Login 
E Hene, 9 Tetor 2017
Kalendari Mujor


Kategorite:
Kategorite: Te gjitha

09
Tetor 2017
Hen Mar Mer Enj Pre Sht Die
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
  Kategorite: Personalitete9 tetor 1967 ekzekutohet Che Guevara
Pershkrimi:
Mė 9 tetor 1967, revolucionari socialist dhe lideri gueril, Che Guevara, vritet nė moshėn 39 vjeē, nga forca boliviane. Forcat boliviane, tė mbėshtetura nga ushtria amerikane, kapėn Guevarėn mė 8 tetor, ndėrsa po luftonin me bandėn e tij guerilase nė Bolivi, dhe e vranė atė njė ditė mė vonė. Duart e tij u prenė, si njė provė pėr vdekjen e tij, dhe trupi i tij u varros, nė njė varr pa emėr. Nė vitin 1997, eshtrat e Guevarės u gjetėn dhe u dėrguan nė Kubė, ku u rivarrosėn nė njė ceremoni ku mori pjesė dhe Presidenti Fidel Kastro e mijėra kubanes.

Ernesto Rafael Guevara i Sernės lindi nė njė familje tė pasur nė Buenos Aires. Ai udhėtoi rreth Amerikės Latine me njė motor, kohė gjatė sė cilės, u bė dėshmitar i varfėrisė dhe shtypjes sė shtresave tė ulta.

Ai u diplomua pėr mjekėsi, nė vitin 1953. Udhėtoi nė Amerikėn Latine, duke u pėrfshirė nė organizatat e majta. Nė mes tė viteve ’50, Guevara u takua me Fidel Kastron dhe grupin e tij revolucionar, nė mėrgim, nė Meksikė. Guevara luajti njė rol kyē nė marrjen e pushtetit nga ana e Kastros, prej diktatorit Fulgencio Batista, nė vitin 1959 dhe mė vonė shėrbeu si krahu i djathtė i Kastros dhe si Ministėr i Industrisė. Guevara, fuqishėm, kundėrshtoi dominimin amerikan nė Amerikėn Latine dhe mbrojti fshatarėt – baza e revolucioneve - pėr tė luftuar padrejtėsinė sociale, nė vendet e Botės sė Tretė.

Kastro, mė vonė, do e pėrshkruante atė si “ njė artist i betejės revolucionare.”
Guevara dha dorėheqjen – disa thonė se u shkarkua – nga posti i tij, nė qeverinė kubane, nė prill tė vitit 1965, ndoshta nga divergjencat me Kastron rreth ekonomisė sė vendit dhe politikave tė jashtme. Guevara pastaj u largua nga Kuba dhe shkoi nė Afrikė. Pėrfundimisht u rishfaq nė Bolivi, ku dhe u vra. Pas vdekjes sė tij, Guevara mori statusin e heroit, pėr njerėzit nė mbarė botėn, si simbol i revolucionit dhe i anti-imperializmit. Njė foto e Guevarės me beretė, e nxjerrė nė vitin 1960, nga Alberto Korda, u bė ikonė dhe qė atėherė ėshtė shfaqur nė postera dhe bluza tė panumėrta. Megjithatė, jo tė gjithė e konsiderojnė Guevarėn hero. Ai akuzohet, pėrveē tė tjerave, qė, gjatė revolucionit, ka urdhėruar vrasjen e qindra njerėzve, nė burgjet kubane.

Pėrgatiti Dardana Cami


Kategorite: Personalitete9 Tetor 1940 lindi John Lenon
Pershkrimi:
Mė 9 tetor 1940, lindi John Lenon, ish anėtari i Baatles, i grupit muzikor qė transformoi muzikėn popullore mė 1960. Joh Lennon ishte autori i gjysmės sė kėngėve tė Beatles, grupit mė popullor nė botė tė shekullit 20. Lideri tjetėr i grupit ishte Paul McCartney, por autorė kėngėsh ishin gjithashtu edhe anėtarėt e tjerė tė grupit, George Harrison dhe Ringo Starr. Tė ardhur nga Liverpuli, Angli, dhe tė influencuar nga 'rok and rolli' i hershėm amerikan, Beatles pushtuan si njė stuhi Britaninė nė vitin 1963 me kengėn "Please Please Me". Beatles-mania u pėrhap nė SHBA mė 1964 kur Beatles bėn njė tur atje.

John Lennon konsiderohej si intelektuali i Beatles dhe ishte zėdhėnesi gojor i tyre. Mė 1966 ai bėri njė deklaratė tepėr tė debatushme kur tha se "Beatles janė mė popullor se Jesus", gjė qė provokoi djegien nė masė tė kasetave tė Beatles nė Amerikė. Mė vonė ai u bė njė aktivist kundėr luftės dhe flirtoi me komunizmin nė disa lirika solo si "Imagine", album i bėrė pas ndarjes sė grupit nė 1970. Mė 1975 Lennon la muzikėn dhe iu kushtua gruas sė tij japoneze, Yoko Ono dhe djalin tė tyre, Sean. Mė 1980 ai i kthehet pėrsėri muzikes me njė duet fantazie, nė njė album tepėr tė kritikuar qė pasqyronte dashurinė e tij pėr Yokon.

Mė 8 dhjetor 1980, jeta e tyre e qetė nė New York u trazua nga 25 vjeēari Mark David Chapman. Artisti 40 vjeēar ishte duke hyrė nė apartamentin e tij luksoz nė Manhattan, kur Mark David Chapman e qėlloi atė katėr herė me njė pistoletė. Lennon i gjakosur u dėrgua me urgjencė nė spital por vdiq gjatė rrugės. Autori i krimit Chapman kishte marrė njė autograf nga Lennon po atė ditė (mė herėt) dhe qėndroi vullnetarisht nė vendngjarje pas vrasjes, deri sa u arrestua nga policia. Pėr njė javė rresht, pas vrasjes, miliona njerėz nė mbarė botėn bėnė demonstrime tė shumta nė kujtim tė Lennon.

Mjeku psikiater e vlerėsoi autorin e krimit Chapman si njė psikopat dhe nė gjykatė u kėrkua qė ai tė deklarohej i sėmurė psiqik, por Chapman kėrkoi vetė tė deklarohej fajtor dhe u dėnua me 20 vjet burg. Nė vitin 2000 (dhe 2010), atij iu mohua lirimi me kusht dhe mbeti prapa hekurave nė njė burg tė New Yorkut.

Njė memorial pėr nder tė John Lenon u vendos nė "Kopshet e Luleshtrydheve", nė njė pjesė tė Parkut Qėndror, nga ish bashkeshortja Yoko Ono.


Kategorite: Lufta I Boterore9 tetor 1915 Beogradi pushtohet nga Austro-Hungarezėt
Pershkrimi:
Mė 9 tetor 1915, nė Luftėn I Botėrore, forcat ushtarake tė Austro-Hungarisė pushtuan Beogradin, kryeqytetin e Serbisė, tė ndihmuar nga forcat gjermane, nėn komandėn e gjeneralit August von Mackensen.

Nuk ishte hera e parė, gjatė Luftės sė Parė Botėrore, qė trupat austriake kishin okupuar Beogradin. Ata e kishin pushtuar qytetin mė 1 dhjetor tė vitit 1914, duke pėrmbushur synimin pėr tė gjunjėzuar Serbinė. Njė nacionalist serbo-boshnjak qėlloi dhe vrau Arkidukėn Franz Ferdinand tė Austrisė, gjatė njė vizite zyrtare nė Sarajevė, kryeqyteti i Bosnjes. Kjo vrasje u bė dhe shkaku kryesor i shpėrthimit tė Luftės sė Parė Botėrore. Siē vėzhgoi korrespondenti amerikan i luftės, John Reed, gjatė vizitės sė tij nė Serbi, atė dimėr, forcat ushtarake tė Austro-Hungarisė i kthyen shumė zona tė Beogradit nė rrėnoja, pėrfshirė edhe universitetin e tij: “Austriakėt e kishin bėrė atė objektivin e tyre kryesor, pėr arsye se ai ishte vatra kryesore e propagandės serbe, dhe midis studentėve qė formuan shoqėrinė e fshehtė anėtarėt e tė cilės vranė Arkidukėn Franz Ferdinand.” Dy javė pasi austriakėt hynė nė Beograd, forcat serbe rimorėn qytetin, duke arrestuar 40.000 austriakė.

Nė vjeshtėn e vitit 1915, prospektet e Serbisė po zvogėloheshin, dhe, nė fund tė shtatorit, ushtria austriake – e pėrbėrė nga trupa austriake dhe gjermane, e pėrforcuar nga Forcat e 11ta Gjermane – u pozicionua nė veri dhe veriperėndim tė Beogradit. Mė 6 tetor, trupat gjermane dhe austro-hungareze, nėn komandėn e Gjeneral von Mackensen, kaluan lumin e gjėrė Danub, nėn shiun e dėndur, duke rrethuar Beogradin. Tri ditė mė vonė, ata hynė dhe morėn kontrollin e qytetit, duke i detyruar serbėt tė largoheshin.

Megjithėse serbėt kishin planifikuar kundėrsulmin, disfata e tyre e plotė u pa vetėm disa ditė mė vonė, me hyrjen e Bullgarisė nė luftė, forcat e tė cilės pushtuan menjėherė Serbinė dhe Maqedoninė, ish provincat e Perandorisė Osmane nė Ballkan, qė ajo i kishte lakmuar prej shumė kohėsh. Arsyet, pėrse Bullgaria u bashkua me Fuqitė e Boshtit – pėrveē lidhjeve ekonomike me Gjermaninė dhe Austrinė – ishin tė aneksonte territorin e Serbisė. Ushtria e saj, me kujdes, izoloi forcat serbe nga aleatėt, duke pėrfshirė edhe forcat britanike dhe franceze, qė mbėrritėn nė Greqi, pėr tė ndihmuar serbėt. Nė fund tė nėntorit, Serbia dhe Maqedonia ishin nė duart e Fuqive tė Boshtit.

Nga tė gjithė vendet, pjesėmarrėse nė Luftėn e Parė Botėrore, Serbia pėsoi mė shumė viktima, nė raport me numrin e popullsisė. Humbjet e saj ishin tronditėse. Nė shtator tė vitit 1915, nga 420.000 ushtarė, 94.000 u vranė, nė luftime, dhe 174.000 u kapėn rob ose humbėn; ndėrsa, pa dyshim, numri i madh i viktimave civile mbetet i pallogaritur.

Pėrgatiti Dardana Cami


08:00  
09:00  
10:00  
11:00  
12:00  
13:00  
14:00  
15:00  
16:00  
17:00  


Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart