Login 
E Premte, 31 Mars 2017
Kalendari Mujor


Kategorite:
Kategorite: Te gjitha

31
Mars 2017
Hen Mar Mer Enj Pre Sht Die
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
  Kategorite: Te pergjithshme31 mars 1889 inagurohet kulla Eifel ne Paris
Pershkrimi:
Me 31 mars 1889, ne nje ceremoni te drejtuar nga Gustave Eiffel, projektusi i kulles, dhe te shoqeruar nga Kryeministri francez Pierre Tirarde, dhe nga 200 punetore, u inagurua kulla Eifel ne Paris.

Me 1889, per nder te 100 vjetorit te Revolucionit Francez, qeveria franceze planifikoi berjen e nje ekspozite nderkombetare dhe anoncoi gjithashtu nje konkurs per ndertimin e nje monumenti qe do te vendosej ne Champ-de-Mars, ne qendres se Parisit. Me shume se 100 projekte konkurruan, dhe fitoi dizenjoja i Eiffelit, per nje kulle te hapur metalike qe do te arrinte lartesine deri ne rreth 330m, duke u bere keshtu kulla me e larte e ndertuar deri atehere ne bote. Eiffel, nje ndertues i njohur urash, dhe mjeshter i konstrukteve metalike, kishte bere gjithshtu skeletin prej hekuri te "Statujes se Lirise" qe ishte vendosur ne gjirin e New Yorkut.

Eiffel perfundoi kullen brenda dy viteve, ne nje vlere me te ulet se e parashikuara. Vetem nje punetor humbi jeten gjate punimeve, qe per ate kohe perbente numrin me te vogel te viktimave ne nje ndertim te te tilla permasave. Megjithese ne fillim ndertimi i kulles u shoqerua me shume skepticizim, breda disa dekadave u pa nga te gjithe se ajo veper perbente nje pune arkitekturore mjeshterore.

Ne fillim te muajit maj, Ekspozita Nderkombetare e Parisit u hap, dhe kulla sherbeu si hyrje e panairit gjigand.
Ne menyre te pabesueshme, me 1909, kulla Eifel per pak sa nuk u shkaterua, kur mbaroi kontrata e qirase se tokes, ku ishte vendosur Ekspozita Nderkombetare, por fakti se mbi te ishte antena e radiofonike, e shpetoi ate. Sot, kulla Eifel eshte nje nga pikat turistike me te vizituara te botes.


08:00  
09:00  
10:00  
11:00  
12:00  
13:00  
14:00  
15:00  
16:00  
17:00  


Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart