Login 
E Premte, 3 Shkurt 2017
Kalendari Mujor


Kategorite:
Kategorite: Te gjitha

03
Shkurt 2017
Hen Mar Mer Enj Pre Sht Die
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28          
  Kategorite: Personalitete3 shkurt 1924 vdes Presidenti amerikan Woodrow Wilson
Pershkrimi:
Me 3 shkurt 1924, vdiq ne moshen 67 vjec, presidenti i 28 amerikan, qe ndihmoi ceshtjen shqiptare ne Konferencen e Paqes se Versajes, Woodrow Wilson.

Me 1912, guvernatori demokrat i New Jersey-t, Wilson, u zgjodh president pas fitores mbi kandidatin republikan William Howard Taft dhe kandidatin e Partise Progresive, Theodore Roosevelt. Ceshtja me e fokusuar e Presidentit Wilson gjate mandatit te tij te pare presidencial ishte fillimi i Luftes se Pare Boterore dhe perpjekjet e tij per ti gjetur nje fund paqesore atij konflikti, ndersa SHBA ishte deklaruar neutrale. Me 1916, ai u rizgjodh perseri president, me nje rezultat te ngushte, ne gare me republikanin Charles Evans Hughes.

Me 1917, sulmet e nendetseve gjermane kunder anijeve amerikane, si dhe "Shenimet Zimmerman", te cilat zbulonin nje propozim gjerman per nje aleance sekrete me Meksiken, shtrenguan Wilson te fuse vendin ne Luften e Pare Boterore.

Me mbarimin e luftes, Presidenti Wilson udhetoi per ne France, ku drejtoi delegacionin amerikan ne Konferencen e Paqes se Versajes. Ne Versaje, Wilson ishte i vetmi lider i Aleateve qe parashikoi nje te ardhme te veshtire per paqen, per shkak te vendosjes se kushteve te renda ekonomike mbi humbesen e luftes Gjermanine. Ai gjithashtu mbrojti suksesshem idene e krijimit te Lidhjes se Kombeve, si nje nga menyrat per administrimin e paqes ne boten e pasluftes. Ne nentor te 1920, Presidentit Wilson iu dha Cmimi Nobel per Paqe, per perpjekjet e tij ne Versaje.

Ne vjeshten e 1919-s, ndersa bente fushate ne SHBA per aprovimin e Traktatit te Versajes dhe te Lidhjes se Kombeve, ai pesoi nje goditje te forte ne zemer (infarkt) qe paralizoi anen e tij te majte dhe i shkaktoi deme serioze ne tru. Kjo semundje beri qe Wilson te deshtoje ne arritjen e nje kompromisi me kundershtaret amerikan per mareveshje me Europen, dhe ne nentor, Senati amerikan refuzoi te ratifikoje Traktatin e Versajes dhe krijimit te Lidhjes se Kombeve.

Gjate vitit te fundit te tij ne zyren e presidentit, thuhet se gruaja e tij, Edith Bolling Galt Wilson, mund te kete sherbyer si presidente (ne vend te tij) per shkak te paaftesise shendetesore te Wilson. Ne mars te 1921, afati presidencial i Wilson mbaroi, dhe ai doli ne pension, dhe se bashku me te shoqen u vendosen ne kryeqytetin amerikan Washington, ku ai jetoi deri ne fund te jetes se tij - 3 shkurt 1924. Dy dite me vone, ai u varros ne Katedralen Kombetare te Washingtonit, duke qene keshtu presidenti i pare amerikan qe varrosej ne kryeqytet.


08:00  
09:00  
10:00  
11:00  
12:00  
13:00  
14:00  
15:00  
16:00  
17:00  


Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart