Login 
E Premte, 28 Korrik 2017
Kalendari Mujor


Kategorite:
Kategorite: Te gjitha

28
Korrik 2017
Hen Mar Mer Enj Pre Sht Die
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
  Kategorite: Te pergjithshme28 korrik 1976 tėrmeti mė i tmerrshėm i kohės
Pershkrimi:
Mė 28 Korrik 1976, nė orėn 3:42 tė mėngjesit, njė tėrmet me magnitudė ndėrmjet 7.8 dhe 8.2 tė shkallės Rihter shkatėrroi Tangshanin, njė qytet industrial Kinez me njė popullsi prej njė milion banorė. Pothuajse tė gjithė ishin duke fjetur, gjė qė shkaktoi humbjen e shumė jetė njerėzish. Rreth 242.000 njerėz nė Tanshan dhe rrethinat vdiqėn, duke e bėrė kėtė tėrmet si mė vdekjeprurėsin nė rekordet historike. Ai ėshtė kaluar vetėm nga tėrmetit i Kalkutės, i vitit 1737, i cili shkaktoi rreth 300.000 tė vdekur dhe tėrmeti i provincės Shaanxi tė Kinės, tė vitit 1556, qė mendohet qė ka shkaktuar 830.000 tė vdekur.


Kategorite: Lufta I Boterore28 korrik 1914 Austro-Hungaria i shpall luftė Serbisė
Pershkrimi:
Nė 28 korrik 1914, njė muaj pasi Arkiduka Franz Ferdinand i Austrisė dhe gruaja e tij u vranė nga njė nacionalist serb nė Sarajevė, Austro-Hungaria i shpalli luftė Serbisė, duke filluar Luftėn e Parė Botėrore.
Tė kėrcėnuar nga ambiciet e Serbisė nė rajonin e trazuar tė Ballkanit, Austro-Hungaria vendosi qė pėrgjigja e duhur pėr vrasjen e Arkidukės ishte pėrgatitja pėr njė pushtim tė mundshėm tė Sėrbisė. Pasi siguroi mbėshtetjen e aleatit tė saj tė fuqishėm, Gjermanisė, Austro-Hungaria i paraqiti Serbisė njė ultimatum nė 23 korrik tė vitit 1914, duke i kėrkuar, pėrveē tė tjerash, qė e gjithė propaganda kundėr Austrisė tė ndalohej, dhe qė Austro-Hungaria tė lejohej tė investigonte pėr vrasjen e Arkidukės. Megjithėse Serbia pranoi tė gjitha kėrkesat e Austrisė pėrveē njėrės, qeveria austriake ndėrpreu marrdhėniet diplomatike me Serbinė nė 25 korrik dhe vazhdoi me pėrgatitjet ushtarake. Ndėrkohė, Rusia e alarmuar nga kriza e pashmangshme – njė nga pėrkrahėset mė tė fuqishme tė Sėrbisė nė Ballkan – filloi hapat e parė pėr mobilizimin ushtarak kundėr Austrisė.

Nė ditėt qė pasuan ndėrprerjen e marrdhėnieve diplomatike tė Austrisė me Serbinė, pjesa tjetėr e Europės, duke pėrfshirė dhe aleatėt e Rusisė, Britaninė dhe Francėn, vėshtruan me shqetėsim, duke pasur frikė njė shpėrthim tė menjėhershėm tė konfliktit nė Ballkan qė me ndėrhyrjen e Rusisė, rrezikonte tė shnderohej ne njė luftė tė pėrgjithshme Europiane. Zyra e Jashtme Britanike loboi tek homologėt e saj nė Berlin, Paris dhe Romė me idenė e njė kongresi ndėrkombėtar me synimin pėr zbutjen e konfliktit. Qeveria gjermane u pozicionua kundėr kėtij qėllimi dhe i sugjeroi Vienės tė vazhdonte me planet e saj.

Nė 28 korrik, 1914, pas njė vendimi pėrfundimtar tė marrė njė ditė mė parė si pėrgjigje tė presionit tė bėrė nga Gjermania pėr njė ndėrhyrje tė menjėhershme, Austro-Hungaria i shpalli luftė Sėrbisė. Si pėrgjigje, Rusia zyrtarisht urdhėroi mobilizimin nė tė katėrt krahinat pėrballė Galicias, nė frontin e pėrbashkėt me Perandorinė Austro-Hungareze. Atė natė, divizionet e artilerisė austriake filluan njė bombardim tė shkurtėr, jo tė efektshėm nė Beograd pėrmes lumit Danub.

“E dashura ime, ēdo gjė priret drejt katastrofės dhe shkatėrrimit,” i shkruan zyrtari i flotės britanike, Winston Churchill, gruas sė tij nė mesnatėn e 29 korrikut. Nė 1 gusht, Gjermania i shpalli luftė Rusisė, pasi kėrkesat e saj pėr ndalimin e mobilizimit u kundėrshtuan nga Rusia. Aleatja e Rusisė, Franca, urdhėroi mobilizimin e pėrgjithshėm po atė ditė, dhe me 3 gusht, Franca dhe Gjermania i shpallėn luftė njėra-tjetrės. Ushtria gjermane kishte planifikuar pushtimin e Belgjikės neutrale, e shpallur nė 4 gusht, e shtyu Britaninė ti shpallte luftė Gjermanisė. Si rrjedhim, nė verėn e vitit 1914, fuqitė e mėdha nė botėn Perėndimore – me pėrjashtim te Shteteve tė Bashkuara e Italisė, tė cilat tė dyja u deklaruan neutrale, pėr aq kohė sa ishin – u pėrfshinė nė Luftėn e Parė Botėrore.

Pergatiti Dardana Cami


08:00  
09:00  
10:00  
11:00  
12:00  
13:00  
14:00  
15:00  
16:00  
17:00  


Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart