Login 
E Shtune, 25 Mars 2017
Kalendari Mujor


Kategorite:
Kategorite: Te gjitha

25
Mars 2017
Hen Mar Mer Enj Pre Sht Die
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
  Kategorite: Lufta Ftohte25 mars 1957 krijohet Tregu i Perbashket Europian
Pershkrimi:
Me 25 mars 1957, Franca, Gjermania Perendimore, Italia, Hollanda, Belgjika dhe Luksemburgu nenshkruan ne Rome nje mareveshje qe themelonte Komunitetin Ekonomik Europian, i njohur ndyshe si Tregu i Perbashket Europian (TPE). TPE, qe filloi operimin ne janar 1958, ishte nje hap i rendesishem i Europes ne drejtim te bashkimit politiko-ekonomik te saj.

Me 25 mars, perfaqesuesit e gjashte vendeve Europiane nenshkruan dy traktate ne Rome. Njeri ishte per krijimin e Komitetit Europina te Energjise Atomike, qe kishte te bente me shfrytezimin e burimeve nukleare Europiane per qellime te zakonshme e paqesore. Ndersa tjetri krijoi Tregun e Perbashket Europian. Ne kete treg, barrierat tregetare mes anetareve u eleminuan gradualisht. Perfundimisht, investimet dhe kapitalet u lejuan te levizin lirshem brenda vendeve te komunitetit, dhe me 1967 ai quajt Komunitetit Europian.


Kategorite: Lufta II Boterore25 mars 1941 Jugosllavia firmos aleance me Hitlerin
Pershkrimi:
Me 25 mars 1941, ne Luften II Boterore, Jugosllavia, pavaresisht nje deklarate te meparshme per neutralitet, nenshkroi Paktin Tri-Palesh, duke formuar nje aleance me fuqite e Boshtit, Gjermanine, Italine e Japonine. (Ne foto Adolf Hitleri dhe Princi Paul i Jugosllavise me 12 mars 1941)

Kombi Jugosllav, nje federate e nderlikuar e Serbeve, Kroateve e Slloveneve, ishte krijuar pas kolapsit te Perandorive Otomane e Austro-Hungareze ne fund te Luftes I Boterore, perandori te cilat zoteronin pjeset tokesore te asaj qe me vone u quajt Jugosllavi. E inaguruar si nje monarki kushtetuese, Jugosllavia lidhi miqesi te ngushte me Francen e Cekosllovakine gjate viteve mes dy luftrave boterore. Me shperthimin e Luftes II Boterore, dhe pas "Anschluss" (bashkimit te Gjermanise me Austrine), presioni u shtua mbi Jugosllavine per nje aleance me te ngushte me Gjermanine, pavaresisht deklarimit te neutralitet te saj. Frika e nje invazioni si ai i Frances e shtyne Jugosllavine te firmose nje "Traktat Miqesie" - nje mareveshje e shkurter formale politike - me 11 dhjetor 1940.

Me shtrirjen e luftes ne Ballkan, pas invazionit italin ne Greqi, per Hitlerin u be e domozdoshme, qe fuqite e Boshtit te kishin nje aleat ne rajon qe te sherbente si fortese kunder Aleateve ne rast te ndonje sulmi ndaj territoreve te fuqive te Boshtit. Ne takimin e 14 shkurtit 1941, Adolf Hitleri provoi pa rezultat te binde Kryeministrin Jugosllav Dragisa Cvetkovic ti bashkohej fuqive te Boshtit. Te nesermen, Kryeministri Britanik Winston Churchill kontaktoi mekembesin Jugosllav, Princin Paul, ne nje perpjekje inkuruajuese per te qendruar i vendosur para presionit gjerman. Per Aleatet ishte shume i rendesishem bashkepunimi i Jugosllavise per te penguar pushtimin e Greqise nga fuqite e Boshtit.

Por pas aleances se Mbretit Boris te Bullgarise me Gjermanine, Princi serb Paul u ndje i friksuar nga gjermanet, dhe me 20 mars ai i kerkoi qeverise jugosllave bashkepunim per te lejuar gjermanet te sulmonin Greqine. Qeveria nuk e pranoi kete kerkese ndersa kater ministra dhane doreheqjen si proteste per kete sugjerim. Por ky veprim nuk e pengoi kryeministrin jugosllav Cvetkovic te firmoste Traktatin Tri-Palesh me 25 mars 1941 ne Viene.

Dy dite me vone, ne pergjigje te aleances me Gjermanine, qeveria e Cvetkovicit u permbys nga nje front i bashkuar i fshatareve, kishes e ushtrise se zemeruar. Princi Paul u rrezua nga froni dhe ne vend te tij u vendos i biri, Mbreti Peter, 17 vjec. Nje qeveri e re u krijua, e drejtuar nga nje gjeneral i forcave ajrore, Dushan Simovic, qe menjehere e hodhi poshte Traktatin Tri-Palesh.
Ne me pak se dy jave, Gjermania e sulmoi Jugosllavine dhe e pushtoi me force.


08:00  
09:00  
10:00  
11:00  
12:00  
13:00  
14:00  
15:00  
16:00  
17:00  


Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart