Login 
E Hene, 27 Mars 2017
Kalendari Mujor


Kategorite:
Kategorite: Te gjitha

27
Mars 2017
Hen Mar Mer Enj Pre Sht Die
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
  Kategorite: Lufta Ftohte27 mars 1958 Khrushovi behet lider i BS
Pershkrimi:
Me 27 mars 1958, Sekretari i Pare i BS, Nikita Khrushovi, zevendesoi Nikolai Bulganinin si Kryeminister, duke u bere keshtu udheheqesi i pare i vendit qe nga koha e Stalinit qe mbante te dy pozicionet shteterore.

Khuroshovi, qe ishte lindur ne Ukrahine ne nje familje fshataresh me 1894, kishte punuar si mekanik miniere para se ti bashkohej Partise Komuniste me 1918. Me 1929 ai shkoi ne Moske ku ne menyre te qendrueshme vazhdoi ngjitjen ne detyrat partiake dhe me 1938 u zgjodh Sekretar i Pare i Partise se Ukrahines. Ai gjithashtu ishte nje shoqerues i afert i Stalinit. Pas vdekjes se Stalinit me 1953, Khrushovi u be sekretari i pare i Partise Komuniste te BS.

Me 1956, Khrushovi denoncoi Stalinin dhe politiken e tij totalitare ne kongresin e 20 te Partise Komuniste, gje qe solli nje "shkrirje" te situates politike ne vend dhe lirimin e milionave te burgosurve politik. Pothuajse menjehere, atmosfera e re e lirise, solli rritjen e anti-sovietizmit ne Poloni e Hungari. Khrushovi shkoi ne Poloni dhe arriti te negocioje nje zgjidhje diplomatike, por ne Hungari rebelimi u shtyp nga trupat e Paktit te Varshaves dhe tanket.

Programi i Khrushovit per de-stanilizimin e politikes u kundershtua nga disa nivele te larta te Partise Komuniste, dhe ne qershor 1957 ai ishte gati te permbysej nga pozicioni i tij i Sekratarit te Pare. Pas nje ndeshje te shkurter, ai arriti ti nxjere jashte partise kundershtaret dhe me 27 mars 1958 mori dhe postin e kryeministrit.

Ne politiken e jashtme, Khrushovi u shqua per nje politike "paqesore me perendimin". Ai thoshte "ne i ofrojme vendeve kapitaliste konkurrence paqesore", duke i dhene BS nje rol udheheqes ne garen e hapesires me leshimin e satelitit te pare dhe kozmonauteve. Nje vizite e tij ne SHBA me 1959 u shenua si nje nivel i larte i ri i maredhenieve mes dy vendeve, por qe me 1960 keto maredhenie do te pesonin nje renie gati dramatike.

Me 1961 ai autorizoi ndertimin e Murit te Berlinit, si nje zgjidhje drastike per Gjermanine Lindore. Ndersa, ne tetor 1962, SHBA e BS ishin shume afer nje konflikti nuklear pas vendosjes se raketave nukleare sovietike ne Kube. Pas 13 dite tensioni, me ne fund kriza e raketave ne Kube u zgjidh, kur Khrushovi ra dakort ti terheqe ato ne shkembim te zotimit amerikan per te mos sulmuar Kuben.

Kriza e raketave kubane, problemet ne agrikulturen e vendit si dhe pershkallezimi i marredhenive Sovieto-Kineze, sollen rritjen e opozites kunder Khrushovit ne parti. Me 14 tetor 1964, Leonida Brezhnievi, zevendesi i Khrushovit, organizoi nje grusht shteti te suksesshem kunder tij, dhe Khrushovi u shtrengua te jape doreheqjen nga pozicionet e tij partiako-shteterore. Ai doli ne pension dhe i ngrysi vitet e mbetura i harruar ne periferi te Moskes deri me 1971, kur vdiq.


08:00  
09:00  
10:00  
11:00  
12:00  
13:00  
14:00  
15:00  
16:00  
17:00  


Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart