Login 
Thursday, 9 Nentor 2017
Kalendari Mujor


Kategorite:
Kategorite: Te gjitha

09
Nentor 2017
Hen Mar Mer Enj Pre Sht Die
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
  Kategorite: Lufta Ftohte9 nėntor 1989 rrėzohet ''Muri i Berlinit''
Pershkrimi:
Mė 12 gusht 1961, nė pėrpjekje pėr tė ndaluar largimin e refugjatėve nga Berlini Lindor, qeveria komuniste e Gjermanisė Lindore filloi ndėrtimin e Murit tė Berlinit pėr tė ndarė Berlinin Lindor dhe Perėndimor. Ndėrtimi i Murit shkaktoi krizė nė marrėdhėniet ndėrmjet Shteteve tė Bashkuar dhe bllokut Sovjetik dhe Muri u bė simbol i Luftės sė Ftohtė.



Gjatė viteve 50’ dhe nė fillim tė viteve 60’, mijėra njerėz, nga Berlini Lindor, kaluan nė Berlinin Perėndimor, pėr t’u bashkuar me familjet e tyre dhe pėr t’u arratisur nga shtypja komuniste. Nė pėrpjekje pėr tė ndaluar largimin, qeveria e Gjermanisė Lindore, nė mbrėmjen e 12 gushtit, tė vitit 1961, filloi tė mbyllė tė gjitha pikat e hyrjes nė Berlinin Perėndimor, duke vėnė roje dhe tela me gjemba. Nė ditėt dhe javėt qė vijuan, filloi ndėrtimi i njė muri, me kulla rojesh dhe fusha tė minuara rreth tij. Muri i Berlinit e ndau Berlinin nė dy pjesė. Qeveria amerikane u pėrgjigj me indinjatė. Komandantėt e trupave amerikane, nė Berlinin Perėndimor, filluan tė bėnin plane pėr tė shėmbur murin, por u tėrhoqėn kur Sovjetikėt vunė njėsi tė blinduara, nė pozicion, pėr tė mbrojtur Murin. Qeveria e Gjermanisė Perėndimore ishte e revoltuar pėr mosndėrhyrjen e Amerikės, por Presidenti John F. Kennedy besonte se “Njė mur ėshtė njė ferr mė i mirė se njė luftė.” Nė pėrpjekje pėr tė bindur Gjermaninė Perėndimore, se Amerika nuk po i braktiste ata, Kennedy shkoi nė Murin e Berlinit, nė qershor tė vitit 1963, dhe deklaroi, “Ich bin ein Berliner!” (“Unė jam njė Berlinez!”). Meqė fjala “Berliner”, zakonisht, i referohej njė petulle me xhelatinė, kudo nė Gjermani, pėrdorimi i gabuar i gramatikės gjermane, nga Kennedy, u pėrkthye: “Unė jam njė petull me xhelatinė.” Megjithatė, konteksti i fjalimit tė Kennedit, qė nėnkuptonte se ai qėndronte nė krah tė Berlinit Perėndimor, nė rivalitetin me Berlinin Lindor komunist dhe Republikėn Demokratike Gjermane, u kuptua nga populli Gjerman.




Nė vitet qė pasuan, Muri i Berlinit u bė njė simbol fizik i Luftės sė Ftohtė. Ndarja, ndėrmjet Berlinit Lindor komunist dhe Berlinit Perėndimor demokratik, shėrbeu si subjekt pėr shumė editoriale dhe fjalime nė Shtetet e Bashkuara. Ndėrkohė blloku Sovjetik e karakterizonte Murin si njė mbrojte tė nevojshme kundra influencave dekadente, degraduese, imorale tė kulturės kapitaliste Perėndimore. Gjatė kohės sė ekzistencės sė Murit, rreth 80 njerėz u vranė, nė pėrpjekjen pėr t’u arratisur nga Berlini Lindor nė atė Perėndimor. Nė vitin 1989, me rėnien e qeverive komuniste nė tė gjithė Europėn Lindore, Muri i Berlinit u hap dhe mė vonė u shemb. Sipas disa analistėve, ky veprim ishte sinjali qė, mė nė fund, Luftės sė Ftohtė i erdhi fundi.


08:00  
09:00  
10:00  
11:00  
12:00  
13:00  
14:00  
15:00  
16:00  
17:00  


Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart