Login 
E Merkure, 29 Mars 2017
Kalendari Mujor


Kategorite:
Kategorite: Te gjitha

29
Mars 2017
Hen Mar Mer Enj Pre Sht Die
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
  Kategorite: Lufta Ftohte29 mars 1973 SHBA terhiqet nga lufta Vietnamit
Pershkrimi:
Me 29 mars 1973, ShBA terhiqet nga Vietnami. Dy muaj pas firmosjes se mareveshjes se paqes per Vietnamin, trupat e fundit amerikane u larguan nga Vietnami i Jugut pasi Hanoi liroi roberit e mbetur amerikane te luftes te mbajtur ne Vietnamin e Veriut. Invazioni 8 vjecar i Amerikes ne luften e Vietnamit perfundoi.

Me 1961, pas dy dekadash te ndihmes ushtarake, Presidenti amerikan John Kennedy dergoi forcat e para te medha te ushtrise amerikane ne Vietnam per te mbajtur ne kembe rregjimin autokratik te Vietnamit te Jugut kunder komunisteve te veriut. Tre vjet me vone, me permbysjen e qeverise se Vietnamit te Jugut, Presidenti Lyndon Johnson urdheroi pakesimin e bombardimeve kunder Vietnamit te Veriut. Me 1965 ofensiva e Vietnamit te Veriut i la presidentit Johnson dy zgjidhje: Te pershkallezonte nderhyrjen amerikane; ose te terhiqej. Johnson zgjodhi te paren duke rritur numrin e trupave amerikane ne Vietnam ne 300 mije - fushata me e madhe ushtarake e kryer ndonjehere.

Ne pranveren e 1969, pasi protestat kunder luftes u shtuan ne SHBA, nderkohe qe numri i trupave amerikane ne Vietnam kishte arritur pikun e tij (550 mije), presidenti i sapo zgjedhur Richard Nixon, filloi terheqjen e tyre, ndersa intensifikoi bombardimet. Kthimi i ushtrise vazhdoi ne permasa me te medha gjate 1970, pasi Presidenti Nixon shtriu bombardimet ne Kamboxhia e Laos ne perpjeke per te penguar rruget e furnizimit te Vietnamit te Veriut. Kjo taktike e re lufte, pavaresisht sukseseve, solli nje vale te re protestash ne SHBA dhe ne vende te tjera.

Perfundimisht, ne janar 1973, perfaqesuesit e SHBA-se, Vietnamit te Veriut e te Jugut, firmosen nje mareveshje paqeje ne Paris, duke perfunduar nderhyrjen amerikane ne luften e Vietnamit.


08:00  
09:00  
10:00  
11:00  
12:00  
13:00  
14:00  
15:00  
16:00  
17:00  


Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart