Login 
E Merkure, 5 Korrik 2017
Kalendari Mujor


Kategorite:
Kategorite: Te gjitha

05
Korrik 2017
Hen Mar Mer Enj Pre Sht Die
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
  Kategorite: Lufta II BoteroreHitleri fillon ndertimin autostradave te para ne bote
Pershkrimi:
Me 5 korrik 1933, Fritz Todt u emeru inspektori i pergjithshem per ndertimin e autostradave ne Gjermani. Todt, nje inxhinier civil, qe kishte propozuar ndertimin e autostradave per zhvillim me te shpejte ekonomik te vendit, u zgjodh ne ate pozicion nga vete Hitleri me 1932. Ata ishin shoke me njeri tjetrin, dhe Todt mbeti nje anetare i denje i partise naziste deri ne fund te luftes se dyte boterore. Deri me 1936, u ndertuan 100.000 kilometra autostrade, duke e bere Gjermanine vendin me sistemin me te avancuar te transportit ne bote.
Ne nje fjalim me 1936, Todt deklaronte se "170.000.000 meter kub dhe' ishin levizur. Nje sasi e tille eshte sa per te mbushur aq kamione sa do e rrethonin boten kater here." Ai e mbylli fjalimin e tij me nje vleresim tipik te natyres Naziste per popullin gjerman. "Ato jane rruge te pakrahasueshme me te tjera ne bote, per bukurine dhe perfeksionin e tyre teknik. Eshte kjo rezultat i teknologjise? Jo! Si shume te tjera, eshte vetem puna e Adolf Hitlerit!", deklaroi ai.
Ndertimi i ketyre autostradave shkaktoi, ne fakt, zili te madhe ne boten industriale dhe ankth e habi per europianet. Nje gazete daneze deklaronte: "Ato [rruget] pasqyrojne energji kombetare qe duhet admiruar." Por, pak dyshuan se sistemi i rrugeve gjermane ishte hapi i pare i nazisteve per pushtimet e ardhshme drejt europes perendimore, sepse autostradat u dhane mundesi gjermaneve te leviznin ushtare e personel me shpejt, dhe ne numer me te madh se sa imagjinohej. Lehtesia me te cilen ushtaret gjermane hyne ne France, ishte mbi te gjitha per shkak te rrugeve te mira.
Todt u shnderua ne nje hero kombetare per krijimin e tij, ndersa autostradat gjermane inspiruan edhe presidentin amerikan Eisenhower per te bere nje sistem te ngjashem rrugesh edhe ne SHBA. Ai kishte qene ne Gjermani gjate Luftes se II Boterore, dhe pas kthimit ne vend, shprehu bindjen se rruget e medha sjellin mireqenie te madhe ekonomike.


Kategorite: Te pergjithshme5 korrik 1946 prezantohen bekinit
Pershkrimi:
Me 5 korrik 1946, projektuesi francez, Louis Reard, zbuloj nje rrobe banje me dy copa ne "Piscine Molitor", nje pishine e mirnjohur ne Paris. Modelja pariziane, Micheline Bernardini, ekspozoj moden e re, qe Reard e emeroi "bikini", inspiruar nga nje test atomik ne SHBA prane "Bikini Atoll" ne oqeanin paqesor ne fillim te asaj jave.


08:00  
09:00  
10:00  
11:00  
12:00  
13:00  
14:00  
15:00  
16:00  
17:00  


Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart