Login 
E Diele, 1 Tetor 2017
Kalendari Mujor


Kategorite:
Kategorite: Te gjitha

01
Tetor 2017
Hen Mar Mer Enj Pre Sht Die
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
  Kategorite: Lufta II Boterore1 tetor 1946 dėnohen nė Nuremberg kriminelėt nazistė
Pershkrimi:
Mė 1 tetor tė vitit 1946, 12 nazistė, tė rangut tė lartė, u dėnuan me vdekje nga Gjykata Ndėrkombėtare e Krimeve tė Luftės, nė Nuremberg. Nė mes tė tė dėnuarve, me varje, ishin Joachim von Ribbentrop, Ministri nazist i Punėve tė Jashtme; Hermann Goering, themeluesi i Gestapos dhe kryetar i forcave ajrore gjermane; dhe Wilhelm Frick, Ministri i Brendshėm. Shtatė persona tė tjerė, pėrfshirė Rudolf Hess, ish-zėvendėsi i Adolf Hitlerit, u dėnuan me 10 vjet burg. Tre tė tjerėt u liruan.

Procesi gjyqėsor, qė zgjati rreth 10 muaj, u drejtua nga njė gjykatė ndėrkombėtare e pėrbėrė nga pėrfaqėsues nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Sovjetik, Franca dhe Britania e Madhe. Ky ishte gjyqi i parė i kėtij lloji nė histori dhe tė akuzuarit u pėrballėn me akuza pėr krime kundėr paqes, krime lufte dhe krime kundėr njerėzimit. Mė 16 tetor, 10 nga arkitektėt e politikave naziste u ekzekutuan me varje. Hermann Goering, i cili nė vendimin e gjykates u etiketua si “drejtues i luftės agresive dhe krijuesi i programit tiranik kundėr hebrenjve” u helmua nė prag tė ekzekutimit tė tij. Lideri i Partisė Naziste Martin Bormann u dėnua me vdekje nė mungesė; ai ka vdekur nė Berlin nė fund tė luftės.

Pėrgatiti Dardana Cami


08:00  
09:00  
10:00  
11:00  
12:00  
13:00  
14:00  
15:00  
16:00  
17:00  


Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart