Login 
E Marte, 21 Mars 2017
Kalendari Mujor


Kategorite:
Kategorite: Te gjitha

21
Mars 2017
Hen Mar Mer Enj Pre Sht Die
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
  Kategorite: Lufta Ftohte21 mars 1980 SHBA bojkoton Lojrat Olimpike te Moskes
Pershkrimi:
Me 21 mars 1980, Presidenti amerikan Carter u anoncoi atleteve amerikane vendimin per bojkotin e olimpiades se Moskes. Presidenti Jimmy Carter informoi nje grup te atleteve te SHBA-se, se ne pergjigje te agresionit sovietik te dhjetorit 1979 ne Afganistan, SHBA do te bojkotonin lojrat olimpike te Moskes 1980. Ai ishte bojkoti i pare dhe i vetem qe SHBA u bente lojrave olimpike.

Pas invazionit te BS ne Afganistan ne dhjetor 1979, per te mbajtur ne kembe nje qeveri jo stabile pro-sovietike, SHBA reagoi menjehere ashper. Ajo nderpreu negociatat e armatimit me sovietiket, e denoi aksionin rus ne OKB, dhe kercenoi me bojkot te lojrave olimpike te Moskes te 1980. Kur sovietiket refuzuan te terheqin trupat e tyre nga Afganistani, Presidenti Carter finalizoi vendimin e tij per bojkot te lojrave. Me 21 mars 1980, ai u takua me rreth 150 atlete dhe tranjere te SHBA-se per te sqaruar vendimin e tij. Ai u shpjegoi atyre se, "Une kuptoj si ju ndjeheni," dhe njohu deshprimin e tyre. Sidoqofte, Carter mbrojti aktin e tij, dhe deklaroi "cfare ne jemi duke bere mbron parimet dhe kualitetin e Olimpiades, dhe jo e demton ate." Shume nga atletet u tronditen nga ky lajm. Njeri prej tyre deklaroi se, "Si qytetare une e suportoj ate vendim, por si atlet, ai eshte nje vendim i rende." Te tjeret deklaruan se presidenti po e politizonte olimpiaden. Shumica e tyre e pranuan vetem per sy e faqe vendimin e Carterit.

Vendimi i SHBA-se per bojkotin e lojrave olimpike te 1980 nuk pati impakt ne veprimet sovietike per Afganistanin (trupat sovietike nuk u terhoqen dhe per nje dekade tjeter), por gjithsesi ai demtoi lojrat e Moskes. Ne fakt nuk ishte hera para qe diplomacia e Luftes se Ftohte nderhynt deri ne aktivitetet nderkombetare sportive. BS kishte refuzuar me pare Kampionatin Boterore te Futbollit te 1973 na Kili, per shkak te permbysjes dhe vdekjes se presidentit majtist kiliane ate vit.


Kategorite: Te pergjithshme21 mars 1804 miratohet Kodi i Napoleonit
Pershkrimi:
Me 21 mars 1804, u aprovua kodi i Napoleonit ne France. Pas kater vite debati dhe planesh, Perandori i Frances Napoleon Bonaparte injektoi nje kornize te re ligjore per Francen, e njohur si "Kodi i Napoleonit". Kodi Civil i dha Frances se pas-revolucionit grupin e pare koherent te ligjeve per pronen, marredheniet me kolonite, familjen, dhe te drejtat individuale.

Me 1800, gjenerali Napoleon Bonaparte, si diktator i ri i Frances, filloi punen per rishikimin e sistemit te prapambetur e te kalbur ligjore francez. Ai themeloi nje komision special, te drejtuar nga J.J. Cambaceres, qe drejtoi ne 80 raste komisionin, ndersa Napoleoni drejtoi me shume se gjysmen e sesioneve. Ne mars te 1894, Kodi i Napoleonit u miratua perfundimisht.

Kodi rregullonte disa dege te ligjit, perfshire ligjin tregetare dhe ate kriminal, dhe e ndante ligjin civil ne dy kategori, te prones e te familjes. Kodi i Napoleonit i bente burrat me te forte ne familjet e tyre, reduktonte te drejtat individuale te grave, si dhe te drejtat e femijeve te paligjshem. Gjithashtu, te gjithe burrat kishin te drejta te barabarta dhe te drejten e trashegimise fetare. Ligji u aplikua ne te gjitha territoret nen sundimin francez dhe influencoi ne shume vende te Europes dhe te Amerikes e Jugut.


08:00  
09:00  
10:00  
11:00  
12:00  
13:00  
14:00  
15:00  
16:00  
17:00  


Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart