Login 
E Merkure, 12 Prill 2017
Kalendari Mujor


Kategorite:
Kategorite: Te gjitha

12
Prill 2017
Hen Mar Mer Enj Pre Sht Die
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
  Kategorite: Personalitete12 prill 1945 vdes Presidenti Roosevelt
Pershkrimi:
Me 12 prill 1945, vdiq nga nje hemoragji celebrale Presidenti Amerikan Franklin Delano Roosevelt ne shtepine e tij Warm Spring, Georgia. Personi i vetem qe u zgjodh per kater here President i Amerikes, Roosevelt, mbahet mend si nga miqte ashtu dhe nga armiqte, per politikat e tij sociale dhe udheheqjen e Aleateve gjate Luftes se II Boterore.

Roosevelt u zgjodh per here te trete me 1940 me premtimin per te mbajtur Ameriken neutrale dhe sa me larg luftes II boterore. Por pas shtrirjes se luftes, dhe deshperimit Britanik, presidenti Roosevelt i kerkoi kongresit te kalonte nje akt, ne mars 1941, per te ndihmuar financiarisht Britanine dhe Aleatet. Ne gusht, Roosevelti u takua me Kryeministrin Britanik Winston Churchill per te proklamuar Karten e Atlantikut, qe do sherbente si baze per Kombet e Bashkuara; Ata gjitashtu perpiluan nje deklarate se SHBA do te shtrengohej te kunderreagonte nese Japonia do te vazhdonte cenimet e metejshme ne Pacifik.

Dhe "cenimi i metejshem" ndodhi ne Gjirin e Perles (Pearl Harbor) me bombardimet japoneze. Te nesermen Roosevelt i deklaroi lufte Japonise. Me 11 dhjetor, Gjermania e Italia i deklaruan lufte SHBA-se.


Kategorite: Te pergjithshme12 prill 1861 fillon Lufta Civile ne SHBA
Pershkrimi:
Me 12 prill 1861, filloi Lufta Civile ne SHBA. Qe ne fillim te 1858-s, konflikti mes Veriut e Jugut, per ceshtjen e skllaverise, i detyroi udheheqesit e Jugut te vendosin per shkeputje rajonale nga SHBA. Gjate 1860-s, shumica e shteteve skllavopronare kercenuan me shkeputje nese Republikanet (Partia kunder skllaverise) do fitonin zgjedhjet. Fitorja e republikanit Abraham Lincoln mbi Partine Demokrate te ndare, ne nentor 1860, solli shkeputjen e menjehershme te Karolines se Jugut. Pas Karolines se Jugut, brenda gjashte muajve u shkeputen edhe gjashte shtete te tjera nga unioni, Mississipi, Florida, Alabama, Georgia dhe Louisiana.

Ne shkurt 1861, delegate nga shtetet e mesiperme krijuan nje qeveri te unifikuar. Jefferson Davis nga Mississippi u zgjodh presidenti i pare i Konfederates se Shteteve te Amerikes. Kur Abraham Linkoln u inaguarua President i SHBA-se me 4 mars 1861, nje total prej shtate shtetesh ishin bere pjese e Konfederates se Jugut (perfshi edhe Texasin). Kater vjet me vone, lufta civile perfundoi me humbjen e Konfederates se Jugut, dhe 620 mije luftetare humben jetet nga te dy kampet.


08:00  
09:00  
10:00  
11:00  
12:00  
13:00  
14:00  
15:00  
16:00  
17:00  


Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart