Login 
E Marte, 3 Tetor 2017
Kalendari Mujor


Kategorite:
Kategorite: Te gjitha

03
Tetor 2017
Hen Mar Mer Enj Pre Sht Die
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
  Kategorite: Lufta Ftohte3 tetor 1990 Gjermania Lindore dhe Perėndimore ribashkohen pas 45 vjetėsh
Pershkrimi:
Mė 3 tetor 1990, mė pak se njė vit pas rrėzimit tė Murit tė Berlinit, Gjermania Lindore dhe Perėndimore u bashkuan nė atė qė njihet si “Dita e Bashkimit”. Nė vitin 1945, nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore, forcat sovjetike pushtuan Gjermaninė Lindore dhe Shtetet e Bashkuara dhe aleatėt pushtuan gjysmėn perėndimore tė vendit. Gjermania e ndarė shėrbeu si njė nga simbolet mė tė forta tė Luftės sė Ftohtė. Nė kėtė vend janė zhvilluar disa nga episodet mė dramatike tė Luftės sė Ftohtė. Ngjarjet mė tė famshme ndoshta ishin bllokada e Berlinit (qershor 1948-maj 1949), gjatė tė cilės Bashkimi Sovjetik bllokoi tė gjitha udhėtimet tokėsore pėr nė Berlinin Perėndimor, dhe ndėrtimi i Murit tė Berlinit nė vitin 1961. Me zbehjen graduale tė fuqisė sovjetike, nė fund tė viteve ’80, Partia Komuniste nė Gjermaninė Lindore filloi tė humbte kontrollin e fuqisė. Dhjetra-mijėra njerėz, nga Gjermania Lindorė, filluan tė largoheshin nga vendi dhe nė fund tė vitit 1989 filloi rėnia e Murit tė Berlinit. Shpejt, pas kėsaj, bisedimet midis zyrtarėve tė Gjermanisė Lindore dhe Perėndimore, sė bashku me zyrtarė nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca dhe Bashkimi Sovjetik, filluan tė studiojnė mundėsinė e ribashkimit. Dy muaj pas ribashkimit, u zhvilluan zgjedhjet dhe Helmut Kohl u bė kancelari i parė i Gjermanisė sė ribashkuar. Megjithėse ky akt u bė njė vit para shpėrbėrjes tė Bashkimit Sovjetik, pėr shumė analistė ribashkimi i Gjermanisė efektivisht shėnoi fundin e Luftės sė Ftohtė.

Pėrgatiti Dardana Cami


Kategorite: Lufta Ftohte3 Tetor 1952 Britania teston bombėn atomike
Pershkrimi:
Mė 3 Tetor 1952, Britania teston me sukses bombėn a parė atomike nė ishujt Monte Bello, larg bregut veriperėndimor tė Australisė.

Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, 50 shkencėtarė dhe inxhinierė britanikė punuan pėr programin e suksesshėm tė bombės atomike amerikane nė Los Alamos, New Mexico. Pas luftės, shumė nga kėta shkencėtarė u pėrfshinė nė pėrpjekjet sekrete pėr tė ndėrtuar njė bombė atomike pėr Britaninė. Puna zyrtare pėr A-bomb britanike filloi mė 1947 dhe veterani i Los Alamos, William Penney, shėrbeu si drejtuesi i programit. Nė shkurt tė vitit 1952, Kryeministri britanik Winston Churchill publikisht anonēoi planet pėr tė testuar njė armė nukleare britanike, dhe mė 3 tetor njė pajisje 25 kiloton – e ngjashme me bombėn atomike amerikane e hedhur nė Nagasaki tė Japonisė – u shpėrthye nė mėnyrė tė suksesshme nė trupin e fregatės HMS Plym tė ankoruar larg ishujve Monte Bello. Testi e bėri Britaninė fuqinė e tretė atomike tė botės pas Shteteve tė Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik.

Pėrgatiti Dardana Cami


Kategorite: Te pergjithshme3 tetor 1932 Iraku fiton pavarsinė
Pershkrimi:
Mė 3 Tetor 1932, me pranimin e Irakut nė Lidhjen e Kombeve, Britania pėrfundoi mandatin e saj mbi vendin arab, duke e bėrė Irakun e pavarur pas 17 vitesh sundimi nga Britania dhe shekujsh sundimi nga Perandoria Osmane.

Britania pushtoi Irakun, pas Perandorisė Otomane, gjatė Luftės sė Parė Botėrore dhe, nė vitin 1920 Lidhja e Kombeve, i dha njė mandat pėr tė qeverisur vendin. Njė monarki Hashemite u organizua, nėn mbrojtjen e Britanisė, nė vitin 1921 dhe mė 3 tetor tė vitit 1932, mbretėrisė sė Irakut iu dha pavarsia. Qeveria e Irakut mbajti lidhje tė ngushta ekonomike dhe ushtarake me Britaninė, duke shkuar nė shumė revolta anti-britanike. Njė revoltė pro-Boshtit, nga ana e Irakut, nė vitin 1941, e detyroi Britaninė tė ndėrhynte ushtarakisht, dhe qeveria irakene pranoi tė mbėshteste pėrpjekjet e Aleatėve. Nė vitin 1958, u rrėzua monarkia dhe pėr, dy dekada, Iraku u drejtua nga njė seri qeverish ushtarake dhe civile. Nė vitin 1979, Gjenerali Sadam Husein u bė diktatori i Irakut. Ai qėndroi nė pushtet, me dorė tė hekurt, derisa, nė vitin 2003, u rrėzua, pas pushtimit tė Irakut, nga njė koalicion i drejtuar nga amerikanėt.

Pėrgatiti Dardana Cami


08:00  
09:00  
10:00  
11:00  
12:00  
13:00  
14:00  
15:00  
16:00  
17:00  


Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart