Login 
Thursday, 7 Shtator 2017
Kalendari Mujor


Kategorite:
Kategorite: Te gjitha

07
Shtator 2017
Hen Mar Mer Enj Pre Sht Die
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30  
  Kategorite: Te pergjithshme7 shtator 1813 SHBA merr nofkėn Uncle Sam (Xhaxha Semi)
Pershkrimi:
Mė 7 shtator tė vitit 1813, Shteteve tė Bashkuara u vihet nofka Uncle Sam. Emri ėshtė i lidhur me Samuel Wilson, njė paketues mishi nga Troy, New York, i cili, gjatė luftės, nė vitin 1812, furnizonte ushtrinė e Shteteve tė Bashkuara, me fuēi mishi. Willson (1766-1854) stamponte fuēitė “U.S.” pėr United States (Shtetet e Bashkuara), por ushtarėt filluan t’i referoheshin ushqimin si “Uncle Sam”. Gazeta lokale mori vesh historinė dhe Uncle Sam u pėrhap si nofka pėr qeverinė e Shteteve tė Bashkuara.

Nė fund tė viteve 1860 dhe 1870, karikaturisti politik Thomas Nast (1840-1902) filloi tė popullarizonte figurėn e Uncle Sam-it. Nast vazhdoi ta pėrpunojė imazhin, duke i dhėnė Samit mjekrėn e bardhė dhe kostumin me yje dhe shirita qė lidhen me imazhin qė ka sot. Nast, i lindur nė Gjermani, gjithashtu, krijoi imazhin modern tė Santa Claus-it; gomarin, qė ėshtė simbol i Partisė Demokratike dhe elefantin, qė ėshtė simbol i Republikanėve. Nast gjithashtu shkruajti, nė karikaturat editoriale, pamflete pėr korrupsionin e Kompanisė “Tammany Hall”, tė New York-ut dhe ishte, pjesėrisht, pėrgjegjės pėr rėnien e liderit tė Kompanisė, William Tweed.

Ndoshta imazhi mė i famshėm, i Uncle Sam-it, ėshtė krijuar nga artisti James Montgomery Flagg (1877-1960). Nė versionin e Flagg, Uncle Sam ka veshur njė xhaketė blu dhe ka vėnė njė kapele tė lartė dhe i drejtohet drejtpėrdrejtė shikuesit. Gjatė Luftės sė Parė Botėrore, ky portret i Samit me fjalėt “Unė tė dua ty pėr ushtrinė Amerikane” u pėrdor si poster rekrutimi. Imazhi, qė u bė jashtėzakonisht i njohur, u pėrdor pėr herė tė parė nė kopertinėn e Leslie’s Weekly, nė korrik tė vitit 1916, me titullin “Ēfarė po bėn pėr pėrgatitjen?” Posteri u shpėrnda gjerėsisht dhe mė pas ėshtė pėrdorur disa herė me tituj tė tjerė.

Nė shtator tė vitit 1961, Kongresi Amerikan e njohu Samuel Wilson si “krijues i simbolit kombėtar amerikan tė Uncle Sam.” Wilson vdiq nė moshėn 88 vjeēare nė vitin 1854, dhe u varros pranė gruas sė tij, Betsey Mann, nė Varrezėn Oakwood nė Troy, New York, qytetin qė e quan veten si “Shtėpia e Uncle Sam.”

Pėrgatiti Dardana Cami


08:00  
09:00  
10:00  
11:00  
12:00  
13:00  
14:00  
15:00  
16:00  
17:00  


Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart