Login 
E Shtune, 14 Tetor 2017
Kalendari Mujor


Kategorite:
Kategorite: Te gjitha

14
Tetor 2017
Hen Mar Mer Enj Pre Sht Die
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
  Kategorite: Lufta Ftohte14 tetor 1962 fillon kriza kubane e raketave
Pershkrimi:
Mė 14 Tetor 1962, filloi e ashtuquajtura krizė Kubane e Raketave, duke ēuar Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik nė prag tė njė konflikti nuklear. Fotografi tė marra nga lartėsia, nga njė avion spiun U-2, ofruan fakte tė padiskutueshme qė sovjetikėt kishin vendosur raketa nukleare nė Kubė, 90 milje larg vijės bregdetare Amerikane.

Tensioni ndėrmjet Shteteve tė Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik, mbi Kubėn, ishte rritur qė prej invadimit tė dėshtuar, nė prill tė vitit 1961, nė Bay of Pigs (Gjiri i Derrave), nė tė cilėn refugjatė kubanė, tė armatosur dhe tė trajnuar nga Shtetet e Bashkuara, zbarkuan nė Kubė dhe u pėrpoqėn tė rrėzonin qeverinė e Fidel Kastros. Edhe pse sulmi nuk pati sukses, Kastro ishte i bindur se Shtetet e Bashkuara do tė tentonin pėrsėri, kėshtu qė u pėrpoq tė merrte mė shumė ndihmė ushtarake nga Bashkimi Sovjetik. Gjatė vitit vijues, numri i kėshilltarėve sovjetik arriti deri nė 20.000. Gjithashtu u hapėn fjalė qė Rusia po lėvizte raketa dhe aeroplanė bombardues strategjikė pėr nė ishull.

Lideri rus Nikita Hrushov mund tė ketė vendosur tė vepronte nė mėnyrė kaq dramatike nė Luftėn e Ftohtė pėr disa arsye. Ai mund tė ketė menduar qė Shtetet e Bashkuara me tė vėrtetė do tė pushtonin Kubėn dhe i pajisi ato me armė pėr siguri. Duke u pėrballur me kritika nga anėtarėt e njė linje mė tė ashpėr tė hierarkisė komuniste sovjetike, ai mund tė ketė menduar se duke mbajtur njė qėndrim tė ashpėr mund tė fitonte mbėshtetje. Gjithashtu Hrushovi asnjėherė nuk kishte duruar faktin qė raketat nukleare tė Shteteve tė Bashkuara ishin vendosur pranė Bashkimit Sovjetik (pėr shembull nė Turqi), dhe duke vėnė raketa nė Kubė mund tė ishte njė mėnyrė pėr tė rivendosur balancėn.

Dy ditė pas marrjes sė fotografive, pasi u pėrpunuan dhe u analizuan nga dy oficerė tė shėrbimit sekret, ato iu treguan Presidentit Kennedy. Gjatė dy javėve nė vazhdim, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik ishin shumė afėr fillimit tė njė luftė nukleare, si asnjėherė tjetėr, dhe njė botė e tmerruar priste rezultatet.

Pėrgatiti Dardana Cami


Kategorite: Historia Shqiperise14 tetor 1927 vritet Ceno Bej Kryeziu
Pershkrimi:
Mė 14 tetor tė vitit 1927, ndersa po dilte nga njė restorant ne Pragė, Cekosllovaki, Ceno Kryeziu vritet me revoler nga studenti Alkibijad Bebi, njė bursist shqiptar, i cili e kishte ndjekur Ceno Kryeziun edhe gjatė qėndrimit tė tij nė Beograd. Agjentėt serbė e kishin arrestuar si tė dyshuar por e kishin liruar nė mungesė tė fakteve. Pas kryerjes sė atentatit nė Pragė, Alkibijad Bebi nuk u largua nga vendngjarja, por dorėzohet te organet policore. Nė pyetjen pėrse e kishte kryer atentatin dhe kush qėndronte pas tij, ai pėrgjigjet: "E kam vrarė Ceno begun, sepse ai ėshtė serbofil, i cili ka bėrė pėrpjekje pėr t’ia shitur Shqipėrinė Jugosllavisė."

Alkibijad Bebi u vra ne sallen e gjyqit nga nje spiun serb nga Kosova, Zijah Vushtria, i cili me vone u lirua me nderhyrjen e autoriteteve te Beogradit.
Ne te njejten kohe Ahmet Zogu morri nga Praga dhe solli nė Tiranė motrėn e tij (gruan e Cenos) dhe djalin e tyre.


Ahmet Zogu me Ceno beg Kryeziun


Cili ishte Ceno beg Kryeziu, sipas Zhivko Abramovskit

Ceno begu ishte djali i Hysein beg Kryeziut, i lindur nė Gjakovė nga familja feudale e kryezinjve, qė i pėrkisnin fisit tė Bizhuzve. Shkollimin e kishte kryer nė Turqi, ndėrsa me rastin e shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 28 nėntor 1912, Ceno begu iu bashkohet radhėve tė Esat Pashė Toptanit, i cili pėr veprėn e tij tradhtare nė shėrbim tė Jugosllavisė vritet nė Paris, nga heroi i kombit, Avni Rrustemi.
Nė kohėn derisa Esad Pashė Toptani kishte ndarė pėr vete Shqipėrinė e mesme, ndėrsa veriun ia premtonte Jugosllavisė, e jugun Greqisė, Ceno begu ishte kryetar i rrethit nė Krumė. Nė vitin 1918 emėrohet kryetar komune nė Gjakovė, si njeri tejet i besuar i forcave okupatore jugosllave, pasi qė serbėve iu kishte kryer shėrbime edhe gjatė kohės sė fundit tė sundimit turk. Me qėllim pėr tė pėrfituar favore politike, martohet me motrėn e Ahmet Zogut.
Nė kohėn e Revolucionit Demokratik tė Fan Nolit, nė qershor tė vitit 1924, Ceno begu sė bashku me Ahmet Zogun dhe disa oficerė si: Marka Gjoni, Zef Ndoci, Maliq Bushati, Luigj Shantoja, Tafė Kaziu e tė tjerė, ikin nė Jugosllavi, ku kėrkojnė azil politik pėr njė kohė tė caktuar dhe ndihmė ushtarake, pėr t’u rikthyer sėrish nė Shqipėri.

Pėr shkak tė meritave tė tij nė likuidimin e kundėrshtarėve politikė dhe nė vrasjen e Bajram Currit, nė dimrin e vitit 1925, Ceno begu gradohet kolonel dhe emėrohet komandant i Garnizonit ushtarak nė Shkodėr. Ndėrkohė, Ahmet Zogu e emėron ministėr tė Punėve tė Brendshme.
Asokohe pasi kishte kryer me sukses detyrat kundėr kombit, Ceno beg Kryeziu, njoftonte Aleksander Karagjorgjeviqin dhe Nikolla Pashiqin, se kishte likuiduar Bajram Currin, Luigj Gurakuqin, Zija Dibrėn e tė tjerė.
A po e shihni, e mbajta premtimin, i mbyta vetė Gurakuqin, Bajram Currin, Zija Dibrėn, (radi nasheg i vasheg mira) pėr paqen tonė dhe Tuajėn.

Nga Ahmet Qeriqi


08:00  
09:00  
10:00  
11:00  
12:00  
13:00  
14:00  
15:00  
16:00  
17:00  


Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart