Login 
Thursday, 31 Gusht 2017
Kalendari Mujor


Kategorite:
Kategorite: Te gjitha

31
Gusht 2017
Hen Mar Mer Enj Pre Sht Die
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
  Kategorite: Personalitete31 gusht 1997 vdes Princesha Diana
Pershkrimi:
Mė 31 Gusht 1997, Diana, Princesha e Uellsit, vdiq nė spitalin Pitie-Salpetiere tė Parisit pas dėmtimeve tė rėnda tė marra nė kraharor, nga njė aksident me makinė. Shoqėruesi i saj, Dodi Al Fayed, vdiq menjėherė nė pėrplasjen e orės 12:25 tė mėngjesit. Shoferi Henri Paul ishte i dehur dhe humbi kontrollin e Mercedesit nė njė tunel. Ai po udhėtonte me shpejtėsi tė madhe nė pėrpjekje pėr tė shpėtuar nga fotografėt paparac. Badigardi i Dianės, Trevor Rees Jones, shpėtoi me dėmtime tė rėnda. Ai ishte i vetmi qė kishte vėnė rripin e sigurimit. Vdekja e Dianės, e adhuruar nga miliona vetė pėr bukurinė dhe natyrėn e mirė, zhyti botėn nė zi.

Diana Frances Spencer lindi mė 1 korrik tė vitit 1961 nė Park House, shtėpinė qė prindėrit e saj e kishin marrė me qera, nė pronėn e Mbretėreshės Elizabetė II, nė Sandringham, Angli. Nė fėmijėrinė e saj, kishte shoqėri me Princin Andrew dhe Princin Eduard, djemtė mė tė vegjėl tė Mbretėreshės Elizabetė. Kur babai i saj trashėgoi titullin Earl of Spencer, nė vitin 1975, Diana u njoh si Lady Diana Spencer. Pasi mbaroi shkollėn, Lady Diana u bė mėsuese nė kopėsht nė njė shkollė nė periferi tė Londrės.

Nė vitin 1980, ajo filloi njė histori dashurie me Princin Ēarls, djali i madh i Mbretėreshės Elizabetė. Nė shkurt tė vitit 1981, 33 vjeēari, Princi i Uellsit, shpalli fejesėn me 19 vjeēaren. Bukuria e Dianės dhe ndrojtja e saj u bėnė objekt i medias. Mė 29 korrik, tė vitit 1981, rreth njė bilion shikues, nė 74 vende, u bėnė dėshmitarė tė martesės sė Princit Ēarls, trashėgimtar i fronit mbretėror tė Britanisė, me Lady Diana Spencer. Tė martuar nė njė ceremoni madhėshtore, nė Katedralen St. Paul, nė prezencėn e 2.650 tė ftuarve, romanca e ēiftit ishte pėr momentin lakmia e tė gjithė botės. Fėmija e tyre i parė, Princi William, lindi nė vitin 1982, dhe fėmija i dytė, Princi Harry, lindi nė vitin 1984.

Ēifti pėrrallor ishte gjithnjė nėn vėzhgimin e medias. Paparacėt e pavarur e bėnė Dianėn njė nga gratė mė tė fotografuara tė botės, por kjo i shkaktonte asaj depresion. Nė vitin 1992, Diana dhe Ēarlsi u ndanė zyrtarisht. Nė gusht tė vitit 1996, princi dhe princesha, pas bisedimeve tė stėrzgjatura, arritėn njė marrėveshje pėr divorcin e tyre. Nė kėmbim tė njė vendstrehimi dhe tė drejtėn pėr tė mbajtur apartamentet, nė Pallatin Kensington, dhe titullin e saj, si Princesha e Uellsit, Diana pranoi tė heqė dorė nga titulli, Lartėsia Juaj, dhe ēdo pretendim nė tė ardhmen, pėr fronin britanik.

Pas divorcit, princesha popullore ndihej mirė nė rrugėn e saj pėr tė arritur ėndrrėn pėr t’u bėrė “mbretėreshė nė zemrat e njerėzve”. Ajo mbeti njeri publik dhe vazhdoi tė promovonte shumė kauza humanitare, duke pėrfshirė pėrkrahjen pėr tė sėmurėt me SIDA dhe fushatėn kundra minave tokėsore. Nė fund tė vitit 1996, Diana u lidh me milionerin Dodi Al Fayed, djalin e pronarit egjiptian tė dyqaneve Harrods. Lidhja e tyre u thellua nė vitin 1997 dhe nė gusht ajo shkoi me pushime me Dodin nė Mesdhe. Si gjithmonė, paparacėt i ndoqėn nga pas, dhe njė fotograf u pagua 3 milion dollarė, nga tabloidėt, pėr njė fotografi tė Dianės dhe Dodit, duke u puthur nė jahtin e tij.

Mė 30 gusht, Diana dhe Dodi shkuan nga Sardenja nė Paris. Diana kishte planifikuar tė kthehej nė Pallatin Kensington tė nesėrmen, pasi tė kalonte njė natė nė vilėn e Dodit nė Paris. Atė mbrėmje, Diana dhe Dodi darkuan nė njė restorant, nė hotelin Ritz nė Paris, pronar i tė cilit ėshtė babai i Dodit qė prej vitit 1979. Pas darkės, Dodi i kėrkoi shoferit tė tij tė nisej pėr nė vilė, nė pėrpjekje pėr tė larguar fotografėt. Nga ana tjetėr mori si shofer Henri Paul, zėvendėsshef i sigurisė nė hotelin Ritz. Ai pranoi, edhe pse ishte i dehur dhe po merrte ilaēe anti-depresive qė nuk duhej tė pėrziheshin me alkool.

Rreth mesnatės, Dodi dhe Diana dolėn nga hyrja e pasme e hotelit Ritz. Paparacėt, qė nuk ishin gėnjyer nga hileja e mėparshme, fotografuan ēiftin, kur po futej nė njė Mercedes antiplumb, bashkė mė badigardin e Dianės. Ndėrkohė qė po ecnin pėrmes qytetit, ata po ndiqeshin nga afėr nga shumė paparacė me motorė. Nė Place de la Concorde, Henri Paul rriti shpejtėsinė, nė pėrpjekje pėr t’u larguar nga paparacėt. Nė kohėn qė arritėn nė nėnkalimin e Pont de l’Alma, shoferi po udhėtonte me 120 milje/orė, nė njė zonė ku shpejtėsia lejohej deri nė 30 milje/orė. Kur ata u futėn nė nėnkalim, Paul humbi kontrollin, dhe Mercedesi u pėrplas me njė mur dhe goditi kolonat. qė mbanin tavanin e tunelit. Paparacėt, qė ishin 100 jard (91.44 m) pas, patėn mundėsinė tė ndalonin nė kohė, nė momentin e aksidentit. Disa prej tyre vrapuan pėr nė tunel dhe filluan tė bėnin fotografi, tė cilat u konfiskuan mė vonė nga policia.

Mercedesi, qė gjėndej i pėrplasur nė kolonėn e 13-tė, ishte bėrė si njė lėmsh metalik qė nxirrte tym. Diana ishte e bllokuar brėnda, ishte e gjallė, por me dėmtime serioze nė kraharor. Ambulancat erdhėn pėr disa minuta, por, ngaqė makina ishte bėrė prej ēeliku antiplumb, u desh rreth njė orė e gjysėm pėr ta nxjerrė atė nga makina e shkatėrruar. Ajo u dėrgua nė spitalin Pitie-Salpetiere, ku pėsoi atak kardiak disa minuta pasi mbėrriti nė spital. Kirurgėt nuk arritėn ta kthenin nė jetė, dhe ajo u deklarua e vdekur nė orėn 3 tė mėngjesit. Ishte vetėm 36 vjeē.

Badigardi i Dianės ishte i vetmi i mbijetuar nga pėrplasja. Ai pėsoi tronditje dhe dėmtime tė tjera dhe nuk kujtonte asgjė nga pėrplasja por as nga ngjarjet qė kishin pasuar. Autoritet franceze arrestuan 10 fotografė paparacė, tė cilėt po ndiqnin Mercedesin, dhe u akuzuan pėr pėrfshirje nė vrasje. Akuzat ranė kur njė investigim zyrtar arriti nė pėrfundimin se Henri Paul ishte i vetmi fajtor pėr aksidentin fatal.

Vdekja tragjike e Dianės shkaktoi njė shpėrthim ndjenjash tė britanikėve, qė nuk ishin parė qė prej festimeve tė fundit tė Luftės sė Dytė Botėrore. Njerėzit, qė bėnė homazhe, sollėn mė shumė se njė milion buqeta lulesh, nė pallatin mbretėror, dhe pritėn nė rresht mė shumė se 12 orė, pėr tė firmosur nė librin e ngushėllimeve. Mė shumė se 3.500 linja telefonike u vunė nė dispozicion, pėr tė mbledhur donacionet pėr njė fond pėrkujtimor. Brėnda njė viti, fondi i mbledhur, nga bamirėsia, ishte 133 milion dollarė, nga tė cilat 48 milion dollarė u mblodhėn nga shitjet e kėngės, qė Elton John ia dedikoi Dianės, “Candle in tė Wind 1997”, dhe 20 milionė dollarė u mblodhėn nga suveniret e Dianės.

Familja mbretėrore pėrgatiti njė funeral shtetėror, pėr Dianėn, nė Westminster Abbey, mė 6 shtator. Arkivoli i Dianės u dėrgua nga Pallati Kensington nė Abbey, dhe rreth njė milion persona, qė vajtonin, rrethonin rrugėn. Djemtė e Dianės, William, 15 vjeē, dhe Harry, 12 vjeē, u bashkuan me babain e tyre, Princin Ēarls; gjyshin, Princin Filip; dajėn, Ēarls Earl of Spencer, pėr tė shoqėruar kortezhin me arkivolin. E vetmja zhurmė qė dėgjohej ishte trokėllima e kuajve dhe kumbimi i kėmbanave tė kishės.

Shėrbesa u shikua nga rreth dy bilion shikues nė botė. Bashkėpunėtorėt e Dianės, nė bamirėsitė e ndryshme tė saj, pėrfaqėsonin 500 nga 2000 vetat qė ishin ftuar tė merrnin pjesė nė funeral. Elton John, njė mik i Dianės, preku pjesėmarrėsit nė ceremoni kur ai kėndoi “Candle in the Wind” duke luajtur vetė nė piano. Pas shėrbesės, trupi i Dianės u dėrgua, me njė makinė funeralesh, nė pronėn e trashėguar tė familjes sė saj, pranė Althorp, nė veri tė Londrės. Nė njė ceremoni private, ajo u preh, nė njė ishull tė mbuluar me pemė, pranė njė liqeni tė vogėl, sigurisht larg aparateve fotografikė.

Qė prej vdekjes sė Princeshės Diana, Althorpi, pronė e familjes Spencer, qė prej 500 vjetėsh, ėshtė bėrė tani njė vend tėrheqės pėr turistėt.

Pėrgatiti Dardana Cami


08:00  
09:00  
10:00  
11:00  
12:00  
13:00  
14:00  
15:00  
16:00  
17:00  


Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart