Login 
E Merkure, 3 Maj 2017
Kalendari Mujor


Kategorite:
Kategorite: Te gjitha

03
Maj 2017
Hen Mar Mer Enj Pre Sht Die
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
  Kategorite: Personalitete3 maj 1469 u lind Makiaveli
Pershkrimi:
Me 3 Maj 1469, u lind filozofi dhe shkrimtari italian Niccolo Machiavelli. Nje patriot me aktivitet te gjate dhe nje nxites i zjarrte i Italise se bashkuar, Machiavelli u be nje prej baballareve te teorise se politikes moderne.

Machiavelli i hyri politikes ne qytetin e tij te lindjes, Firence, kur ishte 29 vjec. Si minister i mbrojtjes, ai u shqua per aplikimin e politikave qe forcuan Firencen politikisht. Per shkak te principeve te tij, ai shpejt u angazhua ne misione diplomatike, gjate te cilave u takua me figura te tilla te rendesishme si Luisi XII i Frances, Papa Julius II, Perandori i shenjte i Romes Maksimaliani I, dhe ndoshta nje prej figurave me te rendesishme per te, princin e shetit Papal te quajturin Cesare Borgia. Zgjuaresia dhe dinakeria e Borgias do te inspironin me vone Machiavellin ne titullimin e vepres se tij me te famshme "Princi" (1532).

Jeta politike e Machiavellit mori dyshezen pas 1512-s, kur ai u konfliktua me familjen e fuqishme Medici. Per kete shkak ai u arrestua, u torturua dhe perkohesisht u largua ne egzil. Per te perfituar privilegjet e dikurshme, ne nje perpjekje per tu pajtuar me familjen Medici, ai shkrojti vepren "Princi", qe u be libri me i njohur i tij.

Megjithese "Princi" u botua i plote vetem me 1532, ai u publikua fillimisht si pamflet qe me 1513. Ne kete veper Machiavelli shpalosi vizioni e tij per liderin ideal, qe duhej te ishte: nje person amoral, nje tirran tek i cili qellimi te justifikote mjetin.

Megjithate, vepra "Princi" jo vetem qe deshtoi te zbuse inatin e familjes Medici, por ajo e armiqesoi ate dhe me popullin e Firences. Machiavelly kurre nuk u mireprit me ne politike, dhe kur republika e Firences u ri-krijua me 1527, prania e tij u pa gjithmone e dyshimte. Ai vdiq me vone ate vit, i percmuar dhe i perjashtuar nga shoqeria e Firences, te ciles i kushtoi jeten.

Megjithese teoria e Machiavelit vazhdoi te identifikohej si nje praktike jo e ndershme ne politike, disa nga kendveshtrimet e tij nuk kane qene shume ekstreme. Ne fakt, ne disa nga veprat e tjera te tij, ai e shfaq veten si nje politikan me principe morale. Gjithsesi, edhe sot e kesaj dite, termi "Makiavelizem" perdoret per te pershkruar nje akt qe ndermeret per te justifikuar qellimin pavaresisht mjeteve te gabuara qe mund te perdoren.


08:00  
09:00  
10:00  
11:00  
12:00  
13:00  
14:00  
15:00  
16:00  
17:00  


Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart