Login 
E Hene, 27 Shkurt 2017
Kalendari Mujor


Kategorite:
Kategorite: Te gjitha

27
Shkurt 2017
Hen Mar Mer Enj Pre Sht Die
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28          
  Kategorite: Lufta II Boterore27 shkurt 1933 digjet Reishtagu Gjerman
Pershkrimi:
Mė 27 shkurt 1933 digjet Reishtagu gjerman.


Reishtagu nė flakė



Adolf Hitler duke inspektuar dėmet nė godinėn e Reishtagut (pasi e kishte djegur vetė).



Hitleri pėrsėri



Kategorite: Historia Shqiperise27 shkurt 1916 austriaket pushtojne Durresin
Pershkrimi:
Me 27 shkurt 1916, pas kompletimit te pushtimit te Serbise e te Malit te Zi, ushtria Austro-Hungareze avancoi ne drejtim te Shqiperise, duke pushtuar qytetin bregdetar te Durresit me 27 shkurt 1916.
Durazzo apo Durresi, kishte sherbyer si nje port i rendesishem i rajonit qe nga shekulli i 5-te, kur ishte pjese e Perandorise Romake. Pas invazionit Otoman, rreth fundit te shekullit 14-te, shume shqiptare emigruan ne Itali; por shumica e tyre, qe qendroi ne vend, u konvertuan ne myslimane. Nga fundi i shekullit 19 nacionalizmi shqiptare shpertheu me nje numer revoltash kunder sundimit Otoman. Vendet fqinje, Serbia dhe Greqia, kerkuan ta ndajne mes tyre Shiperine pas terheqjes se turqve. Fuqite e Medha Europiane, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Austro-Hungaria dhe Rusia, caktuan nje komision special per te vendosur kufijte e Shqiperise-post Otomane, proces ne te cilin 40 perqind e popullsise dhe me shume se gjysma e territorit iu hoqen Shqiperise, perfshij Kosoven (qe ju dha Serbise) dhe Camerine (qe ju dha Greqise).

Megjithese me pare e kishin njohur pavaresine e Shqiperise, Fuqite e Medha Europiane emeruan nje princ gjerman, Wilhelm of Wied, si sundimtare te Shqiperise. Vetem disa muaj pasi Princi Wilhelm arriti ne Shqiperi, me mars 1914, Lufta e Pare Boterore shpertheu ne Europe, dhe princi Wied u shtrengua t'ia mbathe nga Shqiperia ne kushtet e nje opozite te forte te vendasve.

Shqiperia shpejt u shnderua ne nje fushe beteje mes Aleateve dhe Fuqive te Qendres. Me 1915, Durresi u pushtua nga italianet, te cilet e quajten ate Durazzo. Pasi ushtrite e Fuqive te Qendres, Gjermania dhe Austro-Hungaria, vershuan ne Ballkan, duke mare kontrollin e Serbise e te Malit te Zi, mijra serb ja mbathen per ne Shqiperi, ku italianet dhe Aleatet i ndihmuan te evakuojne per ne ishullin e Korfuzit, ku ishte krijuar qeveria provizore serbe.

Ne prag te invazionit austriak te Durresit, ushtria italiane vrau rreth 900 mushka e gomere, para se te linte qytetin; gjithashtu shume banore te Durresit u larguan ne mase. Lideri i Shqiperise, Esad Pasha, ia mbathi per ne Napoli ku krijoi nje qeveri te perkohshme shqiptare. Nderkohe Austria do e mbante te pushtuar Shqiperine deri ne fund te luftes (nga fundi i 1918-s).

Ne Konferencen e Paqes te Luftes se Pare Boterore, ne Versaje, fati i Shqiperise ra perseri ne duart e fuqive Europiane. Shqiperia u kerkoi fuqive fituese te Aleateve, vecanerisht Shteteve te Bashkuara, te mbrojne pavaresine e tyre nga Serbia, Mali i Zi, Italia dhe Greqia. Pas shume pazaresh, Shqiperia u pranua me 1920 si vend i pavaruar ne organizaten e re te Lidhjes se Kombeve, nen te njejtet kufije qe vendi kishte patur para fillimit te luftes.

(Materiali eshte mare nga stacioni televiziv amerikan "The History Channel".)


08:00  
09:00  
10:00  
11:00  
12:00  
13:00  
14:00  
15:00  
16:00  
17:00  


Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart