Login 
E Hene, 30 Tetor 2017
Kalendari Mujor


Kategorite:
Kategorite: Te gjitha

30
Tetor 2017
Hen Mar Mer Enj Pre Sht Die
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
  Kategorite: Personalitete30 tetor 1943 ndėrron jetė dėshmori Ahmet Cami
Pershkrimi:
Ahmet Cami lindi mė 8 gusht 1900 nė katundin Viēisht tė krahinės sė Dibrės nė njė familje me tradita atdhetare. Fėmininė e rininė e tij e kaloi nė vendlindje. Ngjarjet e Luftės ballkanike dhe tė Luftės sė Parė Botėrore, ndikuan shumė nė forcimin e atdhedashurisė dhe ngjallėn urrejtje tė madhe ndaj shovinistėve serbė dhe bullgarė. Ushtritė shoviniste bullgare mė 1916, i vranė tė atin, Fetah Camin, ushtritė serbe mė 1918 i vranė gjyshin, Shaban Camin. Vrasja e tė atit dhe e gjyshit, djegia e shtėpisė dy herė nga ushtritė serbe bėnė qė Ahmeti tė marrė pjesė nė luftėra kundėr forcave serbe dhe austriake qysh nė moshėn 16 vjeēare.
Nė vitin 1927 u pranua nė kursin dyvjeēar tė oficerėve efektivė, tė cilin e mbaroi nė vitin 1929 dhe doli oficer me gradė aspirant. Nga kjo kohė shėrbeu nė repartet ushtarake tė Shkodrės, Gjirokastrės dhe Elbasanit. Nė qytetet ku punoi ai zuri miqėsi me intelektualė tė shquar, pėr ndjenjat e njėjta patriotike dhe pėrkushtimin ndaj shkollės e kulturės shqiptare. Ahmeti kishte njė admirim tė veēantė pėr poezitė e Migjenit dhe tė Gjergj Fishtės si dhe pėr shkrimtarėt e mėdhenj, Balzak, Duma, Gėte, Omar Khajamin, veprat e tė cilėve i kishte lexuar nė gjuhėn e tyre.
Si intelektual i kohės, Ahmeti ndiqte me shqetėsim ngjarjet qė zhvilloheshin nė vend dhe nė botė. Ai merrte pjesė nė rrethet intelektuale dhe ka shprehur hapur shqetėsimet pėr ēėshtjen kombėtare, duke mbėshtetur dhe marrė gjithmonė anėn e krahut progresist e demokratik. Ahmeti, si atdhetar i flaktė qė ishte, ka denoncuar dhe kundėrshtuar penetrimin e italianėve nė ushtrinė shqiptare qė para pushtimit,.
Ahmet Cami e priti me urrejtje e indinjatė tė thellė pushtimin e Shqipėrisė nga Italia fashiste. Ai proteston energjikisht. Nuk pranon qė t’u shėrbejė pushtuesve dhe kthehet nė fshatin e lindjes dhe organizon rezistencėn e bėn disa aksione kundėr pushtuesit fashist nė krahinėn e Grykės sė Vogėl dhe tė Gollobordės tė krahinės sė Dibrės. Pėr kėtė arsye Ahmeti arrestohet me 27 prill tė vitit 1941 sė bashku me 19 burra e djem tė Fisit tė Cameve. Nė burg Ahmeti u njoh dhe zuri miqėsi me shumė patriotė si me Thanas Xhufkėn nga Elbasani, me pjesėmarrėsin e luftės sė Spanjės Petro Markon, me shumė pezakė e kosovarė qė ishin burgosur pėr tė njėjtat motive. Mbresat e kujtimet e burgut Ahmeti do t’i pėrshkruajė nė ditarin e tij tė pėrditshėm, me tė cilin jepen dhe qėndrimet e pikėpamjet e tij nacionaliste e demokratike. Ai pėrshkruan me dhimbje tė madhe vrasjen nga forcat fashiste tė vėllait dhe mėsuesit tė vocrrakėve tė popullit, Fazli Camit, me 7 prill tė vitit 1941 (nė aksionin qė u organizua kundėr pushtimit fashist) pėrshkruan me indinjatė pushkatimin e kushėrinjve tė tij tė afėrt, tė Ejup Camit, Musa Camit dhe mė vonė vrasjen e Sefer Camit e tė Mahmut Camit…
Nė ditar nuk harron t’i shprehė mirėnjohje tė vėllait, Kurt Camit, qė e viziton ēdo javė nė burgun e Tiranės e mė pas nė atė tė Burrelit. Mirėnjohje shpreh pėr mikun e tij nga Skrapari, Ethem Mollasin, e disa patriotė e miq tė tij nga Dibra e Mati, tė cilėt e kanė kujtuar dhe vizituar gjatė kohės sė burgut. Ahmeti pėrshkruan me shumė respekt e krenari tė veēantė, bashkėshorten e tij Bejaze, pėr qėndresėn e kujdesin qė bėn pėr fėmijėt dhe familjen nė ato vite tė vėshtira tė luftės, ēmon menēurinė e besnikėrinė, guximin e trimėrinė e saj, tė cilat ajo i ruajti gjatė gjithė jetės.
Ahmeti kur dėgjon arsyen e arrestimit tė disa kosovarė, do tė shėnojė nė ditar: “Nė qoftė se do tė fusin nė burg ata qė mbajnė armė pa leje, atėherė e gjithė treva shqiptare do tė kthehet nė njė burg tė madh e tė pafund”. Nėnteksti i kėsaj shprehje ishte i qartė, sepse ēdo vatėr shqiptare e kishte njė pushkė pėr t’u mbrojtur, nė mos mė shumė…
Me tė dalė nga burgu, nė maj tė vitit 1942, Ahmet Cami organizon nė disa fshatra tė Grykės sė Vogėl dhe tė Gollobordės njė njėsit luftarak, i cili bėri disa aksione pėr t’i mbrojtur kėto zona. Punoi me fshatarėt qė tė mos binin nėn ndikimin e propagandės fashiste dhe organizoi punėn pėr ēeljen e disa shkollave nė krahinė. Njėsiti luftarak i Ahmetit ishte i pranishėm dhe ndihmoi pėr krijimin e batalionit partizan tė Dibrės, duke aderuar nė tė menjėherė si ēetė partizane me bindje se do tė luftohet sipas idealeve tė tij pėr ēlirimin dhe bashkimin e gjithė trevave shqiptare pėr zhvillimin enjė Shqipėrie tė lirė e demokratike.
Ēeta partizane e Gollobordės me komandant Ahmet Camin dhe komisar Spiro Velkon, ka marrė pjesė nė disa aksione dhe luftime pėr ēlirimin e Trebishtit, tė Ostrenit, tė Kėrēovės e tė Deberickės, tė Kosovrastit e tė Izvorit si dhe tė Dibrės sė Madhe. Por prania e ēetės sė Gollobordės e udhėhequr nga patrioti Ahmet Cami si dhe e disa ēetave tė tjera u akuzuan pėr nacionalizėm nga udhėheqėsit sllav tė Maqedonisė tė asaj kohe dhe nga V.Tempo. Pėr kėtė motiv i jepet urdhėr ēetės sė Gollobordės nga komandanti i batalionit tė Dibrės qė tė largohet nga qyteti i Dibrės sė Madhe dhe tė kalojė nė luftime pėr mbrojtjen e qytetit tė sapoēliruar tė Peshkopisė. Nė luftimet e zhvilluara nga data 17-20 tetor tė vitit 1943, nė qytetin e Peshkopisė, mbi ēetėn partizane tė Gollobordės u zhvillua njė masakėr e madhe nga forcat kundėrshtare, ku mbetėn tė vrarė dhe tė plagosur, ndėr tė cilėt u plagos rėndė edhe komandanti i saj Ahmet Cami, i cili ndėrroi jetė mė 30 tetor nė spitalin e Tiranės.
Ahmet Cami dha pėr luftėn Antifashiste Nacionalēlirimtare gjakun e vėllezėrve, tė kushėrinjve tė tij dhe tė vetin. Ai shkriu tė gjithė pasurinė e tij pėr lirinė e Shqipėrisė. Akti i heroizmit tė Ahmetit dhe shprehja e tij e fundit: “S’kam ē’i jap mė shumė atdheut dhe popullit tim se sa gjakun tim” e ngritėn lart figurėn e tij, tė cilėn populli e pėrjetėsoi me disa kėngė. Ēeta e Gollobordės u quajt ēeta “Ahmet Cami”.


08:00  
09:00  
10:00  
11:00  
12:00  
13:00  
14:00  
15:00  
16:00  
17:00  


Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart