Login 
E Marte, 21 Shkurt 2017
Kalendari Mujor


Kategorite:
Kategorite: Te gjitha

21
Shkurt 2017
Hen Mar Mer Enj Pre Sht Die
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28          
  Kategorite: Lufta Ftohte21 shkurt 1972 Nixon viziton Kinen
Pershkrimi:
Me 21 shkurt 1972, Presidenti amerikan Richard Nixon arriti ne Pekin, kryeqytetin e Republikes Popullore te Kines, ne viziten e pare presidenciale ne vendin me popullsi me te madhe ne bote. SHBA e kishe mohuar qeverine komuniste te Kines qe kur ajo mori pushtetin me 1949, dhe ne kete aspekt Nixon ishte gjithashtu presidenti i pare amerikan qe vizitonte nje vend jo te njohur nga SHBA. Ne Pekin, Nixon u takua me udheheqesin kinez Mao Cedun dhe kryeministrin Cu Enlai.

Ne komunikaten e Shangait te 27 shkurtit, Nixon dhe kryeministri kinez rane dakort te zvogelojne rrezikun e luftes, te bashkepunojne ne fushen e kultures se ndersjellte, dhe te themelojne nje treg permanent amerikan ne Kine. Pervec kesaj, SHBA e njohu Kinen si te vetmen Kine ne bote, duke rene dakort te terheqe gradualisht trupat amerikane nga ishulli i Taivanit. Te dy lideret diskutuan, gjithshtu, ne menyre sekrete menyrat e bashkepunimit mes tyre per te kontrolluar rritjen sovietike ne Azi dhe gjetke.


Kategorite: Te pergjithshme21 shkurt 1848 botohet Manifesti Komunist
Pershkrimi:
Me 21 shkurt 1848, "Manifesti Komunist" i shkruar nga Karl Marx me asistencen e Friedrich Engels, u botua ne Londer nga nje grup revolucionar gjerman te njohur si Liga Komuniste. Pamfleti politik - pa diskutim me i influencuesi ne histori - proklamonte se "historia e shoqerise se sotme eshte histori e luftes se klasave dhe e fitores se paevitueshme te proletariatit", apo te klases punetore, qe do te sjell njehere e mire fundin e shoqerise me klasa. Fillimisht u publikua ne gjermanisht si "Manifest der Kommunistischen Partei" (Manifesti i Partise Komuniste), veper qe pati pak impakt te menjehershem. Idete e tij, sidoqofte, paten jehone te madhe gjate shekullit te 20-te, dhe rreth viteve 1950 gjysma e popullsise se botes jetonte nen qeveri marksiste.

Karl Marx u lind ne Trier, Prussi, me 1818, dhe ishte djali i nje avokati hebre. Ai studioi ligje dhe filozofi ne universitetet e Berlinit dhe Jenas dhe fillimisht ishte nje ndjekes i Hegelit, filozofit gjerman te shekullit 19-te. Me 1842, Marxi u be botuesi i "Rheinische Zeitung", nje gazete liberale demokratike ne Cologne. Gazeta u be shume popullore nen drejtimin e tij, por me 1843 autoritet prusiane e mbyllen ate per shkak te propogandes se shfrenuar. Po ate vit Marxi shkoi ne Paris per te publikuar nje reviste te re politike.

Parisi ishte ne ate kohe nje qender e mendimit socialist, dhe Marxi adaptoi atje nje forme me ektreme te socializmit, te njohur si komunizem, e cila bente thirrje per revolucionin e klases punetore qe do te perbyste kapitalizmin boterore. Ne Paris, Marxi u be shok me Friedrich Engels, nje mik i tij prusian me te cilin kishte te njejtin koncept, i cili do te behej nje bashkepunetor i tij ne jete. Me 1845, Marxi u perzu nga Franca dhe u vendos ne Bruksel se bashku me Engelsin.

Gjate dy viteve te ardhshme, Marx dhe Engels zhvilluan filozofine e tyre te komunizmit dhe u bene lideret intelektual te levizjeve te klases punetore. Ne janar te 1848 Marxi shkroi "Manifestin e Partise Komuniste", duke perdorur si model nje trakt te Engelsit per Ligen Komuniste.


08:00  
09:00  
10:00  
11:00  
12:00  
13:00  
14:00  
15:00  
16:00  
17:00  


Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart