Login 
E Shtune, 11 Shkurt 2017
Kalendari Mujor


Kategorite:
Kategorite: Te gjitha

11
Shkurt 2017
Hen Mar Mer Enj Pre Sht Die
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28          
  Kategorite: Personalitete11 shkurt 1990 lirohet Mandela nga burgu
Pershkrimi:
Me 11 shkurt 1990, Nelson Mandela, lideri i levizjes kunder aparteidit ne Afriken e Jugut, u lirua nga burgu pas 27 vjet heqje lirie.

Me 1944, Mandela, nje jurist, iu bashkua Kongresit Kombetare Afrikan, organizates politike me te vjeter te te zinjve ne Afriken e Jugut, ku ai u zgjodh udheheqesi i te rinjve te Johanesburgut. Me 1952, ai u zgjodh zevendes president i Kongresit Kombetare Afrikan, duke predikuar rezistence jo te dhunshme kunder rregjimit te pakices se bardhe ne vend. Megjithate, pas nje masakre ndaj nje revolte paqesore te te zinjve me 1960, Mandela ndihmoi ne krijimin e nje dege paraushtarake te Kongresit Kombetare Afrikan, qe do te angazhohej ne lufte guerrile kunder qeverise se te bardheve.

Me 1961 ai u arrestua por mori pafajesi, ndersa me 1962 u arrestua per largim te paligjshem nga vendi, dhe u denua me 5 vjet burg. Me 1964 ai u vendos perseri para bankes se te akuzuarve, per sabotim, dhe me nje grup anetaresh te Kongresit Afrikan, u denua me burgim te perjetshem.

Ai kaloi 18 vjet te denimit te tij ne nje biruce pa dysheke dhe pa V.C., ndersa detyrohej te bente pune te renda. I lejohej te shkruante apo te merte ndonje leter vetem nje here ne gjashte muaj, ndersa nje here ne vit i lejohej te takonte vizitore per 30 minuta. Megjithate ai qendroi i pathyer dhe vazhdoi te funksionoje si udheheqes simbolik i levizjes anti-aparteid. Me vone ai u hoq nga burgu dhe u la nen arrest shtepie.

Me 1989, F.W. de Klerk u be president i Afrikes se Jugut dhe vendosi te cmontoje aparteidin ne vend. De Klerk ligjeroi Kongresin Kombetare Afrikan, pezulloi denimin me vdekje, dhe ne shkurt 1990 urdheroi lirimin e Nelson Mandeles.

Pas lirimit Mandela udhehoqi negociatat mes Kongresit Kombeare Afrikan dhe qeverise se bardhe per perfundimin e aparteidit dhe krijimin e nje qeverie multi-racore. Me 1993, Mandela dhe De Klerk u vleresuan se bashku me Cmimin Nobel per Paqe. Nje vit me vone, Kongresi Kombetare Afrikan fitoi shumicen ne zgjedhjet e para te lira ne vend, dhe Mandela u zgjodh President i Afrikes se Jugut.


Kategorite: Lufta II Boterore11 shkurt 1945 perfundon Konferenca Jaltes
Pershkrimi:
Me 11 shkurt 1945, pas nje jave "pazaresh" intensive, mes tre lidereve kryesore te Aleateve, perfundoi konferenca e Jaltes, ne qytetin rus te Detit te Zi. Ajo ishte konferenca e dyte e "Tre te Medhenjve", udheheqesve te Aleateve - Presidentit Amerikan Franklin D. Roosvelt, Kryeministrit Britanik Winston Churchill, dhe udheheqesit sovietitk Josif Stalin - ndersa lufta kishte patur mjaft progres qe nga takimi i tyre i fundit, i mbajtur ne Teheran, ne fund te vitit 1943.

Ajo qe u quajt konferenca e Krimese, u mbajt ne pallatin e vjeter veror te Carit Nikola II, ne periferi te Jaltes (tani nje qytet i Ukrahines se pavarur). Ndersa duheshin edhe rreth tre muaj nga fitorja perfundimtare mbi gjermanet, Churchilli dhe Stalini u perqendruan me shume ne ndarjen e Europes ne zona te influences politike, se sa mbi ceshtjet ushtarake te luftes. Gjermania do te ndahej ne kater zona te okupuara, qe do te administroheshin prej tre fuqive te medha (perfshij dhe Francen), si dhe do te cmilitarizohej, ndersa kriminelet e luftes do i dorezoheshin gjykates. Britania dhe Amerika do te mbikqyrnin tranzicionin demokratik ne vende te tilla si Italia, Austria dhe Greqia.

Plane definitive u bene per themelimin e OKB-se, dhe nje konference inagurimi u vendos te mbahej ne prill ne San Francisco (SHBA).

Presidenti Roosevelt, ne gjendje te dobet shendetesore (vetem dy muaj para se te vdiste) i perqendroi perpjekjet e tij ne marjen e suportes sovietike per luften amerikane kunder Japonise. Projekti sekret amerikan i prodhimit te bombes atomike nuk ishte testuar akoma, nderkohe qe sipas eksperteve, nje sulm tokesore amerikan ne Japoni mund tu kushtonte jeten qindra-mijra ushtareve amerikan. Nderkohe Stalini, pasi u sigurua per okupimin e zones se tij ne Kore dhe per posejdimin e ishujve Sakalin dhe territoreve te tjera historikisht te debatueshme mes Rusise e Japonise, ra dakort te hynte ne "Luften e Paqesorit" brenda 2-3 muajve pas dorezimit te gjermaneve.

Shume prej mareveshjeve te Jaltes mbeten sekret deri pas perfundimit te Luftes II Boterore, ndersa ato qe u publikuan, te tilla si plani i Aleateve per Gjermanine dhe per krijimin e OKB-se, u pershendeten gjeresisht. Roosevelti u kthye ne SHBA shume i semure, dhe kur ai shkoi ne Kongresin amerikan per te komunikuar rezultatet e Jaltes, nuk mundi te qendroje dot as ne kembe. Ne fjalen e tij, ai e quajti konferencen "nje pike kthimi, une shpresoj, ne historine tone, dhe gjithashtu ne historine e botes". Ai nuk do te jetonte me gjate, qe te shihte "perden e hekurt" te ndarjes se Luftes se Ftohte qe u vendos ne Jalte. Me 12 prill ai vdiq nga nje hemoragji celebrale.

Me 16 qershor SHBA testoi suksesshem bomben atomike ne shkretetiren e New Mexicos, dhe me 6 gusht hodhi njeren prej ketyre bombave vdekjeprurese ne Hiroshima, Japoni. Dy dite me vone, ne mbeshtetje te angazhimit ne Jalte, Bashkimi Sovietik i deklaroi lufte Japonise. Me 15 gusht, nje kombinim i sulmit atomik amerikan me ofensiven sovietike, detyruan Japonine te dorezohej. Ne fund te atij muaji amerikanet zbarkuan te pa-kundershtuar ne Japoni.

Kur teksti i plote i konferences se Jaltes u zbardh, ne vitet qe pasuan mbarimin e Luftes II Boterore, shume kritika u adresuan ndaj Rooseveltit e Churchillit, per dorezimin e Europes Lindore dhe Korese se Veriut nen dominimin komunist, duke i bere aq shume leshime Stalinit ne Jalte. Sovietiket kurre nuk lejuan zgjedhje te lira ne Europen Lindore te pasluftes, ndersa Koreja e Veriut u nda nga bashkekombasit e saj te Korese se Jugut.

Megjithate, si do qe do te ishte vendosur ne Jalte, Europa Lindore, e cliruar dhe e okupuar nga Ushtria Kuqe, perseri do behej satelite e sovietikeve. Ndersa per shkak te perdorimit te bombes atomike, asistenca sovietike ne mundjen e Japonise nuk qe e nevojshme. Gjithsesi, ne Jalte, Roosevelti nuk kishte akoma garanci se bomba atomike do te prodhohej me sukses.


08:00  
09:00  
10:00  
11:00  
12:00  
13:00  
14:00  
15:00  
16:00  
17:00  


Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart