Login 
E Marte, 18 Korrik 2017
Kalendari Mujor


Kategorite:
Kategorite: Te gjitha

18
Korrik 2017
Hen Mar Mer Enj Pre Sht Die
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
  Kategorite: Lufta II BoteroreHitleri publikon Mein Kampf (“Lufta Ime”)
Pershkrimi:
Me 18 Korrik 1925, shtatė muaj pasi u lirua nga burgu Landsberg, lideri nazist Adolf Hitler publikoi volumin e parė tė manifestit tė tij personal, Mein Kampf. I diktuar nga Hitleri gjatė qėndrimit tė tij nė burg, Mein kampf, ose “Lufta Ime”, ishte njė tregim i hidhur mbushur me pėrbuzje pėr moralitetin, adhurim pėr pushtetin, dhe projektin e planit tė tij pėr dominimin e botės nga nazistėt. Vepra autobiografike u bė Bibla e Partisė Naziste Gjermane.

Nė fillim tė viteve 1920, radhėt e partisė naziste tė Hitlerit u shtuan me gjermanė tė pakėnaqur nga qeveria demokratike gjermane, politika e majtė dhe hebrenjtė. Nė nėntor 1923, pasi qeveria Gjermane rifilloi pagesat e shpėrblimit tė luftės te Britania dhe Franca, nazistėt filluan “Beer Hall Putsch” - pėrpjekjen e tyre tė parė pėr marrjen e qeverisė Gjermane me forcė. Hitleri shpresonte qė revolucioni i tij nacionalist nė Bavari do tė pėrhapej tek ushtria gjermane e pakėnaqur, e cila do tė rrėzonte qeverinė nė Berlin. Megjithatė, kryengritja u ndalua menjėherė, dhe Hitleri u arrestua dhe u dėnua me pesė vjet burg pėr tradhti.

Nė burgun Landsberg, ai kaloi kohėn duke shkruar autobiografinė e tij, Mein Kampf, dhe duke praktikuar oratorinė e tij. Pas nėntė muajsh nė burg, presioni politik i mbėshtetėsve tė partisė naziste e liroi atė nga burgu. Gjatė viteve pasuese, Hitleri dhe liderė tė tjerė nazistė riorganizuan partinė e tyre si njė lėvizje masive fanatike qė fitoi nė mėnyrė legale maxhorancėn nė Parlamentin Gjerman – Reichstag – nė 1932. Nė tė njėjtin vit, Presidenti Paul von Hindenburg pengoi pėrpjekjet pėr president tė Hitlerit, por nė janar tė 1933 ai e emėroi Hitlerin kancelar.

Hindenburg nėnvlerėsoi guximin politik tė Hitlerit, dhe njė nga veprimet e para tė kancelarit ishte tė pėrdorte djegien e godinės Reichstag si njė pretekst pėr tė bėrė zgjedhje tė pėrgjithshme. Policia nėn drejtimin e nazistit Herman Goering shtypi shumė nga opozita pėrpara zgjedhjeve dhe nazistėt fituan maxhorancėn. Nė 1934, Hindenburg vdiq, dhe anėtarėt e fundit tė qeverisė demokratike gjermane u larguan, duke e lėnė Hitlerin drejtuesin e vetėm tė njė vendi me synim luftėn dhe genocidin.

Pergatiti Dardana Cami


Kategorite: Te pergjithshme18 Korrik 64 (PK) digjet Roma
Pershkrimi:
Me 18 Korrik 64, Njė zjarr shpėrthen nė Romė, duke u pėrhapur shpejt nė zonėn e tregut ne qendėr tė qytetit. Kur zjarri u shua pas njė jave, rreth dy tė tretat e Romės ishin shkatėrruar.

Perandori Neron pėrdori zjarrin si njė mundėsi pėr tė rindėrtuar Romėn nė njė stil tė vjetėr Grek dhe filloi ndėrtimin e njė pallati tė madh tė quajtur Domus Aureus. Disa spekuluan se perandori kishte urdhėruar djegien e Romės pėr tė plotėsuar shijet e tij arkitekturore, por ai ishte nė Antium kur zjarri i madh filloi. Sipas disa historianėve tė mėvonshėm romak, Neroni fajėsoi anėtarėt e kultit misterioz tė Krishterė pėr zjarrin dhe si pėrgjigje filloi persekutimin e tė Krishterėve.

Pergatiti Dardana Cami


08:00  
09:00  
10:00  
11:00  
12:00  
13:00  
14:00  
15:00  
16:00  
17:00  


Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart