Login 
E Premte, 24 Shkurt 2017
Kalendari Mujor


Kategorite:
Kategorite: Te gjitha

24
Shkurt 2017
Hen Mar Mer Enj Pre Sht Die
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28          
  Kategorite: Personalitete24 shkurt 1946 Peron behet President i Argjentines
Pershkrimi:
Me 24 shkurt 1946, ish-zv/Presidenti kontradiktore i Argjntines, Juan Domingo Peron, u zgjodh president.
Me 1943, si nje oficer i ushtrise, ai iu bashkua nje grushti ushtarak shteti kunder nje qeveria civile. Pas emerimit si minister i punes, influenca e tij u rrit shume gjate 1944-s, kur gjithashtu u be dhe zv/president e minister i luftes. Ne tetor 1945, Peron u rrezua nga pozicioni i tij prej nje grushti shteti te organizuar nga civile e ushtarake, kundershtare te kushtetutes, dhe u arrestua, por kerkesat e punetoreve dhe te se dashures se tij karizmatike, Eva Duarte, shpejt sollen lirimin e tij. Ne naten e lirimit te tij, 17 tetor, ai iu adresua, nga ballkoni presidencial, nje turme prej rreth 300 mije njerezish, ku premtoi fitore ne zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Kater dite me pas, Peron, nje i ve, u martua me Eva Duarte, apo "Evita", sic ajo u be me vone e njohur.

Si president, Peron ndertoi nje aleance te ndjeshme popullore, dhe vizioni i tij per nje Argjentine te mbeshtetur ne forcat e veta, fitoi mbeshtetje te gjere. Gjithsesi, ai u be gjithashtu jashtezakonisht autoritar, duke burgosur politikane te opozites, e ngushtuar lirine e shtypit. Me 1952, burimi i tij madh politik, Evita, vdiq, dhe mbeshtetja per Peron ra. Tre vite me vone, ai u rrezua nga nje grusht ushtarak shteti. Me 1973, pas 18 vitesh ekzil, ai u kthye ne Argjentine dhe fitoi presidencen perseri. Gruaja e tij e trete, Isabel de Martinez Peron, u zgjodh si zv/presidente dhe me 1974 ajo u be presidente pas vdekjes se Peronit.


Kategorite: Lufta I Boterore24 shkurt 1917 shenimet Zimmermann
Pershkrimi:
Me 24 shkurt 1917, ne Luften e pare Boterore, autoritetet britanike i dhane ambasadorit amerikan ne Britani, Walter H. Page, nje kopje te "Letres se Zimmermanit" (nje mesazh i koduar nga Arthur Zimmerman - Ministri i Jashtem gjerman) per kontin Johann von Bernstorff - ambasadori i Gjermanise ne Meksike. Ne telegram, i kapur dhe i deshifruar nga spiunazhi britanik ne fund te janarit, Zimmermani deklaronte se ne rast te nje lufte me SHBA-ne, Meksika duhej ti bashkohej Gjermanise. Ne shkembim, Gjermania i premtonte Meksikes kthimin e territoreve te Texasit, New Mexicos dhe Arizones.

Ambasadori amerikan Page, me te mare telegramin ia nisi menjehere presidentit amerikan Woodrow Wilson, i cili ne fillim te marsit lejoi Departamentin e Shtetit ta publikoje letren. Ne fillim media e trajtoi telegramin si nje mashtrim, por autenticiteti i tij u konfirmua nga vete Arthur Zimmerman. Letra e Zimermanit ndihmoi ne ndryshimin e qendrimit te publikut amerikan per hyrjen ne lufte, nderkohe qe tashme ai ishte i zemeruar nga sulmet e perseritura gjermane mbi anijet civile amerikane. Me 2 prill, Presidenti Wilson, qe fillimisht kishte kerkuar nje zgjidhje paqesore te Luftes se Pare Boterore, urdheroi hyrjen e menjehershme ne lufte. Kater dite me vone, Kongresi Amerikan formalisht i deklaroi lufte Gjermanise.


08:00  
09:00  
10:00  
11:00  
12:00  
13:00  
14:00  
15:00  
16:00  
17:00  


Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart