Login 
E Marte, 24 Tetor 2017
Kalendari Mujor


Kategorite:
Kategorite: Te gjitha

24
Tetor 2017
Hen Mar Mer Enj Pre Sht Die
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
  Kategorite: Lufta Ftohte24 tetor 1970 majtisti Salvador Allende zgjidhet President i Kilit
Pershkrimi:
Mė 24 Tetor 1970, Salvador Allende, njė marksist i deklaruar, bėhet Presidenti i Kilit, pasi u konfirmua nga Parlamenti i vendit. Nė tre vitet nė vijim, Shtetet e Bashkuara bėnė presion tė jashtėzakonshem pėr tė destabilizuar dhe rrėzuar qeverinė e Allendes.
Zgjedhja e Allendes, nė vitin 1970, ishte pėrpjekja e tij e tretė pėr president. Nė vitin 1958 dhe pėrsėri nė vitin 1964, Allende kishte ndjekur njė platformė socialiste dhe komuniste.

Nė tė dyja zgjedhjet, qeveria e Shteteve tė Bashkuara (dhe gjithashtu biznese amerikane si International Telephone and Telegraph (ITT), tė cilėt kishin investime tė konsiderueshme nė Kili) u pėrpoqėn tė mundnin Allenden duke iu dėrguar miliona dollarė si ndihmė kundėrshtarėve tė tij politik.

Nė vitin 1970, Shtetet e Bashkuara pėrsėri u pėrpoqėn tė sfidonin Allenden, por ai doli i pari nga katėr kandidatėt. Megjithatė, meqė ai kishte grumbulluar mė pak se 40% tė votave tė popullit, vendimi final duhej tė merrej nga Parlamenti i Kilit. Megjithėse ShBA u pėrpoqėn ethshėm qė ai tė mos emėrohej, Allende u zgjodh President mė 24 tetor tė vitit 1970.

Allende nė pushtet, konfirmoi menjėherė atė qė zyrtarėt amerikanė i druheshin tmerėsisht, kur ai njohu diplomatikisht Vietnamin e Veriu, Korenė e Veriut dhe Kubėn dhe gjithashtu filloi tė shtetėzoi pronat e kompanive amerikane nė Kili, veēanėrisht ITT dhe Kennecott Copper. Zyrtarėt amerikanė, gjithashtu, besonin qė Allende po mbėshteste aktivitetet revolucionare nė Amerikėn Latine dhe e shikonte atė si njė kėrcėnim tė rėndėsishėm tė sigurisė sė hemisferės sė jugut dhe interesave ekonomike amerikane nė Killi. Allende pėrbėnte njė problem specifik. Ndryshe nga Kastro, ai kishte ardhur nė pushtet nė mėnyrė paqėsore dhe demokratike. Kėshtu qė, Shtetet e Bashkuara do ta kishin tė vėshtirė t’i bėnin njė sulm regjimit tė Allendes, si ai i Bay-of-Bigs (Gjirit tė Derrave nė Kubė). Tė vendosur, administrata e Presidentit Richard Nixon filloi tė formulonte plane pėr tė destabilizuar qeverinė e Kilit dhe larguar Allenden. Kėto plane u pėrmbushėn nė vitin 1973 kur njė goditje e befasishme nga ushtria kiliane rrėzoi Allenden dhe e vrau atė.

Pėrgatiti Dardana Cami


08:00  
09:00  
10:00  
11:00  
12:00  
13:00  
14:00  
15:00  
16:00  
17:00  


Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart