djali i tij i madh. Djali i dyte i Carlos, Manoel, trashegoi fronin mbreteror, por ne tetor te 1910 nje revolucion republikan detyroi Mbretin Manoel II te braktiste fronin dhe tja mbathe per ne Angli se bashku me familjen mbreterore. Ne te njejtin vit, Teofilo Braga, nje shkrimtare i njohur, u zgjodh presidenti i pare i republikes te sapo krijuar demokratike te Portugalise.


Kategorite: Te pergjithshme1 shkurt 1884 publikohet Fjalori i Oxfordit
Pershkrimi:
Mė 1 shkurt 1884, publikohet pjesa e parė, ose fashikulli i parė, i Fjalorit Anglisht tė Oxfordit (Oxford English Dictionary - OED), i konsideruar si fjalori mė i plotė dhe mė i saktė i gjuhės angleze. Nė ditėt e sotme, ky fjalor ėshtė fjala e fundit e kuptimit, shqiptimit dhe historisė sė tė shkuarės dhe tė sotmes e mbi 500,000 fjalėve.

Planet pėr fjalorin filluan nė vitin 1857, kur anėtarėt e Shoqatės Filologjike tė Londrės, tė cilėt besonin se nuk kishte njė fjalor tė azhornuar, pa gabime tė gjuhės angleze, vendosėn tė hartonin njė fjalor qė do tė pėrfshinte tė gjithė fjalorėt nga periudha Anglo-Saksone (1150 Pas Krishtit) deri nė atė kohė. I konceptuar si njė fjalor me 4 volume dhe 6,400 faqe pune, u mendua se projektit i duheshin 10 vjet pėr tė pėrfunduar. Nė fakt, u deshėn 40 vjet derisa fashikulli i fundit tė publikohej nė prill tė vitit 1928 dhe fjalori i plotė u pėrfundua, me mbi 400,000 fjalė dhe shprehje nė 10 volume, dhe u publikua me titullin Njė Fjalor i Ri i Anglishtes mbi Baza Historike.

Ndryshe nga fjalorėt e tjerė tė Anglishtes, tė cilėt shpjegojnė vetėm kuptimet e fjalėve tė sotme, ky fjalor jep njė kronologji historike tė detajuar pėr ēdo fjalė dhe shprehje, duke cituar shprehje nga njė gamė e gjerė burimesh, pėrfshirė letėrsinė klasike dhe librat e gatimit. OED ėshtė i famshėm pėr referencat dhe etimologjinė e tij tė gjatė. Folja “set” ka pjesėn mė tė gjatė nė OED, me rreth 60,000 fjalė dhe e detajuar me mbi 430 pėrdorime.
Jo shumė vonė nga publikimi i OED redaktorėt filluan ta azhornonin atė. Njė suplement, i cili pėrmbante hyrje tė reja dhe rishikime, u publikuar nė vitin 1933 dhe fjalori origjinal u ribotua nė 12 volume dhe zyrtarisht u titullua Fjalori Anglisht i Oxfordit.

Ndėrmjet viteve 1972 dhe 1986, u publikua njė suplement i azhornuar me 4 volume, me terma tė reja nga gjuha angleze qė evoluon vazhdimisht plus fjalė dhe shprehje tė reja nga Amerika e Veriut, Australia, Karaibet, Zelanda e Re, Afrika e Jugut dhe Azia e Jugut.
Nė vitin 1984, Gazeta e Universitetit tė Oxfordit filloi njė projekt 5 vjeēar, miliona dollarė pėr tė krijuar njė version elektronik tė fjalorit. Projekti kėrkonte 120 njerėz vetėm pėr tė shtypur faqet nga botimi i publikuar dhe 50 korrektorė pėr tė kontrolluar punėn e tyre. Nė vitin 1992, u publikua version nė CD-ROM i fjalorit, duke e bėrė mė tė thjeshtė kėrkimin e informacionit.

Sot, edicioni i dytė i fjalorit ėshtė nė dispozicion tė anėtarėve dhe azhornohet ēdo tremujor me rreth 1000 hyrje tė reja dhe rishikime. Me 20 volume shumė tė mėdha qė peshojnė mbi 62 kilogram (137 pounds), njė personi do ti duheshin 120 vjet tė shtypte 59 milion fjalėt e OED.

Nga Dardana Cami


08:00  
09:00  
10:00  
11:00  
12:00  
13:00  
14:00  
15:00  
16:00  
17:00  


Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart