Login 
E Merkure, 30 Gusht 2017
Kalendari Mujor


Kategorite:
Kategorite: Te gjitha

30
Gusht 2017
Hen Mar Mer Enj Pre Sht Die
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
  Kategorite: Te pergjithshmeTreni pėrplaset nė stacion nė Jugosllavi
Pershkrimi:
Mė 30 gusht tė vitit 1974, njė tren qė po hynte nė njė stacion nė Zagreb, Jugosllavi, doli nga binarėt duke vrarė 153 veta. Deri atė ditė, ai ishte aksidenti mė i rėndė hekurudhor, nė historinė e vendit, dhe mbetet njė nga aksidentet mė tė rėndė nė historinė e Europės.
Treni ekspres, kur u nis atė mbrėmje, nga Beogradi nė Dortmund ishte i mbushur kryesisht me punėtor, me 400 pasagjerėt, qė ktheheshin nė punėt e tyre nė Gjermaninė Perėndimore, pasi kishin bėrė pushimet verore.


Kategorite: Te pergjithshmeKleopatra vret veten
Pershkrimi:
Mė 30 Gusht, tė vitit 30 P. K., Kleopatra, mbretėresha e Egjiptit dhe e dashura e Jul Ēezarit dhe Mark Antonit, vret veten pas humbjes me Oktavianin, Perandorit tė Parė tė Romės.

Kleopatra, e lindur nė vitin 69 P. K., u bė Kleopatra e VII, mbretėresha e Egjiptit, pas vdekjes sė babait tė saj, Ptolemeut XII nė vitin 51 P. K. Vėllai i saj u bė Mbreti Ptoleme XIII nė tė njėjtėn kohė, dhe tė dy, motėr e vėlla, drejtuan Egjiptin nėn titullin zyrtar si burrė e grua. Kleopatra dhe Ptolemeu ishin anėtarė tė dinastisė Maqedonase qė qeveriste Egjiptin qė nga vdekja e Aleksandrit tė Madh nė vitin 323 P. K. Megjithėse Kleopatra nuk kishte gjak egjiptian, ajo mėsoi gjuhėn egjiptiane nė shtėpinė e saj. Pėr tė shtuar influencėn e saj mbi egjiptianėt, ajo u shpall vajza e Reit, Mbretit Egjiptian i Diellit. Kleopatra u konfliktua me vėllain e saj dhe lufta civile filloi nė vitin 48 P. K.

Kur Ēezari u kthye triumfues nė Romė, Kleopatra dhe Caesarioni u bashkuan me tė. Nė pritje tė njė marrėveshjeje me Romėn, Kleopatra jetonte e fshehur nė njė vilė qė Ēezari zotėronte jashtė kryeqytetit. Pas vrasjes sė Ēezarit, nė mars tė vitit 44 P. K., ajo u kthye nė Egjipt. Pas njė farė kohe, Ptolemeu XIV vdiq, dyshohet i helmuar nga Kleopatra, dhe mbretėresha e bėri djalin e saj bashkudhėheqės me tė si Ptolemeu XV Ēezar.

Pėrgatiti Dardana Cami


Kategorite: Personalitete30 gusht 1918 qėllohet Vladimir Lenin
Pershkrimi:
Mė 30 Gusht 1918, pas fjalimit nė njė fermė nė Moskė, lideri sovjetik Vladimir Lenin u qėllua dy herė nga Fanya Kaplan, njė anėtare e partisė Revolucionare Sociale. Lenin u plagos rėndė por i mbijetoi goditjes. Atentati shėnoi njė valė raprezaljesh nga ana e bolshevikėve kundra revolucionarėve social dhe kundėrshtarėve tė tjerė politikė. Mijėra vetė u ekzekutuan dhe Rusia u pėrfshi nė njė luftė civile.


08:00  
09:00  
10:00  
11:00  
12:00  
13:00  
14:00  
15:00  
16:00  
17:00  


Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart