Login 
E Marte, 14 Mars 2017
Kalendari Mujor


Kategorite:
Kategorite: Te gjitha

14
Mars 2017
Hen Mar Mer Enj Pre Sht Die
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
  Kategorite: Personalitete14 mars 1879 lind Albert Einstein
Pershkrimi:
Me 14 mars 1879, lindi ne qytetin gjerman Ulm, Albert Einstein, djali i nje inxhinieri elektrik me prajardhje hebreje. Pas femijerise ne Gjermani e Itali, Einstein studioi fizik e matematik ne nje Akademi Politeknike Federale ne Zyrih, Zvicer, ku gjithashtu u be dhe qytetar zviceran, dhe me 1905 mori Ph.D. nga Universiteti i Zyrihut, ndersa punonte ne zyren e patentave te Zvicres, ne Berne.

Me 1916 ai publikoi librin "Bazat e Teorise se Pergjithshme te Gravitetit", teori e cila u verifikua nga studiues te astronomise me 1919, dhe me vone u konfirmua nga shkenctare.
Gjate dekades ne vijim, Einstein vazhdoi te kontriboj ne fushen e teorise se gravitetit. Si nje figure publike e njohur boterisht, ai gjithashtu u perfshi edhe ne politike, duke folur hapur kunder militarizimit te Gjermanise. Nje gje e tille e beri ate nje figure jo popullore, dhe pas marrjes se pushtetit nga Adolf Hitler me 1933, ai dorezoi shtetesine gjermane dhe u largua nga vendi.

Me vone ai u vendos ne SHBA, ku pranoi nje post ne Institutin e Studimeve te Avancuara, pozicion ne te cilin do qendronte deri ne fund te jetes se tij. Me 1940 u be qytetar amerikan.

Me 1939, pavaresisht besimit te tij te gjate ne pacifizem, ai ra dakort ne emer te nje grupi shkencetaresh ti shkruante Presidentit Rusvelt ne lidhje me kerkimet ne fushen e armeve atomike. Si shume shkencetare te tjere ai i trembej faktit se mos Gjermania vihej ne zoterim te kesaj arme. Gjithsesi ai nuk luajti rol ne prodhimin e armes atomike amerikane qe u perdor kunder Japonise. Pas luftes, ai beri thirrje per krijimin e nje qeverie boterore qe do te kontrollonte teknologjine nukleare dhe do te parandalonte konfliktet e ardhshme.

Albert Einstein, nje nga mendjet me krijuese te historise se njerezimit, vdiq ne Princeton me 1955.


08:00  
09:00  
10:00  
11:00  
12:00  
13:00  
14:00  
15:00  
16:00  
17:00  


Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart