Login 
E Hene, 13 Shkurt 2017
Kalendari Mujor


Kategorite:
Kategorite: Te gjitha

13
Shkurt 2017
Hen Mar Mer Enj Pre Sht Die
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28          
  Kategorite: Personalitete13 shkurt 1633 Galileo dėrgohet para Inkuisicionit
Pershkrimi:
Mė 13 shkurt 1633, filozofi italian, astronomi dhe matematicieni Galileo Galilei arriti nė Romė pėr tu ballafaquar me akuzat pėr herezi, pėr mbrojten qė ai i kishte bėrė teorisė sė Kopernikut, qė konkludonte se Toka rrotullohej rreth Diellit. Galileo u akuzua zyrtarisht nga Inkuizicioni nė prill tė atij viti dhe pranoi akuzėn nė shkėmbim tė njė dėnimi mė tė butė. I vendosur pėrfundimisht nė arrest shtėpie nga Papa Urbani VIII, Galileo kaloi pjesėn e mbetur tė jetės ne vilėn e tij nė Arcetri, pranė Firences, para se tė vdiste mė 8 janar 1642.

Galileo Galilei, djali i njė muzikanti, u lind mė 15 shkurt 1564, nė Piza, Itali. Ai hyri nė Universitetin e Pizės pėr tė studiuar mjekesi, por e ndėroi degėn dhe u fokusua nė filozofi e matematikė. Mė 1589 ai u bė profesor nė Piza pėr disa vite, gjatė tė cilave demonstroi se shpejtėsia e rėnies sė objekteve nuk ishte nė proporcion me peshėn e tyre, sic Aristoteli kishte argumentuar. Sipas disa raporteve, Galileo e realizoi kėrkimin e tij duke hedhur objekte tė peshave tė ndryshme nga Kulla e pjerrėt e Pizės. Nga 1592 deri 1633, ai ishte profesor matematike nė Universitetin e Padovės, ku bėri njė teleskop qė i dha mundėsi tė observonte objekte qiellore, katėr Hėnat e Jupiterit dhe vetė Jupiterin. Ai gjithashtu zbuloi se Rruga e Qumėshtit pėrbėhej nga yje. Nė vijim tė publikimeve tė studimeve tė tij, mė 1610 u emėrua matematicien i oborrit tė Firences.

Zbulimet e Galileot e bėnė atė tė pranoj studimin e astronomit polak Nicolaus Copernicus (1473-1573), megjithėse teoria e Kopernikut binte ndesh me mėsimet e Kishės Katolike tė Romės, qė drejtonte Italinė nė atė kohė. Sipas kishės, jo Dielli por Toka ishte qendra e Universit. Mė 1633, Galileo u dėrgua para Inkuisicionit tė Romės, njė sistem gjyqėsor i themeluar nga Pushteti Papal mė 1542, pėr tė rregulluar doktrinėn kishtare. Kjo doktrinė pėrfshinte dhe ndalimin e librave qė ishin nė konflikt me mėsimet e kishės. Inkuisicioni romak i kishte rrėnjėt e tij nė Inkuisicionin e Mesjetės, qėllimi e sė cilės ishte kėrkėmi dhe dėnimi i heretikėve, tė konsideruar si armiq tė shtetit.

Sot Galileo njihet pėr kontributin e tij tė rėndėsishėm nė fushėn e lėvizjes dhe astronomisė. Zbulimet e tij influencuan mė vonė shkencėtarėt, tė tille si matematicienin dhe filozofin anglez Isaac Newton, qė zhvilloi ligjin universal tė gravitetit. Mė 1992, Vatikani njohu formalisht gabimin e tij nė dėnimin e Galileos.


08:00  
09:00  
10:00  
11:00  
12:00  
13:00  
14:00  
15:00  
16:00  
17:00  


Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart