Login 
E Shtune, 21 Tetor 2017
Kalendari Mujor


Kategorite:
Kategorite: Te gjitha

21
Tetor 2017
Hen Mar Mer Enj Pre Sht Die
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
  Kategorite: Lufta II Boterore21 tetor 1941 gjermanėt masakrojnė burra, gra dhe fėmijė nė Jugosllavi
Pershkrimi:
Mė 21 tetor tė vitit 1941, nė Luftėn e Dytė Botėrore, ushtarėt gjermanė, tė zemėruar, vranė mijėra civilė jugosllavė, pėrfshirė tė gjithė klasat e shkollave tė djemve ne Beograd.

Pavarėsisht pėrpjekjeve pėr tė qėndruar neutral, nė trazirat e Luftės sė Dytė Botėrore, Jugosllavia pėrfundimisht u detyrua tė firmoste njė “traktat miqėsie” me Gjermaninė, nė fund tė vitit 1940, duke u bashkuar pėrfundimisht me Paktin Tripalėsh tė Boshtit, nė mars tė vitit 1941. Masat popullore jugosllave kundėrshtuan kėtė aleancė, dhe pak kohė pas kėsaj regjentėt, tė cilėt ishin pėrpjekur tė mbanin njė konfederatė tė brishtė me grupe dhe rajone etnike sė bashku, qė prej krijimit tė Jugosllavisė, nė fund tė Luftės sė Parė Botėrore, u rrėzuan dhe ushtria serbe vuri nė pushtet Princin Peter. Princi, tashmė Mbret, refuzoi aleancėn me Gjermaninė, dhe gjermanėt u kundėrpėrgjigjėn me forcat ajrore, duke bombarduar Beogradin dhe vrarė rreth 17.000 njerėz.

Me rėnien e qėndresės sė Jugosllavisė, Mbreti Peter u largua pėr nė Londėr, duke krijuar njė qeveri nė mėrgim. Mė pas Hitleri filloi tė copėzonte Jugosllavinė, nė shtete kukulla, sė pari duke i ndarė nė linja etnike, duke shpresuar tė fitonte besnikėrinė e disa vendeve – si pėr shembull tė kroatėve – me premtimin se do t’i bėnte njė shtet tė pavarur pas luftės. (Nė fakt, shumė kroatė luftuan pėrkrah gjermanėve, nė betejėn kundra Bashkimit Sovjetik.) Hungaria, Bullgaria dhe Italia morėn pjesė nga Jugosllavia, ndėrsa kundėrshtarėt serbė masakroheshin. Mė 21 tetor, nė Kragujevac, 2.300 burra dhe djem u vranė; nė Kraljevo u vranė mė shumė se 7000 veta nga trupat gjermane dhe nė rajonin e Macva u vranė 6.000 burra, gra dhe fėmijė.

Partizanėt serbė, duke luftuar nėn udhėheqjen e socialistit Josif “Tito” Brozovich, fituan mbėshtetje nga Britania dhe ndihmė nga USSR, nė betejėn e tyre kundra okupatorėve. “Njerėzit nuk e njohin autoritetin... ata ndjekin banditėt komunistė verbėrisht,” raportonte njė zyrtar gjerman nė Berlin.

Pėrgatiti Dardana Cami


Kategorite: Personalitete21 tetor 1833 lindi Alfred Nobel
Pershkrimi:
Me 21 tetor 1833 lindi ne Stokholm, Suedi, themeluesi i ēmimit Nobel, Alfred Nobel, si dhe shpikėsi i dinamitit dhe eksploziveve tė tjera tė rrezikshme. Nė testamentin e tij, Nobel i adresoi fitimet e tij tė ardhshme nė njė fond nė tė cilin interesi do tė "shpėrndahej ēdo vit nė formėn e njė ēmimi tek personat tė cilėt gjatė njė viti do tė bėnin njė tė mirė tė madhe pėr njerėzimin." Megjithėse Nobel nuk tregoi ndonjė arėsye publike pėr krijimin e kėtij ēmimi, gjerėsisht u besua se ai e bėri kėtė pėr tė pastruar moralin e tij si shpikės i lėndėve shpėrthyese ushtarake tė luftės.

Alfred Nobel u lind nė Stokholm mė 1833, dhe katėr vite mė vonė familja e tij shkoi nė Rusi. Babai i tij drejtonte njė fabrikė tė suksesshme nė Petėrsburg, qė prodhonte mina dhe paisje tė tjera ushtarake. Nobel u shkollua nė Rusi, Paris dhe SHBA dhe u bė njė kimist i shquar. Kur biznesi i tė jatit u bllokua pas luftės sė Krimesė, Nobeli u kthye nė Suedi dhe krijoi njė laborator qė eksperimentonte lėndė eksplozive. Gjatė kėsaj kohe ai shpiku disa lėndė shpėrthyese, ndėrkohė qė mė 1864 fabrika shpėrtheu duke vrarė vėllanė e tij tė vogėl dhe disa persona tė tjerė. Mė 1867 ai shpiku dinamitin dhe i vuri kėtė emėr nė origjinė tė fjalės greke "dynamis" (fuqi). Pas sigurimit tė patentės sė dinamitit ai pėrfitoi tė ardhura tė mėdha nga tregjet e luftės.

Puna e tij nė fushėn e eksplozivit i dha atj publikisht titullin ironik: "tregėtari i vdekjes". Njė pėrcaktim i tillė krijoi stres shpirtėror tek Nobel, dhe pas vdekjes sė tij nė San Remo, Itali, mė 10 dhjetor 1896, pjesėn dėrmuese tė pasurisė ai e adresoi nė krijimin e Ēmimit Nobel, qė synonte reduktimin e armėve tė luftės dhe nxitjen e kongreseve tė paqes. Pesė vjet pas vdekjes sė tij, u dhanė ēmimet e para Nobel.


08:00  
09:00  
10:00  
11:00  
12:00  
13:00  
14:00  
15:00  
16:00  
17:00  


Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart