Login 
Thursday, 6 Prill 2017
Kalendari Mujor


Kategorite:
Kategorite: Te gjitha

06
Prill 2017
Hen Mar Mer Enj Pre Sht Die
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
  Kategorite: Lufta II Boterore6 prill 1941 Gjermania sulmon Jugosllavinė
Pershkrimi:
Mė 6 prill 1941, nė Luften e II Botėrore, Gjermania sulmoi Jugosllavinė. Forcat ajrore gjermane, lanēuan "Operacionin Kastigo", duke bombarduar Beogradin, ndėrsa 24 divizione tokėsore dhe 1200 tanke u drejtuan pėr nė Greqi. (Ne foto Adolf Hitleri dhe Princi Paul i Jugosllavise me 12 mars 1941)

Sulmi nė Jugosllavi ishte i gjerė dhe brutal, nje akt terrori qė rezultoi nė vdekjen e 17 mijė civilėve,- numri mė i madh i civilėve i vrarė brenda njė dite nė atė fillim lufte. Kasaphana u bė edhe mė e tmerrshme, sepse pėr shkak tė ditės sė "Tė djelės sė Palmės", fshatrat dhe qytetet pėrreth Beogradit ishin boshatisur dhe njerezit kishin shkuar pėr festė nė kryeqytet. Gjithashtu i gjithe aviacioni Jugosllav u bombardua, duke shkatėruar mė shumė se 600 avionė qė nė tokė.

Si pjesė e ofensivės ballkanike, forcat gjermane bombarduan gjithashtu portin grek tė Pireusit, ndėrsa divizionet ushtarake u shtrinė pėr nė jug-perėndim, nė rrugėn pėr nė Selanik, dhe pėrfundimisht okupuan Greqinė.

Gjithashtu po nė kėtė ditė, trupat e gjeneralit britanik Alan Cunningham nė kryeqytetin e Etiopise, Addis Ababa, formalisht dėbuan pushtuesit italianė duke ja kthyer kėtė vend perandorit etiopian, Haile Selassie.


Kategorite: Lufta I Boterore6 prill 1917 SHBA hyn ne Luften I Boterore
Pershkrimi:
Me 6 prill 1917, SHBA hyri ne Luften e Pare Boterore. Dy dite pasi senati amerikan votoi 82 me 6 per ti deklaruar lufte Gjermanise, Kongresi Amerikan mbeshteti kete deklarate duke votuar 373 me 50, dhe Amerika hyri ne Luften I Boterore.

Me 24 shkurt 1917, ne Luften e pare Boterore, autoritetet britanike i dhane ambasadorit amerikan ne Britani, Walter H. Page, nje kopje te "Letres se Zimmermanit" (nje mesazh i koduar nga Arthur Zimmerman - Ministri i Jashtem gjerman) per kontin Johann von Bernstorff - ambasadori i Gjermanise ne Meksike. Ne telegram, i kapur dhe i deshifruar nga spiunazhi britanik ne fund te janarit, Zimmermani deklaronte se ne rast te nje lufte me SHBA-ne, Meksika duhej ti bashkohej Gjermanise. Ne shkembim, Gjermania i premtonte Meksikes kthimin e territoreve te Texasit, New Mexicos dhe Arizones.

Ambasadori amerikan Page, me te mare telegramin ia nisi menjehere presidentit amerikan Woodrow Wilson, i cili ne fillim te marsit lejoi Departamentin e Shtetit ta publikoje letren. Ne fillim media e trajtoi telegramin si nje mashtrim, por autenticiteti i tij u konfirmua nga vete Arthur Zimmerman. Letra e Zimermanit ndihmoi ne ndryshimin e qendrimit te publikut amerikan per hyrjen ne lufte, nderkohe qe tashme ai ishte i zemeruar nga sulmet e perseritura gjermane mbi anijet civile amerikane. Me 2 prill, Presidenti Wilson, qe fillimisht kishte kerkuar nje zgjidhje paqesore te Luftes se Pare Boterore, urdheroi hyrjen e menjehershme ne lufte. Kater dite me vone, Kongresi Amerikan formalisht i deklaroi lufte Gjermanise.

Me 26 qershor, 14 mije trupat e para amerikane zbarkuan ne France per te filluar stervitjen per luftime. Pas kater vite lufte te pergjakur pergjate fronit perendimore, hyrja e Amerikes ne lufte ishte nje pike e rendesishme kthese ne lute dhe ndihmoi Aleatet ne fitore. Kur lufta mbaroi, me 11 nentor 1918, me shume se 2 milione ushtare amerikane moren pjese ne lufte dhe 50 mije prej tyre humben jeten.


6 prill 1896 fillojne Lojrat e para Olimpike
Pershkrimi:
Me 6 prill 1896, filluan lojrat e para olimpike moderne. Nje tradite e larget e harruar e Greqise antike, u rilind ne Athine pas 1500 vitesh pasi ishte ndaluar nga Perandori Romak Theodosius I. Ne hapje te lojrave te Athines, Mbreti grek Georgios I dhe nje turme prej 60 mije spektatoreve ju uruan mirepritjen atleteve nga 13 vende ne nje konkurrim nderkombetare.


08:00  
09:00  
10:00  
11:00  
12:00  
13:00  
14:00  
15:00  
16:00  
17:00  


Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart