Login 
E Marte, 14 Nentor 2017
Kalendari Mujor


Kategorite:
Kategorite: Te gjitha

14
Nentor 2017
Hen Mar Mer Enj Pre Sht Die
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
  Kategorite: Lufta Ftohte14 nėntor 1951 SHBA japin ndihmė ushtarako - ekonomike Jugosllavisė komuniste
Pershkrimi:
Mė 14 Nėntor 1951, pas njė kthimi tė papritur tė ngjarjeve, Presidenti Harry Truman i kėrkoi Kongresit ndihmė ushtarake dhe ekonomike pėr vendin komunist tė Jugosllavisė. Veprimi ishte pjesė e politikės amerikane pėr tė nxitur pėrēarjen ndėrmjet Jugosllavisė dhe Bashkimit Sovjetik.

Jugosllavia e mbylli Luftėn e Dytė Botėrore dhe mbeti nėn kontrollin e forcave komuniste tė Josif Broz Titos. Shtetet e Bashkuara e mbėshtetėn atė gjatė luftės, kur grupi i tij luftoi kundra okupimit nazist. Nė periudhėn e pas luftės, kur filluan problemet e Luftės sė Ftohtė, politika amerikane ndaj Jugosllavisė u ashpėrsua. Tito shihej si njė vegėl e ekspansionit sovjetik nė Europėn Lindore dhe Jugore. Nė vitin 1948, megjithėse Tito hapur ndėrpreu marrdhėniet me Stalinin, ai vazhdoi tė deklaronte besnikėrinė e tij ndaj ideologjisė komuniste. Tani e tutje, deklaroi ai, Jugosllavia do tė pėrcaktojė dhe drejtojė politikat e saj tė brendshme dhe tė jashtme pa ndėrhyrjen e Bashkimit Sovjetik.

Zyrtarėt amerikanė menjėherė panė njė mundėsi pėr tė shfrytėzuar prishjen e marrdhėnieve ndėrmjet ish aleatėve komunistė. Megjithėse Tito ishte njė komunist, ai tė paktėn ishte njė komunist i pavarur i cili mund tė rezultonte njė aleat i dobishėm nė Europė. Pėr tė bėrė pėr vetė Titon, Shtetet e Bashkuara mbėshtetėn pėrpjekjet e Jugosllavisė nė vitin 1949 pėr tė marrė njė vend nė Kėshillin prestigjioz tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara. Nė vitin 1951, Presidenti Truman i kėrkoi Kongresit t’i jepte ndihmė ekonomike dhe ushtarake Jugosllavisė. Kjo ndihmė iu akordua.

Jugosllavia tregoi se ishte njė kartė e vėshtirė nė Luftėn e Ftohtė. Tito mbėshteti nė mėnyrė tė heshtur sulmin e sovjetikėve nė Hungari nė vitin 1956, por kritikoi ashpėr ndėrhyrjen ruse nė Ēekosllovaki nė vitin 1968. Ndėrsa Shtetet e Bashkuara admironin Titon pėr pozicionin e tij tė pavarur, ai ndonjėherė ishte me tepėr se c'duhej i pavarur. Gjatė viteve ’50 dhe ’60 ai nxiti dhe pėrkrahu lėvizjet e mosangazhimit tė vendeve tė Botės sė Tretė, njė politikė qė shqetėsoi zyrtarėt amerikanė qė donin t’i detyronin kėto vende tė pozicionoheshin nė pėrballjen midis Lindjes dhe Perėndimit. Marrėdhėniet ndėrmjet Shteteve tė Bashkuara dhe Jugosllavisė u ngrohėn shumė pas dėnimit publik tė ndėrhyrjes sė Ēekosllovakisė, por u ftohėn sėrish kur ai mori anėn e sovjetikėve gjatė konfliktit Arabo-Izraelit nė vitin 1973. Tito vdiq nė vitin 1980.

Pėrgatiti Dardana Cami


Kategorite: Lufta I Boterore14 nėntor 1914 Perandoria Osmane deklaron Luftėn e Shenjtė
Pershkrimi:
Mė 14 nėntor 1914, nė Kostandinopojė, kryeqyteti i Perandorisė Osmane, lideri fetar Sheikh-ul-Islam shpall njė luftė tė shenjtė islamike nė emėr tė qeverisė Osmane, duke nxitur pėrkrahėsit e tyre myslimanė pėr tė marrė armėt kundra Britanisė, Francės, Rusisė, Serbisė, Malit tė Zi nė Luftėn e Parė Botėrore.

Nė kohėn kur filloi Lufta e Pare Boterore, nė verėn e vitit 1914, Perandoria Osmane nguroi tė merrte pjesė, meqė kishte humbur njė pjesė tė konsiderueshme tė territorit tė saj nė Europė, me humbjen e saj nė Luftėn e Parė Ballkanike, dy vite mė parė. Duke kėrkuar pėr t’u bėrė aleate me njė nga fuqitė mė tė mėdha europiane pėr t’u mbrojtur nga humbjet nė tė ardhmen, liderėt ambiciozė osmanė – anėtarė tė Komitetit tė Bashkimit dhe Progresit (Committee of Union and Progress), tė njohur si Turqit e Rinj – iu pėrgjigjėn dhe pranuan propozimet zyrtare tė bėra nga Gjermania, nė gusht tė vitit 1914. Edhe pse Gjermani dhe Turqia, nė mėnyrė sekrete, vendosėn pėr njė aleancė ushtarake nė 2 gusht, turqit nuk morėn pjesė zyrtarisht nė Luftėn e Parė Botėrore edhe disa muaj mė vonė. Mė 29 tetor, flota ushtarake turke – ku pėrfshiheshin edhe dy anije gjermane, Goeben dhe Breslau, tė cilat nė mėnyrė tė shkėlqyer shmangėn flotėn ushtarake britanike, nė javėn e parė tė luftės per te arritur Konstandinopojėn – sulmoi portet Ruse nė Detin e Zi, duke shėnuar fillimin e pjesėmarrjes sė Turqisė nė luftė.

Deklarata e Sheikut pėr njė luftė tė shenjtė, e bėrė dy javė mė vonė, nxiti myslimanėt nė tė gjithė botėn – pėrfshirė edhe nė vendet e Aleancės – tė ngrihen dhe tė mbrojnė Perandorinė Osmane, si njė mbrojtėse e Islamit, kundra armiqve tė saj. “Pėr ata tė cilėt shkojnė nė Xhihad, pėr hir tė lumturisė dhe shpėtimit tė atyre qė besojnė nė fitoren e Zotit,” shkruhej nė deklaratė, “gjithēka pėr ata qė mbeten nė jetė ėshtė lumturia, ndėrsa pėr ata qė largohen pėr nė botėn tjetėr ėshtė sakrifica. Sipas premtimit tė bukur tė Zotit, ata tė cilėt sakrifikojnė jetėt e tyre qė t’i japin jetė tė vėrtetės do tė nderohen nė kėtė botė dhe fundi i tyre ėshtė parajsa.”

Pėrgatiti Dardana Cami


08:00  
09:00  
10:00  
11:00  
12:00  
13:00  
14:00  
15:00  
16:00  
17:00  


Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart