Login 
E Shtune, 11 Nentor 2017
Kalendari Mujor


Kategorite:
Kategorite: Te gjitha

11
Nentor 2017
Hen Mar Mer Enj Pre Sht Die
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
  Kategorite: Lufta I Boterore11 nentor 1918 pėrfundoi Lufta e Parė Botėrore
Pershkrimi:
Nė orėn 11:00 tė mėngjesit, tė ditės sė 11tė, tė muajit tė 11tė, tė vitit 1918, Luftės sė Parė Botėrore – e njohur nė atė kohė si Lufta e Madhe – i erdhi fundi.
Nė fund tė vjeshtės sė vitit 1918, aleanca e Fuqive tė Boshtit ishte ne prag te shperberjes, ne perpjekjen e saj kunder forcave me mire tė furnizuara e mė mire tė koordinuara tė Aleancės. Pėrballja me trupa te lodhur nė fushėn e betejės, turbullirat ne frontin e brendshem dhe dorėzimi i aleatėve mė tė dobėt,

Austro-Hungarise, Bullgarise dhe Perandorise Osmane, e detyroi me ne fund Gjermanine tė kėrkonte nje armėpushim me Aleatėt, nė ditėt e para tė nėntorit tė vitit 1918. Mė 7 nėntor, Kancelari Gjerman, Princi Max von Baden, dėrgoi delegatėt e tij nė Compiegne tė Francės, pėr tė negociuar marrėveshjen. Marrėveshja u firmos mė 11 nėntor, nė orė 5:10 tė mėngjesit.

Ferdinand Foch, komandant i tė gjithė forcave tė Aleatėve nė Frontin Perėndimor, dėrgoi njė mesazh telegrafik tek tė gjithė komandantėt e tij: “Veprimet ushtarake do tė ndėrpriten nė tė gjithė frontin mė 11 nėntor nė orėn 11 tė mėngjesit, me orėn franceze.” Komandantėt urdhėruan qė luftimet tė vazhdonin gjatė gjithė mėngjesit tė 11 nėntorit, mė vonė ata u akuzuan se u vranė njerėz nė orėt e fundit tė luftės, pa qenė e nevojshme. Siē ka shkruar historiani John Buchan pėr atė mėngjes tė paharrueshėm: “Oficerėt kishin orėt nė dorė dhe trupat prisnin, me tė njėjtėn qetėsi solemne me tė cilėn ata kishin luftuar.” Nė orėn 11:00, “erdhi njė pritje heshtje e dytė dhe mė pas njė tingull kurioz valėzues tė cilin vėzhguesit, shumė larg frontit, e krahasuan me zhurmėn e njė erė tė lehtė. Ishte zėri i njerėzve qė brohorisnin nga malet tek deti.

Lufta e Madhe mori jetėt e rreth 9 milionė ushtarėve; 21 milionė tė tjerė u plagosėn. Dėmi i civilėve, i shkaktuara indirekt nga lufta, arriti nė 10 milionė. Dy vendet mė tė prekura ishin Gjermania dhe Franca, tė cilat kishin angazhuar nė betejė rreth 80 pėrqind tė meshkujve nga mosha 15 deri nė 49 vjeē. Nė Konferencėn e Paqes nė Paris, nė vitin 1919, liderėt e Aleatėve do tė shprehnin aspiratėn e tyre pėr tė ndėrtuar njė botė te pas luftes, qė do tė mbronte veten kundra konflikteve shkatėrruese nė tė ardhmen. Traktati i Versajės, i firmosura mė 28 qershor tė vitit 1919, nuk do ta arrinte kėtė objektiv. Gjermania u akuzua si fajtore e luftės dhe iu vunė dėmshpėrblime tė rėnda si dhe u ndalua tė hynte nė Lidhjen e Kombeve. Ajo u ankua se kishte firmosur armėpushimin, duke menduar qė ēdo paqe do tė ishte njė “paqe pa fitues” siē ishte parashtruar nga Presidenti Amerikan Woodrow Wilson nė fjalimin e tij tė famshėm tė Katėrmbėdhjetė Pikave, nė janar tė vitit 1918. Me kalimin e viteve, urrejtja pėr Traktatin dhe autorėt e tij precipitoi nė njė fyerje qė e brente Gjermaninė dhe qė do tė pėrmendej, dy dekada mė vonė – si njė argument – nė mes tė shkaqeve tė Luftės sė Dytė Botėrore.

Por kėto do tė vinin mė vonė. Mė 11 nėntor tė vitit 1918, emocioni sundues pėr shumė njerėz, nė fushė betejė ose jo, ishte lehtėsimi pėr ardhjen e paqes, i pėrzier me vajtimin pėr shumė jetė tė humbura. Nė njė letėr qė njė ushtar 26 vjeēar, Togeri Lewis Plush i Forcave tė Ekspeditės Amerikane (American Expeditionary Force), u shkruante prindėrve tė tij, nė ditėt qė pasuan armėpushimin,– shprehte qartė efektin e pėrfundimit tė luftės: “Ishte njė luftė, njė luftė e madhe dhe tani pėrfundoi. Burrat luftuan pėr tė vrarė, pėr tė gjymtuar, pėr tė shkatėrruar. Disa u kthyen nė shtėpi, tė tjerė mbetėn pėrgjithmonė nė fushat e sakrificės sė tyre mė tė madhe. Shpėrblimi pėr tė vdekurit janė nderimet e fundit humane pėr martirėt; shpėrblimi pėr jetėn ėshtė ndėrgjegjja paqėsore e njeriut qė luan lojėn e jetės dhe e luan atė me drejtėsi”.

Pėrgatiti Dardana Cami


08:00  
09:00  
10:00  
11:00  
12:00  
13:00  
14:00  
15:00  
16:00  
17:00  


Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart