Login 
E Premte, 7 Prill 2017
Kalendari Mujor


Kategorite:
Kategorite: Te gjitha

07
Prill 2017
Hen Mar Mer Enj Pre Sht Die
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
  Kategorite: Lufta Ftohte7 prill 1963 Tito behet President i perjetshem i Jugosllavise
Pershkrimi:
Me 7 prill 1963, kushtetuta e re e Jugosllavise e deklaronte Titon president te perjetshem te shtetit me emrin Republika Federative Socialiste e Jugosllavise.
Formalisht i njohur si Josip Broz, Tito kishte lindur ne nje familje te madhe fshatare ne Kroaci me 1892. Ne ate kohe, Kroacia ishte pjese e Austro-Hugarise, dhe me 1913 Tito u mobilizua ne ushtrine e ketij shteti. Pas shperthimit te Luftes I Boterore, ai luftoi kunder serbeve dhe me 1915 u dergua ne frontin rus, ku u zu rob. Ne kampin e roberve te luftes, ai u konvertua ne bolshevik dhe me 1917 mori pjese ne Revolucionin Rus. Ai luftoi me Garden e Kuqe gjate Luftes Civile ruse dhe me 1920 kthehet ne Kroaci, e cila tashme ishte pjese e mbreterise Jugosllave te dominuar nga serbet.

Ai iu bashkua Partise Komuniste te Jugosllavise, dhe komunistet partizane e bene ate lider gjate rezistences anti-naziste. Me 1944 forcat sovietike cliruan Jugosllavine dhe ne mars 1945 Marshall Tito u instalua si koka e nje qeverie te re federale Jugosllave. Jo-komunistet u debuan nga qeveria dhe ne nentor 1945 Tito u zgjodh kryeminister nga zgjedhje te kufizuara vetem brenda Frontit Kombetare te perbere nga komunistet. Ne te njejtin muaj, Republika Popullore Federale e Jugosllavise u deklarua nen nje kushtetute te re.

Megjithese Republika Jugosllave kishte promovuar nje fare autonomia ne disa aspekte te jetes, Tito zoteronte pushtetin final dhe sundoi me diktatorship, duke shtypur opoziten. Stili i tij i pavarur ne politiken e jashtme, krijoi konflikt me BS, dhe ne fillim te 1948-s Stalini provoi te permbyse lidershipin jugosllav. Tito arriti te ruaj kontrollin, dhe me vone gjate 1948 Jugosllavia u perjashtua nga Kominterni dhe nga partite komuniste te Europes Lindore.
Jugosllavia u josh nga Perendimi, qe i ofroi ndihme dhe asistence ushtarake, duke perfshire dhe nje shoqerim informal ne NATO. Pas vdekjes se Stalinit me 1953, maredheniet Jugosllavo-Sovietike u permiresuan gradualisht, por Tito ishte kritik per invazionet ne Hungari e Cekosllovaki, dhe tentoi te lidhet me vendet jo alete te SHBA-se, si India e Egjipti.


Kategorite: Historia Shqiperise7 prill 1939 Shqiperia pushtohet nga Italia
Pershkrimi:
Me 7 prill 1939, nje nje perpjekje per te imituar pushtimin e Prages nga Hitleri, trupat e Benito Mussolinit, megjithese keq te organizuara, sulmuan dhe pushtuan Shqiperine.
Megjithese invazioni ne Shqiperi ishte paramenduar si nje prelud per pushtime te medha ne Ballkan, ne fakt ai rezultoi nje ndermarje e kushtueshme per Il Duce. Shqiperia ishte nderkohe e varuar ekonomikisht nga Italia, dhe kishta pak per te ofruar per pushtuesin. Sulmet e ardhshme tek fqinjet, rezultuan te ishin nje deshtim per Italine.


08:00  
09:00  
10:00  
11:00  
12:00  
13:00  
14:00  
15:00  
16:00  
17:00  


Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart