Login 
E Marte, 17 Tetor 2017
Kalendari Mujor


Kategorite:
Kategorite: Te gjitha

17
Tetor 2017
Hen Mar Mer Enj Pre Sht Die
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
  Kategorite: Lufta I Boterore17 tetor 1912 Serbia e Greqia i shpallin luftė Perandorisė Osmane
Pershkrimi:
Mė 17 tetor tė vitit 1912, nė Luftėn e Parė Ballkanike, duke ndjekur shembullin e Malit tė Zi, aleatit tė tyre tė vogėl, nė rajonin e Ballkanit tė trazuar, Serbia dhe Greqia i shpallėn luftė Perandorisė Osmane, duke filluar seriozisht Luftėn e Parė Ballkanike.

Katėr vite mė parė, njė kryengritje nė Maqedoni, qė ishte nėn Perandorinė Osmane, nga shoqėria nacionaliste e njohur si Turqit e Rinj, kishte trazuar stabilitetin e sundimit tė Sulltanit nė Europė. Austro-Hungaria kishte vepruar menjėherė, qė tė shfrytėzonte kėtė dobėsi, duke aneksuar provincat e Bosnjes dhe Hercegovinės nė Ballkan, dhe duke nxitur Bullgarinė, gjithashtu nėn okupimin turk, tė shpallte pavarsinė. Ky akt menjėherė ērregulloi balancėn delikate tė fuqive nė Gadishullin e Ballkanit. Serbia ambicioze ishte cėnuar, me qė e konsideronte Bosnje-Hercegovinėn si pjesė tė territorit tė saj, pėr arsye tė prejardhjes sė tyre sllave. Rusia, fuqia tjetėr e madhe me influencė nė rajon – dhe njė mbėshtetės i fuqishėm i Serbisė – gjithashtu u ndje i kėrcėnuar nga aksioni i Austrisė.

Nė pranverėn e vitit 1912, Rusia kishte nxitur disa vende tė Ballkanit – Serbinė, Bullgarinė, Malin e Zi dhe Greqinė – tė formonin aleancė, mė qėllim pėr tė marrė kontrollin e disa ose tė gjitha territoreve europiane ende tė okupuara nga Perandoria Osmane. Megjithėse, shpesh nė mosmarrėveshje me njėri-tjetrin, popujt e dėshpėruar tė Ballkanit mundėn tė bashkonin forcat pėr njė qėllim tė pėrbashkėt pėr tė goditur njė Turqi tė hutuar, e zėnė nė kurth nė luftė me Italinė pėr territorin e Libisė. Mali i Zi i shpalli luftė mė 8 tetor 1912. Serbia, Bullgaria dhe Greqia nėntė ditė mė vonė.

Pėrfundimi i Luftės sė Parė Ballkanike ēuditi shumė njerėz, se si forcat e bashkuara ballkanike mundėn ushtrinė Osmane shpejt dhe me vendosmėri, duke i larguar turqit nga pjesa mė e madhe e territorit tė tyre nė Europėn juglindore brėnda njė muaji. Menjėherė pas tėrheqjes sė trupave turke, Fuqitė e Mėdha Europiane – Britania, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria dhe Rusia – u ndeshėn, pėr tė ushtruar kontroll nė rajon, duke mbledhur nė Londėr, nė dhjetor tė vitit 1912, njė kongres me vendet pjesėmarrėse nė luftė, pėr tė caktuar kufijtė e pas luftės nė Ballkan. Marrėveshja e arritur – e cila copėzonte Maqedoninė ndėrmjet katėr fuqive ballkanike fituese – pėrfundoi mė 30 maj tė vitit 1913, e cila e la Bullgarinė tė ndjehej e mashtruar nga Serbia dhe Greqia. Bullgaria filloi Luftėn e Dytė Ballkanike, vetėm njė muaj mė vonė, kundra dy ish aleatėve tė saj, me njė sulm tė papritur tė urdhėruar nga Mbreti Ferdinand I, pa u konsultuar mė parė me qeverinė e tij.

Nė konfliktin e dytė, Bullgaria u mund shpejt nga forcat serbe, greke, turke dhe rumune. Sipas kushteve tė Traktatit tė Bukureshtit, i firmosur mė 10 gusht, Bullgaria humbi njė pjesė tė konsiderueshme tė territorit, dhe Serbia dhe Greqia morėn nėn kontroll pjesėn mė tė madhe tė Maqedonisė. Pas dy luftrave tė Ballkanit, tensioni nė rajon erdhi nė ngritje, duke zier pėrbrenda dhe duke kėrcėnuar pėr tė shpėrthyer nė ēdo moment. Austro-Hungaria – e cila kishte pritur tė triumfonin sė pari Turqia dhe mė pas Bullgaria dhe kishte dashur tė shihte Serbinė tė thėrrmuar – u bė gjithmonė e mė shumė dyshuese pėr rritjen e influencės sllave nė Ballkan, nė formėn e njė Serbie, si zengjin i ri, dhe sponsorin e saj Rusinė. Ky ishte njė shqetėsim i pėrbashkėt pėr Austro-Hungarinė dhe aleatin e saj Gjermaninė. Nė njė letėr drejtuar Ministrit tė Jashtėm tė Austro-Hungarisė, nė tetor tė vitit 1913, qė paralajmėronte fillimin e njė konflikti shkatėrrues global, Kaiser Wilhelm II e pėrshkroi pėrfundimin e luftrave tė Ballkanit si "njė proces historik qė duhet tė klasifikohet nė tė njėjtėn kategori si migrimi i madh i njerėzve, shembulli aktual ishte njė valė e madhe e fuqishme e sllavėve. Lufta midis Lindjes dhe Perėndimit nė tė ardhmen ėshtė e paevitueshme... Sllavėt kanė lindur jo pėr tė qeverisur por pėr t'u bindur."

Pergatiti Dardana Cami


08:00  
09:00  
10:00  
11:00  
12:00  
13:00  
14:00  
15:00  
16:00  
17:00  


Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart