Login 
E Merkure, 8 Nentor 2017
Kalendari Mujor


Kategorite:
Kategorite: Te gjitha

08
Nentor 2017
Hen Mar Mer Enj Pre Sht Die
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
  Kategorite: Personalitete8 nėntor 1960 J. F. Kennedy zgjidhet President
Pershkrimi:
Mė 8 Nėntor 1960, Xhon F. Kenedi (John F. Kennedy) ishte presidenti mė i ri nė moshė, qė u zgjodh nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, duke fituar ngushtė me Zv. Presidentin Republikan Riēard Nikson. Ai gjithashtu ishte presidenti i parė katolik.
Fushata Elektorale ishte njė ndeshje e vėshtirė. Pėr herė tė parė u zhvilluan debate televizive ndėrmjet kandidatėve. Shumė vėzhgues besonin se qėndrimi dhe performanca magjepsėse e Kenedit, gjatė tė katėrt debateve, do tė ndikonin nė votėn finale. Debatet, nė tė vėrtetė, luajtėn njė rol nė zgjedhje dhe politika e jashtme e vendit ishte pika mė e nxehtė e debatit ndėrmjet Kenedit dhe Niksonit. Niksoni e karakterizonte Kenedin si shumė tė ri dhe pa eksperiencė pėr tė marrė pėrsipėr pėrgjegjėsit e diplomacisė amerikane tė Luftės sė Ftohtė. (Nė fakt, Niksoni ishte vetėm disa vite mė i madh se Kenedi.)

Niksoni mbronte politikėn republikane, nė tetė vitet e kaluara, duke argumentuar se fuqia sovjetike ishte frenuar dhe fuqia amerikane ishte rritur. Kenedi pėrgjigjej duke portretizuar politikėn e jashtme, gjatė viteve tė Aisenhauerit, si tė fjetur dhe reaksionare. Nė mėnyrė tė veēantė, ai akuzonte republikanėt pėr humbjen e Kubės dhe lejimin e zhvillimit tė njė “konkurrencė raketash” tė rrezikshme, nė tė cilėn sovjetikėt kishin kaluar Shtetet e Bashkuara, nė prodhimin e raketave pėr shpėrndarjen e mbushjeve bėrthamore. Kenedi premtoi tė riforconte politikėn e jashtme tė Amerikės, me politika fleksibile dhe alternativave tė injoruara nga administrata e matur dhe konservatore e Aisenhauerit.

Kenedi pohoi gjatė fushatės se ai shikonte pėrpara, pėr tė pėrballur sfidat qė pėrballej kombi mė i fortė nė Botėn e Lirė. Por nuk kaloi shumė kohė dhe ato sfida ranė mbi tė. Gjatė muajve tė parė tė presidencės sė Kenedit, u duk se kritikat e Niksonit ishin tė bazuara. Kenedi dukej i dėrmuar, sė pari nga dėshtimi katastrofik i sulmit nė Gjirin e Derrave (Bay of Pigs), pastaj nga kapardisja e Nikita Hrushovit gjatė njė takimi nė Europė dhe sė fundi nga ndėrtimi i Murit tė Berlinit. Gjithashtu duhej tė merrej nė konsideratė situata e pėrkeqėsuar nė Azinė Juglindore.

Pėrgatiti Dardana Cami


Kategorite: Te pergjithshme8 nėntor 1793 hapet Muzeu i Luvrit
Pershkrimi:
Mė 8 Nėntor 1793, pas mė shumė se dy shekujsh si Pallat Mbretėror, Luvri hapet si njė muze publik nė Paris nga Qeveria Revolucionare franceze. Sot, koleksioni i Luvrit ėshtė njė nga mė tė pasurit nė botė, me vepra arti qė pėrfaqėsojnė 11.000 vjet tė qytetėrimit dhe kulturės njerėzore.

Pallati i Luvrit u fillua nga Mbreti Francis I nė vitin 1546 nė anė tė njė fortese tė shekullit tė 12-tė e ndėrtuar nga Mbreti Filip II. Francis ishte njė koleksionist i madh arti, dhe Luvri do tė shėrbente si rezidenca e tij mbretėrore. Vepra, e cila u mbikqyr nga arkitekti Pierre Lescot, vazhdoi pas vdekjes sė Francis dhe gjatė mbretėrimit tė Mbretit Henry II dhe Charles IX. Pothuaj tė gjithė pasuesit e monarkisė franceze zgjeruan Luvrin dhe mė shumė vepra u shtuan nga Louis XIII dhe Louis XIV nė shekullin e 17-tė. Tė dy kėta mbretėr gjithashtu shtuan koleksionin e kurorave mbretėrore dhe Louis XIV siguroi koleksionin e artit tė Charles I tė Anglisė pas ekzekutimit tė tij nė Luftėn Civile tė Anglisė. Nė vitin 1682, Louis XIV e transferoi pallatin e tij mbretėror nė Versajė, dhe Luvri nuk ishte mė rezidenca kryesore mbretėrore.

Nė frymėn e Iluminizmit francez, shumė francezė filluan tė kėrkonin pėr ekspozimin publik tė koleksionit mbretėror. Denis Didero, shkrimtari dhe filozofi francez, ishte ndėr tė parėt qė propozoi njė muze arti kombėtar pėr publikun. Megjithėse, Mbreti Louis XV pėrkohėsisht ekspozoi pjesė tė zgjedhura tė pikturave nė Pallatin e Luksemburgut, nė vitin 1750, ishte Revolucioni Francez, i vitit 1789, qė solli progres tė vėrtetė me krijimin e njė muzeu tė pėrhershėm. Mė 8 nėntor 1793, qeveria revolucionare hapi Musée Central des Arts nė Galerinė e Madhe tė Luvrit.

Koleksioni i Luvrit u pasurua shpejt. Ushtritė franceze morėn vepra arti dhe arkeologjike nga territoret dhe vendet e pushtuara, gjatė luftrave Revolucionare dhe tė Napoleonit. Pas humbjes sė Napoleonit, nė vitin 1815, shumė nga kėto vepra arti tė grabitura u rikthyen. Por koleksioni i antikiteteve egjiptiane tė Luvrit dhe departamente tė tjera i detyrohen pushtimeve tė Napoleonit. Dy krahėt e rinj tė godinės u shtuan nė shekullin e 19-tė dhe godina e Luvrit u pėrfundua nė vitin 1857, gjatė sundimit tė Napoleonit III.

Nė vitet ’80 dhe ’90, Luvri i Madh, siē njihet zyrtarisht muzeu, pėsoi njė rimodelim tė rėndėsishėm. U shtuan pajisjet moderne tė muzeut dhe u hapėn mijėra metra katrorė hapėsira tė reja ekspozimi. Arkitekti kinezo-amerikan I.M Pei ndėrtoi njė piramidė prej ēeliku dhe xhami nė qendėr tė oborrit tė Napoleonit. Nė vitin 1993, nė 200 vjetorin e muzeut, njė krah i rindėrtuar mė parė, i okupuar nga Ministria e Financės franceze, u hap pėr publikun. Ishte hera e parė qė i gjithė Luvri u pėrkushtua pėr qėllime muzeale.

Pėrgatiti Dardana Cami


08:00  
09:00  
10:00  
11:00  
12:00  
13:00  
14:00  
15:00  
16:00  
17:00  


Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart