Login 
E Shtune, 11 Mars 2017
Kalendari Mujor


Kategorite:
Kategorite: Te gjitha

11
Mars 2017
Hen Mar Mer Enj Pre Sht Die
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
  Kategorite: Te pergjithshme11 mars 2004 bomba terroriste ne trenat e Madridit
Pershkrimi:
Me 11 mars 2004, nje sulm terrorist goditi trenat e Madridit. 191 njerez u vrane dhe rreth 2000 u plagosen, kur 10 bomba shperthyen ne 4 trena, ne tre pjese te ndryshme te stacionit te trenit te Madridit, gjate pikut te levizjes ne mengjes. Sic u zbulua me vone, bombat ishin komanduar nga telefona celulare.
Sulmi terrorist, me vdekjepruresi ne Europe kunder civileve qe nga 1988 (shperthimi i aeiroplanit Lockerbie), fillimisht u dyshua se ishte veper e grupit seperatiste te Baskeve, ETA. Ky version ra shpejt pas provave te grumbulluara per nje grup islamist, qe u mendua se kishte vepruar ne emer te Al-Qaidas.

Shume njerez ne Spanje dhe ne bote e pane kete sulm si hakmarrje per pjesmarrjen e Spanjes ne luften ne Irak, ku rreth 1400 ushtare spanjolle ishin dislokuar atje. Sulmi u be vetem dy dite para zgjedhjeve te pergjithshme ne Spanje, te cilat i fituan socialistet qe ishin kunder luftes. Qeveria e re, e udhehequr nga kryeministri Jose Luis Rodriguez Zapatero, i terhoqi trupat spanjolle nga Iraku deri ne majin e 2004-s.

Nje bombe e dyte u tentua te perdorej me 2 prill ne trenin e shpejtesise se larte, por pa sukses. Te nesermen policia spanjolle arrestoi te dyshuarit ne nje apartament te Madridit. Gjate operacionit te policise shume te dyshuar vrane veten si dhe nje agjent policie u vra ne nje apartament nga shperthimi i nje bombe. 29 persona u arrestuan dhe gjyqi i tyre filloi ne mars te 2007.

Ne kujtim te viktimave te 11 marsit, nje memorial (ne foto) me peme ulliri dhe qiparos u mboll ne parkun El Retiro te Madridit.


Kategorite: Lufta Ftohte11 mars 1990 Lituania deklaron pavaresine
Pershkrimi:
Me 11 mars 1990, Lituania shpalli pavaresine nga Bashkimi Sovietik, duke qene keshtu e para republike sovietike qe bente nje gje te tille. Qeveria sovietike iu pergjigj republikes Balltike me embargo te naftes dhe bllokade ekonomike, dhe me vone dergoi trupat ushtarake.

Lituania ishte nje vend qe egzistonte prej 3000 vjetesh, dhe gjate periudhes mediaveliane ajo ishte nje nga shtetet me te medhenj ne Europe, me shtrirje nga Rusia e sotme deri ne Detin e Zi. Ne fund te shekullit te 14, Lituania u bashkua me Polonine duke formuar nje komunuelth, dhe me ndarjen e Polonise me 1795, Lituania u aneksua nga Rusia.

Ne shekullin e 19, Lituania filloi rizgjimin, dhe me firmosjen e traktatit te Brest-Levost mes Rusise e Gjermanise me 1918, ajo fitoi pavaresine. Megjithate, ne dy dekadat e ardhshme, Polonia, Gjermani dhe Rusia nderhyne ne punet e brendeshme te Lituanise. Me 1940 sovietiket e pushtuan vendin, por me 1941 ato u zevendesuan nga nazistet gjermane. Gjate Luftes II Boterore, shume lituaneze luftuan krah gjermaneve kunder ruseve, por me 1944 vendi u clirua nga sovietiket dhe nje rregjim komunist u instalua ne Lituani.

Ne fund te 1980, teoria e liderit sovietik Mikhail Gorbachev, "glasnost" (apo teoria e hapjes), e beri Lituanine te rishikoje identitetin e saj, dhe me 11 mars 1990, ajo deklaroi pavaresine formale. Qe me 1988 vendi drejtohej nga nje koalicion jo komunist qe kishte shumicen ne parlament. Ne janar 1991, trupat ushtarake dhe tanket sovietike sulmuan kryeqytetin e vendit Vilnius, duke krijuar nje shteterrethim qe zgjati deri me 6 shkurt 1991, kur BS, tashme e rrenuar, ra dakort te njohe pavaresine e Lituanise dhe republikave te tjera Balltike (Estonise e Letonise).


Kategorite: Lufta Ftohte11 mars 1958 nje bombe atomike bie ne Karolinen e Jugut
Pershkrimi:
Me 11 mars 1958, nje avion luftarak amerikan B-47 qe po fluturonte nga shteti i Georgias (SHBA) per ne Britanine e Madhe, leshoi aksidentalisht, rreth ores 4:34 pasdite, nje bombe atomike ne qytetin Mars Bluff te Karolines se Jugut. Bomba ra mbi nje shtepi dhe shpertheu pjesa e saj me eksploziv te zakonshem, por jo mbushja atomike, duke krijuar nje re te madhe ne forme kerpurdhe dhe nje krater ne toke ne permasat 25m gjeresi dhe mbi 10m thellesi. Asnje nuk u vra ndersa disa njerez u plagosen. Ishte fat qe nuk shpertheu mbushja nukleare.


08:00  
09:00  
10:00  
11:00  
12:00  
13:00  
14:00  
15:00  
16:00  
17:00  


Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart